Ejani të gjithë
Shkruar nga Magbule S. Shkodra
Tani më, jam e bindur se shumica e qytetarëve të cilët në fillim mund të kishin dyshime lidhur me kundërshtimet që AAK së bashku me VV dhe Nismën po i bënin marrëveshjeve të dëmshme, janë bindur se këto Marrëveshje duhet ndalur.
Paramendoni situatën sikur mos të kishim kundërshtuar këto marrëveshje. Qeveritarët do të vazhdonin pa kurfarë përgjegjësisë morale, për fjalën publike të paktën, tu hidhnin hi syve të qytetarëve duke i gënjyer se çdo gjë është në rregull.
Qytetarët nuk janë injorantë, por, të lodhur nga varfëria nga kushtet e vështira të mbijetesës me të cilat ballafaqohen, besoj në atë që dëgjojnë e u serohet nga ata qe udhëheqin vendin. Pasnjë të kaluare te freskët kur po torturoheshim nga pushteti i Millosheviqit, qytetarët janë të prirur të besojnë se tani jemi në duar të sigurta në duar të njerëzve tanë të cilët në asnjë mënyrë nuk do të bënin kompromis me ndonjë gjë që do të mund ta rrezikonte edhe njëherë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Nuk i fajësoj qytetarët sepse kur prioritet të bëhet mbijetesa, kur në rast se je i sëmurë dhe nuk ke mundësi financiare- vaj halli për ty, kur nëse nuk arrin të paguash energjinë elektrike menjëherë ckyçesh dhe varfërisë tënde i shtohet obligimi +50Euro për ri-kyçje, kur fëmijët përfundojnë studimet dhe, ose ende nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të argumentuar atë cope letër të quajtur DIPLOMË ose kanë njohuri por e kanë të pa mundur për të gjetur ndonjë punë në profesionin e vet, kur nga muaji në muaj ia del vetëm fal ndonjë ndihme nga ndonjë familjar, kur kredia të bëhet qellim jete pasi mos pagesa e saj të qet në fund të pusit dhe humb edhe atë pak pa luajtëshmëri që ke arritë ta sigurosh, kur nevoja për te denoncuar ndonjë padrejtësi të largohet sepse rastet e pazgjidhura dhe drejtësia selektive të detyrojnë që as të mos provosh, kur arrestohen te zgjedhurit e popullit për arsye se po i dalin në mbrojtje vendit... edhe sa e sa gjëra të tjera do te mund të numëroja
Që nga nënshkrimi i marrëveshjeve jemi bërë rob i emisioneve të ndryshme për të dëgjuar argumentet pro dhe contra të marrëveshjeve te Brukselit. Gjatë kësaj periudhe tre mujore, që nga nënshkrimi i marrëveshjeve, nuk kam dëgjuar ndonjë përfaqësues të pozitës të argumentojë, ama me fakte, se këto marrëveshje nuk janë të dëmshme. Në anën tjetër opozita vazhdimisht në debate të ndryshme argumentonte me fakte dëmin që po i shkaktohej Kosovës me anë të demarkacionit dhe krijimit të asociacionit të komunave serbe.
Në një mënyrë i arsyetoj qytetarët që mund të kenë qenë konfuz për të arritur deri te e vërteta pasi që propaganda e madhe që pushteti bënte në hapësirat dhe në portalet të cilat në mënyrë direkte apo indirekte i dirigjon ose i ka ne pronësi, ua pa mundëson të këtë.
Një gjë nuk e kam te qartë dhe vështirë e kam ta arsyetojse kaq e vështirë qenka kjo për Isa Mustafën dhe këshilltarët e tij?! A duhet që patjetër te gjithë ne të dalim në rrugë që Isa Mustafa të thirrë zërin e arsyes dhe të paktën ti thotë vetes: NDAL, një moment dua të mendoj, se ndoshta diçka nuk është në rregull! Çfarë përgatitje shkollore duhet te kesh që të lexosh këto marrëveshje dhe të kuptosh se janë të dëmshme për KOSOVËN të dëmshme për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Apo , interesi personal dhe tregtimi i ndonjë marrëveshje për mos ndjekje penale ndaj tij ose partnerëve te koalicionit i ka verbuar. Po ua rikujtoj një thënie se: DREJTËSIA mund te VONOJ por JO të HARROJ!
Në një shtet të mirëfilltë demokratik, ku niveli i përgjegjësisë është diçka bazike për një shoqëri funksionale këto çështje tani më, do të ishin harruar.
Por, KOSOVA nuk është një shtet i tillë. Prandaj kundërshtimi i marrëveshjeve me anë të gazit lotsjellës, më anë të protestave ka shans që të ndal këto dy marrëveshje të dëmshme. Mos të kishin qenë këto masa kundërshtimi qytetarët të lodhur nga hallet e veta, do të vazhdonin të besonin propagandën e qeverisë. Kur është në pyetje sovraniteti dhe funksionimi i shtetit nuk besoj se duhet të analizohen mjetet. Çdo gjë që bëhet për mbrojtje të vendit dhe në interes të publikut në asnjë mënyrë nuk mund të gjykohet, arrestohet, ndiqet, rrahet.....!!!!
Para disa viteve një agjent apo siç i quajnë whistleblower në një nga vendet e BE kishte thyer betimin për ruajtjen e sekretit shtetëror lidhur me një veprim të shërbimit sekret , dhe më vonë ishte liruar nga çdo akuzë sepse ishte vërtetuar se veprimi i tij kishte shërbyer në të mirë të publikut/qytetarëve. Prandaj dua të ritheksoj se çdo veprim i deritanishëm i partive opozitare nuk mund të gjykohet pasi ato të gjitha janë në të mirë dhe shërbim të publikut/qytetarëve të Kosovës.
Pasi që ende nuk ka reflektim të qeverisë besoj se qytetarët e Kosovës nuk do të hezitojnë që me 28 nëntor të jenë pjesë e manifestimit për kundërshtim të marrëveshjeve te dëmshme për Kosovën. Bashkohuni të gjithë se vetëm kështu qeveria do ta kuptoj seriozitetin e qytetarëve për të penguar këtë të keqe vendit.
Ejani të gjithë!
/Autorja është Kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës/