Ethet
Shkruar nga Blerim Muriqi
Java që nuk duhet të ishte në kalendarin e vitit. Drenasi, pararendësi i vitit prodhoi tension nervash. Një pikëpyetje në kokat e pushtetmbajtësve.
Ka kohë që ata nuk pushtetojnë, por thjesht administrojnë shtetin mbetur pa zot vote e pa peshë publike. Dhe gjithë këto sikur u përthyen në javën e parë të vitit.
Një diçka, nga pak i të të gjithave. Pushteti provoj të vihej në skenë me pompozitetin e buxhetit të rritur, sikur nuk i bëri dot vend vetes.
Ai provoj deren tashmë të thyer, Demarkacionin, ta vënte si një ngjizje të re, por veshi i shurdhër i këtij kënd-dimri popullor sikur nuk i la lezetin përsëeritjes.
Dhe bora erdhi. E rëndë si ajo di të vijë kur vonohet me gjithë argatët e saj, Ku Era e ashpër sjell dhe habere të rënda. Kosova po thehet një blokade totale.
Të fohtit ka vënë pushtetin e tij me qetësinë e kohëve kur jeta bëhej zap me qerre buajsh e kuaj shale. Franca, kjo mikja jonë e re, na trandi. Ajo mori të mbajë në hesap të Serbisë Ramushin. Diçka përtej pritshmërisë.
Ajo, e cila po i bashkëprinte arsyes europiane, po shkelte besimin e një drejtësie tashmë të dhënë në dy raste nga Haga. Dhe, Llava e histerisë armiqësore, e gjalla e mbuluar rrejshëm, mori kokat e paftohura. Egzaltim në Beograd, dhimbje tek shqiptarët.
As serbët as shqiptarët nuk besojnë në ekstradimin e Ramushit në serbi. Por ja, ata janë të gatshëm të ngjallin fantazmat e së djeshmes.
Sikur që dihet, Ramushi ka kapacitetet që edhe natën e vitit të ri të nxjerrë 5000 deri në 10 000 veta qoftë edhe në bjeshkët me borë. Sado që erëbora e acartë e rrugët e bllokuara nuk e ndalën lumin e njerëzve drejt kryeqytetit për të defiluar para ambasadës Francese me kërkesen të lirohej ai, ata befën aty.
Të bashkuara dhimbja e re dhe besnikëria e vjetër. Nga Opozita, edhe pse NISMA dhe VV deklaruan bashkimin në protestë, dorën në zemër ata rrezik të kenë kaluar numrin simbolik nga 50 veta të bashkuar turmës. Megjithatë, një shenjë e mirë për parapranveren e nxehtë që e pret Kosovën.
Pa një opozitë të bashkuar asnjëherë nuk do kemi një pushtet të trazuar e lëre më të rrëzuar. Drenasi dhe historia e tij zgjedhore tashmëë një hije kapuqëzezë e frikshme për pushtetin sikur nuk venitet nga asgjë.
Ethet e tij frishkullojnë brendinë e çekuilibruar të tpushtetarit e pushtetarëve, dhe ndonjëherë dhe vezullimin e syve të tyre që tradhtojnë nëpër deklarata të pa ngjyrëkohen e zbehtë.
Ajo si frikë kalkulon gjithë sjelljen ngurtëzuese të pushtetit. Para saj pushteti nuk hezitonte të shprehte pozitivitet edhe po të fillohej me temen e parazgjedhjeve. Tashmë kjo nuk ndodhë. Një temë vënë në qoshen e harruar, por që prodhon frikë.
Ngurtësimi i pushtetit nyjëzuar në Drenas, kjo frikë e humbjes së zgjedhjeve të mundshme, i vie si një hije e zezë edhe ndalimit të Ramushit në Francën e mikut Francez të Hashimit, kumbarit të shumë përfoljeve e fajeve të etiketuara me të drejt apo jo do i vërtetoj koha.
Gjithçka sot flet me simbolikën fajit dhe hiles.
Mjerisht kaq ulët është besimi i brendshëm. Ndoshta kjo vjen ngase mund të jenë luajtur lojëra të ndyta në të kaluarën. Pësimi selektiv mund të çoj mendjen kahdo, por gojët e këqia as që mund ti ndal!
Të bënë përshtypje akuza e pa takt e Kryetarit Hashim, se Gjykata speciale na qenka produkt i vrasjes së dëshmitarëve!
Një re - do thoshin plakat, që vret për së kthjellti! Vallë të kishte harruar Hashimi se Akuza e Dik Martyt ishte hartuar kryekëput në BIA-n serbe. I tillë ishte edhe mendimi i përgjithshëm atëhër dhe sot.
Pse Kjo shkarje e Kryetarit Hashim?!!!
Mos ndoshta ai e ka në zakonin e tij të shkojë fshehurazi odave, sikur tek rasti i Gecëve në Llaushë, të denoncojë (ndoshta edhe gjëra të paqena).
Ndoshta kryetari ka zakonin që me dëshmi të fshehta të vras shumë zogj që i pengojnë rrugët e jetës a karrierës apo të mbyllë gropa a mbuloj njolla. Sido që të jetë, ajo ishte një deklaratë fatkeqe e tij.
Pas saj, nuk do isha çuditur, sikur edhe të kuptoja se ai mund të ketë një shifër dëshmie në gjykatën speciale, ngase më ultë nga sa u paraqit me deklaratën e tillë, ai as mund të paraqitet sido që të jetë puna e tij.
Gjithçka mbetet për tu parë, edhe pse kjo nuk do jetë thjeshtë një skenë filmi e luajtur në shumë akte, e cila pret prerjet e profesionistëve.
Zgjedhjet do vinë, sado ato ti shtyjë ngurtësia qeverisëse. Deri atëherë do ketë shumë ngjarje e shumë kalkulime, por një gjë mbetet konstantja e pritjeve të tyre dhe ato do jenë ETHET.
Viti ka nisur i ftohtë tamam në natyrën e tyre. Edhe atje ku e mbajnë, Ramushi, sikur dhe kolegët e tij opozitar këtu, duhet të kuptojnë vinë ndarëse me pushtetin dhe agjenden e vetme si të parë, ndryshimet e brendshme.
Enigma e sotme janë ETHET. Të cilës do natyrë që të jenë, ato duhet shëruar!