01 Janar 2025

Emisioni "Mallkimi i LGBT" imponim ndaj shoqërisë

Shkruar nga Fidan Mustafa

Emisioni i fundit nga zona Express, mbi të drejtat dhe cenushmërin ndaj grupit LGBT,  emison i cili në shikim të parë ka si synim promovimin e këtij grupi, në të njëjten kohë ky emision po dhunon hapur fjalën e lirë të shoqërisë dhe njëkohësisht po imponon mendim mbi përshtypjet qytetare ndaj kësaj kategorie, ku fjala e lirë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ne si qytetarë të këtij vendi jemi të shokuar mbi çasjen e gazetarëve të zonës Expres mbi temen në fjalë,  ku mendimi i lirë i qytetarit kosovarë përballë kësaj kategorie (LGBT) po interpretohet si një çasje jo demokratike dhe si tejet konservatorë.

Po ashtu, jamë i habitur me nxitjen e këtyre temave nga Gazetarë në fjalë, imponimin e mendimit të tyre ndaj shoqërisë sonë, në kohën kur Republika e Kosovës po sfidohet nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme,  në kohën kur institucionet e vendit janë mbuluar nga krimi i organizuar dhe qytetarët e këtij vendi ndjehen të kërcënuar nga rritja e bandave dhe kërcënimit ndaj investitorëve të huaj në Kosovë.

Tema të tilla po i ofrohen me tendencë të shpërqendrimit të vëmendjes dhe hallëve të qytetarit, në kohën kur shoqëria jonë po ballafaqohet me nivelin më të lartë të papunësisë  (35-40%), në kohën kur vendin e braktisën mbi 100.000 mijë qytetarë dhe po aq janë gati të braktisin vendin në momentin e parë që të ndodh liberalizimi, në kohën kur qytetarët nuk po gjejnë drejtësi e as përkrahje nga gazetarët.

Dokumentarë të tillë, ç\'far ofron zona Express, është  e qartë se bëhet për hakmarrje politike duke apostorfuar individ nga shoqëria si \"islam politik\" për të vetmen arësye se këta kanë një mendim ndryshe, si pjesa dërmuse e shoqërisë në Kosovë, një fjalë të lirë të cilën e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Çdonjëri që dëshiron të thotë fjalën e lirë,  fjala e lirë përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit, andaj gazetarët e zonës Express  publikisht duhet t\'i kërkojnë falje qytetarit të Republikës së Kosovës për fyrje e imponim të mendimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)