Edi Rama në vizitën e Beogradit ke mundësi të mbetesh hero i kombit
Shkruar nga Asllan Dibrani
Kurrë Serbia nuk ka pas vullnet të takohen me shqiptar edhe me shekuj në vijim!
Marrëdhëniet shqiptaro serbe kurrë në histori nuk kanë qenë të mira. Historia tregon se hegjemonizmi serb dhe propaganda e Serbisë ka nëpërkëmbur gjithmonë interesat shqiptare.
Këto marrëdhënie janë përplasur shpeshherë pas përshkallëzimeve të dhunës serbëve me politiken antishqiptare.
Trysnia e realizimit te kësaj vizite e ministrit Edi Rama në Beograd, është e ndihmuar nga qarqet ndërkombëtare, nga se kurrë Serbia nuk ka pas vullnet të takohen edhe me shekuj në vijim.
Serbia ju ik kontakteve dhe takimeve me karakter Shqipëri-Serbi, sepse faktet, dëshmitë dhe gjuha e argumenteve dhe e bindjes është në anën e shqiptareve.
Pikërisht shqyrtimi i marrëdhënieve me Serbinë, gjithsesi Serbia del e humbur ngase gjithmonë u thirrura në Rusinë që edhe ishte në fuqi në vitet 1913 që copëtoj Shqipërinë në disa shtete.
Çdo takim me karakter të marrëdhënieve të Serbisë me Shqipërinë, do të jetë një kapitull i ri në anën e Shqipërisë.
Buja që u bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar mbi Beograd rikujtoj padrejtësinë shekullor të fshehur nga fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia!!!???
Buja qe u bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar apo i Shqipërisë mbi Beograd sikur e nxiti konfliktin shekullor dhe padrejtësinë të fshehur nga fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia.
Disa analistë që pretendojnë qe mos të shkon Rama në Beograd është gabim, sepse duke ju ikur tryezave dhe duke ndejtur nën hijen e hegjemonizmit sllav mbetem siç mbetem deri me ditët e sotshme.
Një logjikë e shëndosh është qe Shqipëria është e barabartë me Serbinë ne te gjitha konventat ndërkombëtare, pos që Shqipëria është edhe anëtare e paktit NATO, nga e cila ka epërsi nga Serbia.
Zoti Edi Rama ka një pozicion të volitshëm që tu tregoj evropianëve të rinj se baballarët e tyre bënë pazarllëqe në dëmin e shqiptarëve!
Prandaj zoti Edi Rama s\'ka çka të hezitoj, por ta zyretarizoj bashkimin kombëtar edhe në Beograd, ngase e ka një te drejt legjitime nga vet pozicioni e dy shteteve shqiptare dhe krahina e aneksuara nga vet Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Zoti Edi Rama ka një pozicion te volitshëm që tu tregoj evropianëve të rinj se baballarët e tyre bënë pazarllëqe në dëmin e shqiptarëve.
Serbi a s\'ka çka frikësohet nga realiteti gjeostrategjik i shqiptarëve!
Padrejtësia që ju bë shqiptarëve të qitet në tryezat e Beogradit të Brukselit dhe në Tiranën zyrtare qe te jetë si përfaqësuese e të drejtave të shqiptarëve ne Ballkan.
Serbia s\'ka çka frikësohet nga realiteti gjeostrategjik i shqiptarëve edhe nuk ka mundësi as forcë t\'i rezistoj këtij realiteti, por as te klith ma, por duhet të demokratizohet dhe t\'i lejë shqiptarët të lirë në trojet e veta po që edhe nëse mbërrijnë deri në Nish, Leskovc, Vranjë, apo në territoret tjera sipas tapive posedueses që ekzistojnë në Stamboll.
Është fakt i freskët dhe mehaen mend ai terror para 100 vitesh se deri ku u fol shqipja, territore që u zbrazen ishin te banuara vetëm me shqiptarë si pasardhës te ilirëve.
Në këtë takim zotit Edi Rames nuk do ti mungoj dija as vullneti qe të jetë edhe përfaqësuese i normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Republikën e Kosovës, po edhe t\'i kërkoj njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.
Edi Rama në vizitën e Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar!
Ose ne njëfarë mënyre ta qet Serbinë në një pozite të detyrueshme që ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Nga zoti Edi Rama, presim që të jetë udhërrëfyes i përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe me shtet në rajon.
Kjo nuk realizohet duke ndejtë si spektator në zyrat e shteteve ballkanike që na i morën tokat tona dhe po i mohojnë te drejtat tona aty ku jetojmë, por ta ngre zërin dhe të jetë një kushtrim mbi unitetin tonë kombëtar qe fillimisht te përgatitet një betejë nga vet në shqiptarët për një unitet.
Edi Rama le ta zhvilloj një bisede me Beogradin duke i qit kushte Beogradit e jo si deri me tash që Beogradi ka qit kushte dhe pala shqiptare ju ka nënshtruar gjithnjë sikur te ishte vet fajtore e jo Serbia, nga e cila, sot po na kushton ne brezit të ri.
Të rroj Shqipëria unike, të rroj populli shqiptar i bashkuar. Edi Rama në vizitën e Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar, prandaj mos hezito shpalos historinë qe ta ndërtojmë të renë në interesin e kombit tonë !.