29 Dhjetor 2024

Ekspertët” e m…?!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

”I urti e njeh injorancën e vet, budallai mendon se i di te gjitha”  (proverb spanjoll)

Ajo që më nxiti të bëj kët shkrim është iritimi dhe provokimi, që gjithnjë  po na bëjnë  disa përsonalitete(pa përsonalitet), e që profesion dhe zanat të vetëm e kanë vetëm promovimin e tyre  personal, ne veqanti, para medias, të shumtën e rasteve,  si argat të klaneve e mafiozëve  nga kasta politike,  e fare,  apo shumë pakë,   të ndërgjegjshëm e të përkushtuar, se cka po prezentojnë,  dhe si po e prezentojne,  një temë,  apo një qështje,  që drejtëpërdrejt  po reflektohet dhe që ka ndikim,  me pasoja dhe dëme, të cilat,  gjithnjë,  po i paguan  audienca e gjërë dhe e etshme për informim korekt e të drejt (jo qytetari sepse  ka kohë që në Kosovë ska qytetari),  dhe ate, për shkak,  të sinqeritetit dhe korrektësisë,  që akoma e ka.

Rasti më i freskët,  është,   ngërqi 5 mujor institucional në Kosovë,  e që në masë të madhe,  pos 5 liderëve politikë (Thaci,  Mustafa,  Kurti,  Haradinaj,  Limaj) që mbajnë përgjegjësi,  para elektoratit dhe banorëve të Kosovës, të këqijat dhe dëmin më të madhë këtij vendi, gjatë kësaj periudhe kohore,  ia kanë sjellë disa “ekspertë”,  që në titrimet televizive prezentoheshin si alamet ekspert të lëmive të ndryshme.

Ekspertë  të ndryshimeve kushtetuese,  ekspert të mardhënjeve ndërkombëtare,   ekspert të medias,  ekspert të sigurisë, politolog e opinionist… të cilët, me perfiditet,  fillimisht,   u akomoduan në klanet dhe skenarët për përfitime vetëm përsonle të këtyre subjekteve, që na bllokuan,  dhe pastaj, kuptohet pa kurrfarë rezistence e verifikimi profesional e moral(mos të themi kombëtar)  edhe iu hapën studiot e gjitha  televizioneve tona të “pavarura” , dhe kuptohet, të shumtën e rasteve,  gjuha,  fjalori,  profesionalizmi,   komunikimi bindës dhe argumentues me audiencen,  paanshmëria, balansimi i debatit…, ishin defeketet dhe dobësitë,  me të cilat për 5 muaj rresht,  na helmuan dhe na  “bombarduan” përmes ekraneve televizive,  dhe ate,  pothuaj për cdo natë, po këta “ekspertë” të m…

Provokim dhe dhunim edhe  më të madhë,  pikërisht,  kësaj audience dhe opinionit të gjërë, po i bëhët,  edhe  gjatë këtyre ditëve , dhe ate,  pa fije marre e turpi,  po  nga disa,   këta “eksperta” të m… të cilët, tashmë kur  është arritur një kooalicion dhe pritet edhe të funkcionalizohet e të filloj edhe ndërtimi i institucioneve,  përsëri, po të njejtit,  po na dalin në këto media, e disa,  edhe në po ato studio ku flisnin dicka krejt kontra kësaj që ndodhi e po ndodh,  dhe sikur të mos ishin ata që thonin se “fajtori  krizës dihet”, bllokuesi ka tre germa”, ”veproni kështu e kështu…e pastaj i shkarkoni..”…   dhe edhe tash , por krejt  dicka tjetër me  ate,  cka,  patën thën më herët , po japin opcione e ide,  se si,  duhet ndërtuar  institucionet e reja, kush duhet të marr këtë e kush atë ministri, cili  duhet të jet autoriteti dhe bagazhi i ministrave të ri, cilat janë prioritetet e qeverisë së re,  e shumë e shumë  ide e propozime dhe ate,  duke u paraqitur e prezentuar,  me shumë kompetence , e shumë seriozë para audiences…!

Kuptohet,  dëmin dhe pasojat e këtyre veprimeve sharllatane e joprofesionale të këtyre “ekspertëve” të m…, pos audiences së gjërë, tek të cilët me siguri edhe është krijuar një averzion edhe  në aspektin personal karshi tyre, por, dëmi dhe pasojat janë edhe më të mëdha, kur dihet se shumica e këtyre “ekspertëve” të m… janë edhe mësimëdhënës dhe profesorë,  disa edhe në Universitetin Publik ”Hasan Prishtina” e disa,  edhe nëpër kolegjet (fabrikat) private,   ku ligjerojnë dhe notojnë studentë,  të cilët,  në të ardhmen,   na dalin si mbrojtës të kushtetushmërisë ligjëshmërisë , rendit, …dhe dihet,  ata janë  produkt dhe model apo mostër,  e këtyre “ekspertëve” të m…

Si gjithë liderët,  që ngërqin politik për  5 muaj e krijuan dhe, paten me e vazhdu edhe për shumë muaj tjerë, po të mos ndërhynte ambasadorja amerikane dhe  të komunikonte me  gjuhen që ata njohin dhe e kuptojnë, e që ky ngërq e ka emrin e vërtet- vetëm për  interasa personale,  poashtu, edhe shumica e këtyre “ekspertëve” të m…   kishin ambicie dhe qellim kryesor që të përfitojnë pozita e poste  qeveritare në  borde e kompani publike e  disa edhe në mediumin publik, por si duket kësaj radhe mundi shkoi huq.

Megjithate falë zhdervjellësisë dhe shkathtësive e mentalitetit tone, nuk është për tu habitur e larg mundësisë,  që edhe në qeverinë që pritet të funksionalizohet,  shumica e këtyre “ekspertave: të m… pa ndonjë mund të madhë, do të akomodohen  , sepse edhe në qeveritë e mëhershme,  të tillët gjithnjë kanë qenë prioritet të liderëve tanë të gjithëfuqishëm.

Bille, bile,  kryeministri  në ikje apo shkuarje si  po i thon, (vështirë ti besohet)Hashim Thaci,   në këtë drejtim, ishte më “dorëliri”, dhe pa pardon gjithnjë,  i futi mbrenda, si në qeveri, agjensi qeveritare, borde e kompani publike edhe  ata që profesionalizmin e  kishin dëgjuar apo lexuar,  vetëm si nocion.!

Andaj,  “ekspertë” të m…mos i humbni fare  shpresat,  sepse koha,  ka punuar,  dhe hala,   po punon,  për juve.

Vetëm përpara…
 





 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)