24 Dhjetor 2024

Është në nderin e PS të bëjë koalicion me AK

Shkruar nga Faik Krasniqi

Shqiptarët do ta dënojnë Berishën pikërisht se është vegël serbo-greke. Nëse Rama merr Dulen, i lehtëson punën Berishës.

Të bashkëpunosh me Dulen është si të pranosh si të drejta gjithë zullumet e Berishës me grekët.

Rama edhe Bollanon kishte mangut! Nëse PS bashkëpunon me Dulen do të thotë se edhe ky është vegël e grekut. Nga ky veprim do të varet edhe fati i tij politik.

Dule ka udhëzim nga Greqia që të dali nga koalicioni me PS-në për ta sabotuar ardhjen e Edi Ramës dhe Kreshnik Spahiut në pushtet, që Greqia të vazhdojë rrugën e suksesshme të pazareve me Berishën për shitjen e Shqipërisë.

Njëkohësisht t\'i bëjë presion Ramës që mos bëjë aleancë me Aleancën Kuq e Zi (si me thënë gjysma e të keqes që po fitojë PS, të paktën AK mos jetë në qeveri).

Meqenëse PDIU-në nuk do e lë Berisha të largohet, dhe as LSI-në, PBDNJ nuk ka rrugë tjetër po do kërkoj koalicion me FRD-në( edhe pse është shumë pak e besueshme që Topi do ta pranoj). Në fund do kemi dy koalicione që do punojnë të dy për Berishën.

Njëri do jetë ai i PD-së dhe tjetri, ‘’Kali i Trojës’’ i Berishës për votat opozitare ku do marrë pjesë dhe Dule. Nuk do çuditesha që këtij koalicioni “Kali i Trojës” t\'i ngjitet edhe Ilir ‘’akrobati’’ për t\'i gënjyer votuesit që kinse u shkëput nga Berisha.

E kundërta e asaj që thotë Dule është e vërtetë.

PBDNJ dhe MEGA janë parti të bazuara në linja etnike dhe që punojnë hapur kundër interesave të Shqipërisë.

Është turp dhe fatkeqësi që PS dhe PD bëjnë aleancë me PBDNJ.

Jam i sigurt se në qoftëse PBDNJ dhe MEGA dalin me vete nuk do të kenë asnjë deputet në parlamentin shqiptar.

Sot PS dhe PD janë në garë që të kenë sa më shumë minoritar në ekipet e tyre drejtuese duke rritur artificialisht peshën e tyre në elektorat. Ndjekin të njëjtën politikë si Enver Hoxha kur kishte në majat më të larta të pushtetit përfaqësues të minoritetit.

Psh Çamët dhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë më shumë se 25% të popullsisë së Shqipërisë dhe nuk kanë asnjë ministër në qeverinë që pretendon të jetë e djathtë dhe patriote, kurse minoritarët grekë me maksimum 1-2% të popullsisë së Shqipërisë janë në majat më të larta të qeverisë( 3 ministra dhe 13 deputetë grek në qeverinë PD-LSI). E kundërta duhet të ndodhte.

Është në nderin e PS-së që të bëjë aleancë me Aleancën Kuq e Zi (koalicion për formimin e qeverisë). Grekët gjithmonë janë përdorur si ‘’kalë troje’’ dhe s\'kanë principe përveçse mbrojtjes së interesave greke.

Kam përshtypjen që Dule ashtu si Noka po flirtojnë me Berishën i cili e ka provuar që për të qëndruar në pushtet nuk e ka problem t\'u falë grekëve çdo gjë.

Edi Rama në qoftë se do të rrëzoi nga pushteti Berishën, jo vetëm nuk duhet të ketë mëdyshje se kë do të zgjedhë, edhe pse Aleanca Kuq e Zi (edhe ashtu do veprojë, sepse sipas sondazheve është forca e tretë politike) do të dalë në zgjedhje e vetme, Dulen nuk duhet ta qasë fare. Kush shkon me Dulen humbet zgjedhjet.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)