Ekstremistët islamik përkrahin arabët që mbështesin Serbinë dhe e mohojnë Kosovën
Shkruar nga Rrezart Kalaja
Nëse për palestinezët Kosova gjithmonë paska qenë pjese e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit!
Përgjigjeje patologjistëve xhihadist si Gëzim Kelmendi dhe të disa qyqarëve të vetëvendosjes qe derdhin lot krokodili për popullin palestinez , që zyrtarisht në qendër të Beogradit ta përdhunon shtetin dhe ta mohon Kosovën si shtet. Ju përgjigjem fundamentalistëve të rrymave ekstremiste që përkrahin mohuesit e shtetit të Kosovës:
Lufta e ashpër që po zhvillohet në kohët e fundit morri një përshkallëzim në mes forcave izraelite dhe atyre palestineze ,nga e cila po i qet në pah disa mbeturina të rrymave të krahut ekstremist islamik tek myslimanët e Kosovës . Këto fundërrina antishqiptare dhe dorë e zgjatur e ish pushtuesve, fatkeqësisht po viktimizojë edhe ndonjë shqiptar duke e mashtruar nga propaganda e ekstremizmit patologjik dhe veprimtarisë destruktive të \"Partisë islamike të Drejtësisë \" të devalvuar edhe nga PD-ja e Hashim Thaçit e përbëre nga ekstremi islamik dhe xhihadist në Kosovë .
Gëzim Kelmendi, ka bërë thirrje për mos konsumim të Coca-Coles, , Fantës, Sprite dhe Schveppesit si hakmarrje ndaj Izraelit, që sipas tij, këto pije prodhohen nga regjimi që po vret palestinezët!!!???...Njeriut nga të dëgjuara të tilla i vjen të vjell nga aq njerëz brutal që i mbanë toka e Kosovës si , armiq të përbetuar të saj ,aq naiv , aq primitiv, aq të prapambetur me arsim dhe kulturë mesjetare, që me detyroj të reagoj pa e pasur plan të ditës këtë temë do t\'u sjell edhe tekstin e plotë të këtij idiot mysliman -antishqiptari me sa vijon :
Të nderuar vëllezër dhe motra,
Kam një kërkesë- lutje për ju.
Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja,ju lus me sinqeritetin më të thellë që të i bojkotoni,mos i konsumoni \" Coca Colën,Fantën,Sprite dhe Schweppes \"
Ngase këto produkte janë të atij \"regjimi\" që po vret dhe masakron popullin palestinez.
Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona.
Iu faleminderit për mirëkuptim.
Me respekt, Gëzim Kelmendi.