Egot personale të vrojtimit në politikë
Nëse i trajtoni njerëzit ashtu siç janë, ju nuk i përmirësoni kurr ata. Nëse i trajtoni ashtu siç dëshironi të jenë, do tia arrini qëllimit kështu thotë një mendimtar i njohur, i cili si duket para se ta formulonte këtë thënie kishte për bazë mendimin pozitiv për ndryshim të gjërave së pari rreth vetes e më pas shoqërisë në tërësi.
Ky vullnet në Kosovë është deficit i madh dhe në stadin aktual duket vështirë i arritshëm. Në shoqërinë tonë ku gjithçka është në tendencë të personifikimit ka humbur vullneti racional i të vepruarit shoqëror, njerëzit shikohen jo vetëm siç janë por edhe më keq se çdo të duhej të ishin, në formën më të keqe për të mbushur egon e vet nga bindja se nëse unë jam i keq dhe bëj veprime iracionale, të tjerët janë edhe më të këqinj.
Çasja e tillë vërtetë nuk e ndryshon gjendjen për të mirë por krijon zhgënjime të vazhdueshme, mjerime të mendimit qytetar.
E tillë gjendje konsiderohet të jetë në politikë, shoqëri por dhe jetën si tërësi. Përceptimi ynë për ti parë dhe vlerësuar pozitivisht njerëzit mbi bazën se çfarë është në gjendje ai të marrë e jo të jap ka këtë bazë vepruese, e cila niset nga egoja personale e vrojtimit të gjërave.
Ne si individë me ego e shikime të tilla negative të gjërave dhe veprimeve të njerëzve asnjëherë nuk mund ta synojmë ta ndryshojmë gjendjen e shoqërisë po që se nuk e ndryshojmë veten në raportin me shikimin për të tjerët në kontestin pozitiv dhe trajtuar të tjerët siç ne dëshirojmë.
Për të ecur rrugës së drejtë e jo rrugës së shkelur nga të tjerët gjerë më sot, ne të gjithë të tjerët duhet ti trajtojmë ashtu siç dëshirojmë për të mirë, për të arritur tek caku i dëshiruar si shoqëri, si politikë apo edhe jetë.
Shikimi faktik i njeriut, politikanit nuk i nxjerrë vlerë reale apo potencial real për ndryshim. Vetëm shikimi dhe trajtimi i tyre ashtu siç do të dëshironim të ishin krijon bazë të mirë për ti përmirësuar së pari njerëzit e më pas shoqërinë apo politikën si tërësi.
Për të ecur rrugës së ndryshimeve pozitive, ne së pari duhet ta ndryshojmë veten për të filluar me shikimin real të gjërave tek potenciali njerëzor, i cili ka ambicien e ecjes së rrugës së drejtë e jo aktuales.