Efektet sociale të varfërisë dhe papunësisë
Shkruar nga MA. sci. Ilir Maqastena
Ç është varfëria! Fenomen kompleks, i shfaqur kudo, shumë sfidues për njerëzit, po, në fakt cili është definicioni i saj, studiuesit të cilët vijnë nga shkencat sociale kanë dhënë mendime dhe përkufizime të ndryshme. Sociologu Anthony Giddens në librin e tij Sociologjia i referohet Charles Booth, i cili bëri përpjekje për ta vendosur një definicion konciz dhe standard, duke e definuar fenomenin varfëri, Booth, mendon që varfëria e ekzistencës që ka të bëjë me mungesën e kërkesave bazë për ruajtjen e një ekzistence fizike e të shëndetshme ushqim e strehim i mjaftueshëm për të bërë të mundur funksionimin e efektshëm fizik të trupit.
Prania e varfërisë dhe paralelisht papunësia në Kosovë janë evidente, dalja me të dhënat statistikore për situatën socio ekonomike, nga institucionet e Republikës Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare të profileve të specializuara për hulumtimin e fenomeneve sociale, janë statistika, jo të kënaqshme dhe tregues të aktualitetit social. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, sigurisht që ka kriteret që duhet përmbushur, Kosova ka aspirata të qarta, për tju bashkuar familjes së madhe evropiane, prandaj me këtë situatë aktuale sociale, ende nuk janë përmbushur kriteret e kërkuara të BE-së.
Pra, lirisht mundë të diagnostifikohet si, shpërputhje, në relacion me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Në Kosovë, papunësia dhe varfëria janë të rritura mjaftë, këto dy fenomene me të cilat përballemi, prodhojnë efektet e tyre negative që nuk janë të pakta, për një funksionim stabil shpirtëror pra (pa shqetësime) dhe pa provuar periudha stresi e depresioni, për tu motivuar në lindjen e iniciativave të karaktereve të ndryshme, situatat e ngarkuara sociale mbesin pengesë serioze e ndaljes së zhvillimit për përparimin e sferave të ndryshme shoqërore.
Pse është e rëndësishme mirëqenia sociale! Natyrshëm, shoqëritë e zhvilluara në pikëpamje sociale, psh. Suedia, Norvegjia, etj, nuk kanë probleme për arsimim, edukim, dhe avancime në shumë llojshmërinë e aktiviteteve sociale. Sistemi i avancuar dhe i qëndrueshëm social, i riparon të gjitha mangësitë, dhe jep mundësi zhvillimi të më tejmë dhe të shpejtë, Sigurisht, efekti do të shtrihet në krijimin e shumë mundësive, qytetarëve u krijohet mundësia të lëvizin nga një cep në cepin tjetër, pa pasur probleme për blerjen e biletës, akomodimin në hotel, pastaj njohje e takime e po ashtu edhe lidhje miqësie etj, sikur ana e kundërt, mungesa e fuqisë financiare, prodhon situata të tërheqjes nga një mori qasjesh të cilave zhvillimi u ka dhënë epitetin e të obliguarave, kjo për shkak të qëndrimit në trendë në shumë fusha.
Mirëfilli dihet që, në Kosovë, ka raste jo të pakta të ndërprerjes së shkollimit, nga pa mundësia për të vazhduar më tutje, kjo po ndodhë për disa arsye, por arsyeja që e mbanë vendin e parë në këtë fenomen duket të jetë gjendja financiare e disfavorshme, prandaj rritja e mirëqenies sociale, mundë të konkludohet se ofron predispozita të qarta të zhvillimit intelektual etj, jeta ndryshon, rezultatet e inovacioneve, sidomos të shekullit XX dhe XXI, shumë çka kanë ndryshuar, dikur kishte deficite të Kompjuterëve, pastaj as qasje në internet, po i përmend vetëm këta dy shembuj, në mesin e shumë shembujve të tjerë, ndërkaq jo të gjithë ata që kanë dëshirë i posedojnë, mungesa e tyre përveç që krijon një distancë në dijen e informatikës, krijon edhe një hendek të thellë në absorbimin e informacioneve plus pa mundësi për të qenë konkurrent në tregun e punës.
Për shëndet të mirë! Në Kosovë, tek të varfëritë janë evidentuar kushtet e banimit, jashtë normave të standardit jetësor, sipas disa hulumtimeve televizive, dhe pamjeve të ofruara, kushtet rezultojnë të pa përballueshme, sa për një ndarje kategorish, shpjegimi bazik sociologjik, për varfërinë, ndahet në dy kategori, varfëria relative dhe varfëria absolute, të dyja prodhojnë efekte prej më të ndryshmeve, të vihesh në përballje me këto probleme është mjaftë sfiduese, pasi që papunësia dhe mos zhvillimi socio - ekonomik në ritmet e duhura, janë në shërbim të prodhimit të dy llojeve të varfërisë të lartë përmendura, papunësia shtrinë efektet e veta, në standardin jetësor, në ngritjen e standardit të banimit, mbajtjen e shëndetit etj, mbi të gjitha shëndeti, fëmijët kanë kërkesa më specifike, varfëria ndikon në keq ushqyerje, pa mundësi për të marrë produktet e mishit, qumështit, lëngjeve, apo me një fjalë mos mundësi e përmbushjes së nevojave kalorike, sigurisht që kjo mos mundësi, ndikon në zhvillimin e duhur fizik dhe intelektual, shfaqja e sëmundjeve eventuale kërkon kosto të lartë të diagnostifikimit dhe kurimit, kjo për shkakun që teknologjia medicionale ka avancuar bukur shumë në raport me kohen e kaluar.
Pavarësisht vendit dhe kohës ku jetohet, njerëzit në kontinuitet, ju paraqitet disa nevoja, të tipologjisë fundamentale, e të cilat po i përmend disa dhe vetëm disa: jetën për ta jetuar duhet të sigurohen llojet ushqimore, dhe marrja e tyre, ndërsa mbajtjen e higjienës, duhet plotësuar me artikujt higjienike dhe mjetet adekuate, pastaj për fjetje, një strehimi i sigurt, për ti jetësuar aktivitetet të cilat dalin, dhe për të lëvizur nga një lokacion në lokacionin tjetër, kërkohen veshmbathjet, të sëmuret po ashtu kanë specifikat e veta, sigurimi i marrjes së medikamenteve të përshkruara dhe trajtimet e tjera specialistike.
Krejt në fund! Historia sociale, arkivat social, rrëfimi nga memoria e njerëzve, literatura sociale etj, japin përplot shembuj të situatave mjaftë të ngarkuara sociale, shikuar nga pikëpamja rajonale, kontinentale, disa i kanë zgjidhur këto probleme e disa vuajnë nga këto, në Kosovë, pa u hamendur, duhet marrë disa masa adekuate, të cilat do të vihen në dispozicion të luftimit të varfërisë dhe papunësisë. Së pari, ofrimi i një legjislacioni të detalizuar, dhe mjaft seriozisht i aplikuar, së dyti, absorbim i investimeve, nga investitorët e huaj dhe nga investitorët e diasporës shqiptare, së treti, lehtësime në investime, duke përfshirë, tatimet dhe procedurat administrative etj, së katërti, marrëveshje ndër shtetërore, me vendet e zhvilluara për nënshkrimin e kontratave për punësime sezonale, së pesti, mbetet shfrytëzimi dhe jetësimi i të mirave natyrore.
Kosova është vend me mjaft të mira natyrore, duke llogaritur, të mirat nën tokësore dhe mbi tokësore. Zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies sociale, i ndihmon hartimi i projekteve konkrete për nxitjen e punës dhe punësimit, Kosova ka tokë mjaftë të mirë e cila sjell prodhime të shumta, prandaj në këtë kuadër kjo është më se e domosdoshme.