22 Dhjetor 2024

Embargo nga shteti ndaj prodhimeve vendore

 Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Konsumatori edhe këtë vit 2011 (njësoj si vitin 2010 ) e shpalli për vit te patriotizimit ekonomik. As Shteti i Kosovës, as institucionet e saj, as ekonomia, as bizneset,. askush nuk e pa të udhës t i bashkangjitet thirrjes se Konsumatorit-t, anise të gjithë të tjerëve, më shumë se Konsumatorit  i takonte dhe i lëvërdiste të rrjeshtoheshin rreth prodhimeve vendore.

“ E di luga ça ka vegshi “ thotë një urtësi popullore. Kapja në këtë valle, me kusht të cilësisë standarde e çmimit konkurrues, mund të ketë qenë ( ndoshta ) barierë  e  pakalueshme për ( disa nga ) prodhuesit vendor ?!

Mos vallë këtu buron frika nga heqja e reciprocitetit ?!

Ndërsa sot tepër shumë trumbetohet për “ patriotizmin ose nacionalizmin ekonomik “ por askush nuk di ose nuk dëshiron të bëj asnjë hap më shumë e më konkret në këtë drejtim.

Përveç kësaj “ autoembargoje “ prodhuesve vendorë dhe Shteti i Kosovës, nëpërmes institucioneve e zyrtarëve që i ka ( disa ), i vendosi bariera e “ reciprocitete “ prodhimeve vendore, por edhe i hutoi konsumatorët të cilët kurrsesi nuk arritën të kuptojnë se “ kujt ia mbanë anën “ Shteti i Kosovës ?!

Institucionet e Shtetit të Kosovës duke mos i ofruar ndihmë, bashkëpunim, përkrahje, kontrollë, mbikqyrje e inspektim të mjaftueshëm, bizneseve vendore “ tërthorazi “ dhe “ padashje “ favorizojnë bizneset dhe prodhimet nga Sërbia ?! Logjikisht favorizimi i njërës palë e bën palën tjetër të ndjehet e diskriminuar dhe kjo nuk duhet ndodhur, kjo nuk duhet lejuar.

Megjithate kjo ndodhi sepse, Shteti i Kosovës nuk e pa të udhës,

-         T i harmonizojë ose t ia përshtatë ( përkohësisht ) normat fiskale për t i bërë konkurruese prodhimet vendore ( edhe ato nga shtetet mike ) në raport me prodhimet nga Sërbia. Prodhimet nga Sërbia, dihet mirëfilli, se kanë pasur shkallë favorizuese të tatim importit ( anise si prodhime eksporti ishin tepër të subvencionuara dhe tepër të favorizuara nga Shteti i  Sërbisë ) në krahasim me prodhimet vendore dhe ato që vinin nga shtetet mike ?!

-         T ia lehtësojë barrën konsumatorit i cili ( si zakonisht ) ngarkohet me rritje çmimesh në kuadrin e festave, por që kjo tendencë vijon edhe sot. Si substitut i  prodhimeve nga Sërbia bizneset importuese ia sjellin konsumatorit prodhimet nga Rajoni, poashtu të subvencionuara, por me çmime shumë më të larta, me ngarkesa fiskale poashtu të larta, të panjohura për konsumatorin e Kosovës, pa deklaracion shqip, pa promovime e pa reklama ?!

-         Nuk e ka vënë në veprim strikt Udhëzimin mbi deklaracionet e produkteve, mallrave e shërbimeve, për të qenë konsumatori i informuar mirë ( konsumatori detyrohet të jetë poliglot për t i kuptuar deklaracionet e shkruara në shumë gjuhë rajonale e Botërore – por asnjëra në gjuhën e bukur dhe të kuptueshme për konsumatorin vendës të Kosovës. Edhe një mori deklaracionesh janë të përkthyera dobët, nuk janë reale, nuk janë korrekte…dhe mashtrojnë e sjellin në lajthitje konsumatorin – anise ato kanë kaluar doganat, inspeksionet…?!

-         T i ashpërsojë mbikqyrjet e tregut dhe të kontrolleve e inspektimeve të  produkteve, mallrave e shërbimeve nga importi, pra t i vë në nivel me të  njëjtat veprime përballë prodhimeve, mallrave e shërbimeve vendore;

-         Të kyçë edhe konsumatorin ne aktivitetet e monitorimit të tregut, si palë drejtpërsëdrejti e interesuar për stabilitetin në treg dhe për sundimin e ligjit në treg;

-         Të parandalojë monopolizimin e tregut të Kosovës nga kompanitë multinacionale,  të cilat i kanë bazat e prodhimit dhe të distribuimit në Rajon ( që është një dukuri e njëjtë si te prodhuesit dhe distributorët e cigareve, derivateve…);

-         T i qartësojë sa duhet e me gjuhë sa më të kuptushme dokumentet / marrëveshjet

      lidhur me recipocitetin që është fushë e interesit të ngushtë të konsumatorit;

-         T ia bëj me dije ( disa ) institucioneve e zyrtarëve, ( disa ) biznesmenëve përfaqësues të bizneseve nga Sërbia, por edhe ( disa ) mediumeve të informimit, se zëri, mendimi, qëndrimi i konsumatorit, duhet të trajtohet konform Ligjit…e assesi të pengohet e ngufatet ( siq ndodhi me rastin e  reagimit / vështrimit tim dhe të KONSUMATORI-t lidhur me “ Presionet e  dhunshme të Sërbisë për t ia imponuar konsumatorit në Kosovë prodhimet e veta “ ) ?!

-         Ta informojë, ta udhëzojë dhe ta këshillojë konsumatorin lidhur me situatën e re, konform Ligjit…e si parakusht i rëndësishëm për ta pasur konsumatorin edhe aleat, edhe bashkëpunëtor, edhe monitorues të tregut, njësoj siq është taksapagues e gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës prej nga marrin rroga të gjitha institucionet e Shtetit dhe të gjithë zyrtarët, njësoj siq ndodhë kudo në Botën demokratike e të civilizuar – ku edhe jemi orientuar me përcaktimet tona të Integrimeve Europiane.

KONSUMATORI për pesë vite rrjesht është duke u ofruar ( pa sukses sepse apeli po hasë në veshë të shurdhër ), që NË PARTNERITET T  I  IDENTIFIKOJMË DHE ZGJEDHIM PROBLEMET ?!

Konsumatori i Kosovës është gjithëmonë i gatshëm për bashkpunim për zgjedhjen e problemeve që i takojnë fushës, interesit dhe kauzës së vet, në veçanti sot kur çdo here e më shumë, zgjedhja e problemeve rreth zbatimit të të drejtave, intereseve dhe dinjitetit të konsumatorit po improvizohet dhe më shumë po i përngjanë përbuzjes e përqeshjes se sa zbatimit të Ligjit…

Le ta përsërisim: Kjo vërehet edhe nga (mos)zbatimi kronik i Programit 2010 – 2014 për mbrojtjen e konsumatorit në të cilin, nuk kamë dëgjuar akoma, asnjëherë, nga asnjë institucion të jetë thirrur, udhëzuar, këshilluar ose mbështetur në të…?!

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)