23 Dhjetor 2024

Emigrantët, atdheu dhe patriotizmi

Shkruar nga Besnik Rama

“Shqipërinë më të varfër e kam parë, por më të çoroditur dhe të katandisur sesa sot, asnjëherë, ore bir“,- i tha plaku i moçëm nipit të tij.

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo edhe Luginë të Preshevës e Mal të Zi ndodhen në kapërcyellin e ekzistencës së tyre jetësore përballë mohimit të përditshëm të kombësisë dhe gjakut të tyre. Kjo është sot historia reale e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, tashmë të shpërndarë si mos më keq nën nënshtrimin e paepur të një pushtetit tjetër, i cili me pa të drejtë sot ato i ka vendosur nëpërkëmbë dhe hekurosur mendimesh djallëzisht si mos më keq, duke i shkaktuar shumë drama e tragjedi në familjet e tyre, vetëm pse janë shqiptarë.

Shqiptarët do të jenë të ndarë dhe të nënshtruar për aq kohë sa “kokat“ e tyre janë në konflikte të hapura interesi, pasi plani personal triumfon mbi nevojat e patjetërsueshme dhe të domosdoshme kombëtare. Por, jo! Kokat e shqiptarëve, bashkë me politikat e tyre të fëlliqta duke bashkëpunuar për shembjen e shqiptarëve dhe rraskapitjen e tyre përvdekje, po vazhdon të shkaktojë ndasi dhe vuatje.

Shqiptarët janë NJË, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë Preshevës, Mal të Zi, Çamëri, e kudo ku ka pas shkelur gjaku ilir. Jemi NJË dhe hordhitë e huaja duke bashkëpunuar me shumë koka të ndyta shqiptarësh, nuk do ia arrijnë sa t\'jetë jeta ta mposhtin ëndrrën e tyre për liri, demokraci, bashkim e vëllazëri mes shqiptarëve, pa kënd e kufinj.

Nga ana tjetër përveç shqiptarëve në trojet e tyre etnike, kemi edhe mërgatën tonë në shumë vende të Botës, veçmas në Perëndim. Kontributi i saj ka bërë dhe ka nxjerrë nga nevojat jetike për ekzistencë dhe frymë shumë familje shqiptare. Kontributi i tyre monetar, por jo vetëm ka rritur ndjeshëm ekonominë shqiptare. Financimet e tyre masive nëpër Shqipëri kanë krijuar me qindra dhe mijëra vende të reja pune në plot 20 vite demokraci. Por, edhe me mërgatën po luhet keq ose po zhvillohet një “racizëm“ inferiorizues, duke mos i përshfirë aspak në vendimmarrjen e shtetit amë.

Pra, me kast politika shqiptare anembanë trojeve etnike, pavarësisht kontributit të emigracionit, ajo nuk po i përshin ato fare në vendimmarrjen qeverisëse, duke i larguar gjithnjë e më shumë nga vendi i tyre, vendi i shqipeve. Çdokush që kontribuon ka nevojë edhe për hapësirë më të madhe kontribuimi, që arrihet veçse duke njohur kontributin dhe kontribuesin. Ndaj, shteti duhet të tregohet më bujar me hapësirat në vendimmarrjen publike administrative të emigrantëve shqiptarë në vendin mëmë.

Shqiptarët kanë nevojë më shumë për rritjen e atdhetarizmit në familjet e tyre, duke mësuar veçmas brezin e ri me ushqimin e përditshëm të patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Kjo ndjenjë e lartë shpirtnore nuk mund të arrihet asesi, nëse fëmijëve të shqiptarëve në trojet etnike por edhe në emigracion nuk ju afrohen libra shqip falas.

Duhet me patjetër, kudo ku ka këmbë shqiptari t\'ju dërgohet vendi i shqiponjave përmes filmave, pikturave, librave artistikë, shkollorë etj. Shqipëria sot është e rregjur nga politika e përditshme, ajo ka nevojë për ushqim të ri, një ushqim që duhet të ketë mbi të gjitha shumë vitamia 100% shqiptare. Gjithashtu, shteti amë duhet të përpiqet me të gjitha mënyrat që të arrihet bashkimi i trojeve etnike, duke punuar natë e ditë, jo për të ngrohur xhepat e tyre, por për të ngrohur shpirtin ilir.

Sot, Kosova dhe Maqedonia janë mezomakeq s\'ka ku bëhet. Klima është tejet destruktive, ku revanshi ndaj shqiptarëve, nënshtrimi dhe përbuzja nda familjeve shqiptare është si në asnjë vend tjetër të Europës. Pushteti në Kosovë respekton dhe garanton liritë e çdo shtetasi serb, më shumë se të popullit të tij, popullit shqiptar të Kosovës.

Në Maqedoni, politika atje dita-ditës po ashpërsohet dhe lufta ndaj shqiptarëve realizohet me letra të hapura mbi tavolinë. Thuajse, nuk ka frymë shqiptare andejpari. Keq, shumë keq. E krerët e politikës shqiptare atje zihen dhe ndahen kaq prerë me njëri-tjetrin, thuajse janë njëri shqiptar e tjetri grek apo serb.

Mund të jenë mbi 3-4 milion shqiptarë në emigrim. Në Shqiëri ka rreth 2 milion e 800 mijë shqiptarë. Pra, në emigrim ka më shumë shqiptarë se ç\'ndodhen vetë në Shqipëri njerëz (pasi në kaq frymë, jo të gjithë janë shqiptarë) dhe asnjëherë shteti amë nuk është munduar të synojë të rikthejë në Shqipëri në një nga pozicionet publike kontribuesit kryesorë dhe financuesit e mëdhenj shqiptarë në emigrim.

Asnjë ftesë, qoftë edhe formale! Asnjë... Ndaj, si mundet që emigrantët të vazhdojnë të sjellin të ardhura në Shqipëri, ndërkohë që ato nuk janë aspak të përfaqësuar në vendin e tyre, qoftë edhe formalisht?!

Shqiptarët në fillimshekullin XXI ndodhen në kapërcyellin e nënshtrimit të fatit të tyre nga po vetë pseudoshqiptarët dhe fqinjët aspak paqësor rreth e rreth trevave tona. Ndaj, meqë vitin tjetër mbaron edhe “kontrata“, marrëveshja e nënshkruar për këto kufinj që kemi, tashmë në 100 vjet nga mbarimi i marrëveshjes me Fuqitë e Mëdha të kohës ka ardhur dita të shembim “murin“ e ndasive mes shqiptarëve, duke krijuar hapësira të nevojshme për të jetuar në paqe, liri dhe vëllazëri të plotë me njëri-tjetrin.

Kështu, trupi shqiptar në vitin 2013 mund të bashkohet, pasi edhe marrëveshja e Londrës s\'kadon prodhimin“ e saj ndasues mes shqiptarëve. Erdhi dita për ty Shqipëri! Tani mbetet veç që shqiptarët të vendosin shqiptarçe vetë për fatin e tyre. Me anë të një referendumi duhet të realizohet edhe bashkimi i tokave shqiptare, së paku të filloohet me Kosovë, pastaj efekt domino me tokat tona në Maqedoni e kështu në vazhdimësi.

Politika pazaresh në dëm të tokave tona nuk ka. Ne duhet të marrim veç tokat tona, pa hyrë në riskun e askujt tjetër, ndaj sot erdhi dita për vendosjen e shqiptarëve përpara fateve të së ardhmes së tij. Emigrantët shqiptarë po ashtu janë të gatshëm si gjithmonë të kontribuojnë për shembjen e ndasive mes shqiptarëve.

(Autori është botues & kryeredaktor i NacionalAlbania)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)