22 Prill 2025

Erdogan dhe vizita e tij në Tiranë

Shkruar nga Avni Tafili

Vellezer!

Turqia është një shtet i madh. Ta kesh aleat atë, s\'është gjë e vogël. Ta kesh mik, s\'është mik dosido. Ka një ekonomi, nder me te zhvilluarat. Një ushtri, nder me te fuqishmet.

Ata qe e duan Europen, e gjejne ate. Edhe ata qe e admirojne ShBA-ne, e gjejne ate. Turqia eshte nje vend strategjik ne nivel global. Nuk eshte qytet, as fshat. E as nje shtet pa emer e pa histori.

Erdogan nuk erdhi ne Tirane i dobet. Por shume i forte madje. Mbrapa tij qendron nje komb i madh qe e mbeshtet dhe nje qeveri e qendrueshme qe e ndjek.

Ardhja e tij ne Shqiperi, bashke me qeverine e vendit te tij dhe mbeshtetjen ne fushen e zhvillimit ekonomik dhe ate te sigurise, po deshmon vendosmerine e qeverise turke, qe drejtohet nga partia e tij, per ta rritur qendrueshmerine politike dhe ekonomike te Shqiperise dhe rritjen e faktorizimit te saj ne rajon e me gjere.

Dhe nuk erdh pse e detyruam e as pse e detyruan. Ai qe ne Tirane, sepse ajo qe lidh shqiptaret me turqit eshte me e madhe se sa vetja jone.

Dhe me e madhe se Erdogan dhe qeveria e tij. Duam apo nuk duam ne, kjo lidhje nuk shkeputet dot.

Ata qe lexojne historine dhe dine ta lexojne drejt, pa inate e meri, do ta gjejne ku ishim pardje, dje, e ku jemi sot. E ku mund te jemi neser.

Nese dje Turqia na perkrahu, dje kishte me teper llafe se vepra. Ndersa sot, Turqia nen udheheqjen e Erdogan, me teper vepron se sa flet.

Nje Turqi qe dha pjesen e saj fuqishem per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Dhe mbeshtetje politike Shqiperise kudo qe ajo duhet ta kete vendin e saj.

Asnjehere me pare shqiptaret nuk kane qene me te fuqishem se sa jane sot. Nga nje komb i rrethuar me armiq, i dobet e i perçmuar, ne nje komb te çliruar e te hapur, te fuqishem e te vleresuar.

Sot shqiptaret jane faktor i rendesishem stabiliteti ne rajon.

S\'jam kunder Europes, jemi pjese e saj, por edhe ajo duhet ta lexoje te kaluaren e vet, si u ndane trojet tona e si u copetuan. Nuk qe Turqia ajo qe na ndau. Qe tradhtia dhe tradhtaret, qe nen hijen e historise qe shpiken, populli dhe te rinjte tane po helmohen.

Te mirat tjera qe solli Erdogan ne Tirane, ishte edhe heqja e pengesave nga rruga per nje Shqiperi te fuqishme. Per shqiptare me te integruar me traditat dhe vlerat e tyre. 

Dhe dolen pjeserisht fytyrat qe perkrahin Levizjen Gylen, dhe shumicen e perkrahesve te kesaj levizje, do t’i gjesh o komuniste, o islamofobe, o njerez (prej tyre edhe muslimane) te manipuluar, dhe te varur ne nje menyre a tjeter prej saj.

Erdogan dhe projekti i tij i madh, kerkon nje Turqi te forte e te konsoliduar. Dhe me aleate, qe ndjekin hapin e saj ne fuqizimin e prezences politike dhe ekonomike ne nivel rajonal e global.

Dhe ne saje te kesaj, patjeter qe disa vendime do te duken mjaft te dhimbshme. 

Madje edhe te padrejta. Por qe duhet t’i pranojme e t’i perkrahim. Ai nuk kerkoi te shuhen shkollat, por te shtetezohen; te hyne nen juridiksionin e qeverise turke. Kjo eshte me se normale.

Une personalisht do te kerkoja qe Levizja Gylen, misionin e saj ne fushen e arsimimit dhe edukimit ne Shqiperi ta shpalle nje mision te mbaruar me sukses. Dhe te hape rrugen.

Kjo rruge eshte e pashmangshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)