Edvin Rama të shpallet "person non grata"
Shkruar nga Gani Qarri
Lëvizjet e fundit të frikshme të Hashim Thaçit, fatkeqësisht po dëshmojnë hapur,se përderisa ai të mbetet në krye të shtetit, edhe rreziku për ndarjen e Kosovës, mbetet i lartë dhe shumë potencial.
Për aq më keq,Serbia përveç bashkëpuntorëve në Kosovë si z. Thaqi,si dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias,në përkrahje të saj, paska pasur, qysh nga ditet e "arta" të Millosheviqit edhe kryeministrin aktual dhe shitësin e ujërave detare të Shqipërisë z.Edi Rama, i cili pasi këtheu Shqipërinë në plantacion kanabisi,në koordinim me të parin e vendit, ka mësy ta "rehatojë" edhe Kosovën në mënyrën e tij,me ndarje e ricoptim, për ti falur Serbisë 1/3 e saj.
Madje,aferat më të reja thaçiste për ndarjen e Kosovës, nxorën në pah shumë të palara tjera edhe të mëhershme, ato qitën në shesh edhe aventurat më të vjetra dhe planet e fjetura, të “sivëllezërve” tanë shqiptar, të pa bëra publike ende, që nga koha e trishtueshme e Millosheviqit e deri më tani, për copëtimin e Dardanisë.
Fakti se shqiptarët e Kosovës, gjithmonë kishin përjetime nga më të këqijat me udhëheqësit e shitur të shtetit amë Shqipërisë, nuk do shumë mend, as mund të madh të dëshmohet, ngase për këtë na e kanë tërhequr vërejtjen,thënë e përsëritur qindra e ndoshta mijëra herë, nga përvoja e tyre e hidhur, prindërit tanë dhe secili i moshuar në Kosovë.
Për tu bërë fatkeqësia edhe më e madhe,sipas dëshmive më të reja, qysh në kohën kur rridhte gjak shqiptarësh në të gjitha cepat e saj, ndarja e Kosovës, nga vëllezërit tanë udhëheqës të shtetit amë Shqipërisë, paska qenë planifikuar mu në ditët e “arta” të Millosheviqit.
Kurse njëri prej arkitektëve më në zë, për “pikturimin” me delikatesë, të hartës së ri-copëtimit të Kosovës, nuk paska qenë hiq më pak se sa vet kryeministri aktual i Shqipërisë dhe demagogu i përjetshëm Edvin Kristaq Rama, rrenëve dhe delenxhillëqeve të të cilit,tashmë në Shqipëri as Kosovë, nuk ka shqiptar, që u beson.
Sidomos pas bërjes publike edhe të planit të mëhershëm të Edi Ramës e Fatos Nanos për ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me kasapin e shqiptarëve Sllobodan Millosheviq, duke mos ngurruar të ndajnë edhe Shqipërinë veriore për t`ia plotësuar dëshirën Millosheviqit dhe siguruar karriget e pushtetit për vete, Edvin Kristaq Ramës, përfundimisht duhet ti jepet përgjigje adekuate nga shteti i Kosovës.
Veprimet e tij të paskrupullta antishqiptare dhe tentativat e përsëritura për ndarjen e Kosovës, si miku "për kokë" dhe dora e zgjatur, pas Millosheviqit,tanimë edhe i Aleksandër Vuçiqit, obligojnë organet përkatëse të shtetit tonë, që Edvin Kristaq Ramën, menjëherë dhe me germa të mëdha, ta shpallin person të padëshirueshëm gjegjësisht “NON-GRATA” dhe pas Sheshelit ti ndalohet zyrtarisht edhe këtij lëngaraqi hyrja në Kosovë, si person i rrezikshëm dhe armiku numër 2 i shtetësisë së vendit tonë.
Kjo nuk është hera e parë që një politikan i një shtetit fqinj, i cili konsiderohet kërcënim për vendin, të shpallet i pa dëshirueshëm dhe ndalohet hyrja në territorin e shtetit tonë.
Sipas shtypit publik, pas Kroacisë e cila politikanit ultra nacionalist serb Vojisllav Sheshelit, ia ndaloi hyrjen për 20 vitet e ardhshme ne Kroaci, edhe Kosova veproi në të njëjtën mënyrë dhe vetëm pesë ditë pas lirimit të tij nga burgu i Hagës, e shpalli atë po ashtu, person “non-grata” dhe ndaloi hyrjen e tij edhe në Kosovë.
E përderisa Shesheli e kërcënon Kosovën “nga largësia” me ripushtim, Edvin Rama rrënon shtetin tonë nga brenda dhe dëshmon se jo vetëm që ka ngelur 100% besnik i ideve të Millosheviqit, por qysh në ditët e tij, shihet se ai nuk e ka ndaluar tuxharllëkun me serbët asnjëherë dhe përgatit në vijimësi gjymtimin e Kosovës për dhënien e 1/3 tës së territorit të saj –Serbisë, ndaj nga vënia në kontest të këtyre dy opsioneve nuk shihen ndryshime shumë të mëdha dhe që të dyja kanë të njëjtin qëllim; shuarjen e shtetësisë sonë dhe zhbërjen e Kosovës si tërësi dhe subjektivitet më vete.
Edvinin edhe para ardhjes në pushtet, pasi njohën dashurinë e tij të tepruar ndaj serbëve, shqiptarët e Kosovës nuk e kanë pasur fort në qejf pothuajse asnjëherë, ndërsa tani pas bërjes publike,edhe të tregtisë me tokat e Kosovës, bijtë e dardanëve të moçëm, besojë se nuk do të duan ta shohin më as me sy, edhe prej së largu.
Ndaj duke pasur parasysh se kjo edhe nuk është hera e parë, që ky matrapaz përpiqet ta ndaj Kosovën dhe pjesët më të mira të saj, t`ia falë Serbisë, në vend që të vajtojmë nesër; "kuku nano,millo,ramo" dhe shqiptarët sërish të kthehen në refugjat me të cilët askush në botë më, nuk do të flasë, më mirë t’ia ndërprejmë që sot dhe sa s’është bërë tepër vonë Edvin Kristaq Ramës, tuxharllëkun e tij primitiv me tokat e Kosovës në dobi të Serbisë, duke e shpallë menjëherë person non grata dhe ndaluar edhe atij hyrjen në Kosovë.