Epidemia e korrupsionit

Shkruar nga Kushtrim Gashi
Në vendin tonë jo vetëm që ka zgjuar interesim, por në vazhdimësi po flitet dhe po bëhet fushat kundër një dukurie kriminale, e cila në shek. 20 është trajtuar si krim i bardh vështir për tu zbuluar e ndëshkuar.
Kjo dukuri kriminale cila mund të jetë tjetër pos korrupsionit, e cila është bërë kërcenim serioz jo vetëm për demokracitë, por edhe për vet jetën dhe të ardhmen e qytetarëve.
Kur u largua Viktor Yanukovych nga Kievi, la pas vetës një vile spektakulore, një fushe golfi, një kopsht privat zoologjik dhe disa vetura.
Qytetarët ukrainas mbetën të mahnitur sepse lideri i tyre ia kishte arritur të mbante vilen të fshehur dhe atë vetëm për një arsye, se ajo vile nuk ishte në pronësi të tij. Vila ishte e regjistruar nga një kompani anonime në Britani.
Shansi për të përfituar nga pushtetit përmes korrupsionit është edhe shkaku kryesor pse shumica e liderëve autoritar e marrin dhe e mbajnë pushtetin.
Korrupsioni në njërën anë bëhet një \"lloj ngjitësi\" për qeveritë autoritare, ndërsa në anën tjetër kancer për të ardhmen e qytetarëve.
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tom Malinowski thotë se \"luftimi i korrupsionit duke përmirësuar transparencën financiare mund të jetë njëra ndër mënyrat me efektive të promovimit të lirisë në mbarë botën\".
Institucionet e vendit tonë, si institucione të zgjedhur nga qytetarët, do të duhej qe të punojnë mu për interesin e qytetarëve. Interesin e përgjithshëm do të mund ta mbronin, duke hartuar dhe miratuar ligje, të cilat do rrisnin transparencën financiare dhe do të mbyllnin vrimat ligjore që ua mundësojnë individëve të korruptohen.
Secili nga ne jemi të vetëdijshëm dhe bisedojmë në mes veti se ky ose ai biznes është i këtij apo atij politikani, eh këso biznese janë të shumta dhe pothuajse dominojnë në vendin tonë.
Sipas Transparency International, gjatë vitit 2014 Kosova nuk ka shënuar ngritje sa i përket luftimit të korrupsionit.
Vendi ynë vazhdon të jetë në zonën e kuqe, përkatësisht pjesë e vendeve me shkallen më të lartë të korrupsionit.
Përndryshe në Kosovë është krijuar një hendek në mes qytetarëve të varfër dhe politikaneve të pasur, të cilëve çdo dite e me tepër po u shtohet pasuria në kurriz të qytetarëve.
Institucionet financiare duhet të verifikojnë individët që regjistrojnë bizneset, si dhe njerëzit që qëndrojnë prapa këtyre individëve ose qe janë në prapaskenë.
Deklarimi i pasurisë nga agjencia kundër korrupsionit është një nga mënyrat qe sa do pak ka ndikuar në aspektin pozitiv, por nuk duhet të jetë e vetme.
Kësaj mënyre duhet ti bashkangjiten edhe forma tjera të kontrollimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të pasurisë së zyrtareve publik, që nëse këta zyrtare kanë shtuar pasurinë, atëherë duhet të bëhet verifikimi se nga u erdhi ajo pasuri dhe si e fituan.
Institucionet e republikës duhet që të forcojnë sistemin e drejtësisë si segment qenësor i pushtetit.
Me forcimin dhe pavarësimin e organeve të drejtësisë jo vetëm në aspektin formal, por edhe atë faktik, si dhe me rritjen e numrit të prokuroreve dhe gjyqtareve do të mund njëmend të luftohet epidemia kriminale e quajtur korrupsion.
Një efekt të jashtëzakonshëm në luftën kundër kësaj dukurie luajnë edhe mediat, të cilat duke hulumtuar do të godisnin ketë kancer të shoqërisë.
Duke luftuar korrupsionin, do të luftojmë varfërinë, do të ndalim migrimin, do të bëjmë liberalizimin e vizave dhe do të krijohen kushte për investime nga jashtë si dhe hapjen e vendeve të punës, pra do të krijojmë mirëqenie për qytetaret tanë.