Elektorati në hallë për kënd me votu
Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Elektorati i Kosovës në hallë është për kë të votojë në këtë vit zgjedhor,nuk ka as ndonjë motiv te vetëm për çka te votoj këto subjekte politike tradicionale ta pandryshueshme dhe krejtësisht të pa afta dhe monotone me fytyra të njëjta politike dhe pa programe qe 14 vjet, këto subjekt kanë vetëm në letër programe e statute si dhe sa për të thënë programe politike, të gjitha veprojnë ad-hoc aty për aty, shumica e gjerave vendimmarrëse ne këto institucione kur e marrin pushtetin nxjerrin vendime qeveritare gjoja për të zgjidhur probleme te qytetarëve.
Pushteti ne duart e liderëve mesjetar
Përderisa kjo dukuri tash e 14 vjet nuk ka funksionuar, tërë sistemi partiak funksional vepron me vendime të liderëve që shpesh këta nuk kanë të bëjnë me kohën në të cilën jetojmë ne dhe qe pretendojmë integrimet evropiane dhe globalizmin , koha e liderëve duhet të shkojë, duhet të vjen demokracia dhe pluralizmi vendimmarrës në pyetje, zgjedhjet dhe institucionalizimi politik në shtetin tonë, pa demokratizim partiak dhe institucionalizim të mirëfilltë ska as qeverisje te mirëfilltë te shtetit në të ardhmen.
Kjo, e tash 14 vjet pa lëvizur në kuptimin e zgjidhjes së problemeve të stërgarkuara të qytetarëve .Tash e 14 vjet këto subjekte tradicionale shpeshherë kanë pretenduar se institucionet e shtetit janë pronë e tyre dhe si te duan te sillen me to dhe kanë zgjidhur problem personale, familjare, grupore dhe partiake. Tash e kanë pruar në pyetje për kë të votojë qytetari dhe për çka?
Partitë lokale e regjionale kanë premtuar vazhdimisht vende pune, përderisa parti nacionale në Kosovë pothuajse nuk ka, nga lokaliteti gjithmonë kanë kërkuar votën me premtime të llojllojshme, e tërë hallka institucionale ka funksionuar në saje të premtimeve të grupeve të njerëzve, individëve e më së paku kanë përmbushur kërkesa dhe nevoja të qytetarëve.
Qytetarët pra elektorati u shndërruan në makina votues pa përfituar politikisht
Është interesant qytetarët që a që shumë janë thirrur partitë politike, gjithmonë dhe pa ndal kanë përmendur qytetarin edhe atë vetëm kur kanë dashtë vota, madje as në të pame nuk janë kursyer në kohë fushatave pa thënë votoni këtë parti politike, tash e 14 vjet pa ndal, mekanizmi funksional shtetëror u shndërrua në servisë të këtyre partive politike të pandryshueshëm, unë nuk e kam të qartë sikur edhe i tërë elektorati se çka do të premtojnë këtë vit zgjedhor, nëse veç qytetarët vendosin për këto parti tash më tradicionale atëherë fati i fëmijëve të këtij shteti I rinisë është definitivisht në amulli, e ardhmja e shtetit është e pa shpresë në kuptimin e realizimit të të drejtave të qytetarëve.
Për çka me votua atë apo këtë subjekt që 14 vjet e kishin rastin mu tregua
Më e keqja është se Kosova për momentin nuk ka ndonjë alternativë politike të mirëfilltë po që se veç në këtë periudhë kohore parazgjedhore nuk del një alternativë tjetër e fuqishme politike që do te kthjellë qytetarët e shtetit për të vendos rendin e ligjin, sistemin edukativë kualitativë, zhvillimin ekonomik të shtetit të lodhur nga korrupsioni,padijshmëria dhe shfrytëzimi i pamëshirshëm i taksapaguesve të vendit.
Askush prej neve nuk ka besua që shtetin do të udhëheq njerëzit që shkollohen dhe ne fund përfundojnë në mësimdhënës për çdo ditë dhe të shkolluarit rrinë kotë,edhe kjo ka ndodhë dhe po ndodhë, prandaj është duke mbizotëruar anarkia brenda vendi.
Qytetarët përmes votës së tyre duhet tregojnë se janë këndellë nga kjo qeverisje e këtyre partive të ngjashme dhe një lëvizje e cila ska as njerëz e as kapacitete minimale për të qeverisur me kerkend.
Alternativa politike e Kosovës është arkitektura e re politike
Të shpresojmë se do te ketë organizim të ri të skenës politike ose me paraqitje të një subjekti tjetër politik për të votuar përndryshe Kosova do ta ketë vështirë të lëvizë procese të rëndësishme si është integrimi evropian, BE dhe SHBA.
Pra miqtë tanë kërkojnë seriozitet në qeverisje me pronën e shtetit dhe më jetën e qytetarëve jo përfitime politike për parti të tilla të cilët edhe 100 vjet kanë pretendime të qeverisin jetën dhe pasurin e qytetarëve të shtetit të Kosovës.
Vota është përcaktim i qytetarëve se për këndë do të votohet dhe për cilën perspektivë për perspektivën e këtyre njerëzve këtyre dhe ambasadorëve që i kanë dërguar në baza miqësore e familjare, klanore dhe grupore, privatizim familjare klanor të pronave shoqërore, për sistemi arsimor partiak,mësimdhënës politik pa mbroje social dhe pa mbrojtje shëndetësore të qytetarëve apo për një shtet të mirëfilltë ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe perspektiva.