Edhe pse i takoj fesë islame jam shqiptar e jo mysliman
Edhe pse i takoj fesë islame jam shqiptar e jo mysliman, edhe gjermani,francezi, skandinavët janë të besimit katolik, por kurrë nuk thonë se janë katolik as romak!
Shkruan Luan Dibrani
Po Shefqeti me te komunikonte vetëm serbisht, se shqipja nuk i hyri në kokë po si hyri!
Ishte një Shefqeti nga Shkodra. Popullata i thoshin në shenjë nderimi Aga Shefqet .Ishte një burrë i tokës punëtor dhe i ndershëm. I kishte do vite bukur duke ju afruar pleqërisë . Xha Shefqeti për tu bërë idare e kish pas një gomar. Krejt nahija e Shkodrës i thoshte Shefqet mësuesi.
Xha Shefqeti jo qe kishte qenë mësues por gomarit i pëshpëriste në vesh vazhdimisht . Xha Shefqeti iu ra ne sy edhe fshatareve qe pëshpëriste me gomarin. E bënte në heshte duke, pasur kujdes qe mos ta dëgjonin tjerët.
Ditë pas ditësh, shefqetaga u bë temë diskutimi në fshat, se çka po pëshpërit me gomarin. Nga kureshtja një ditë një djalosh i ri, i shkathet pa u hetuar e përgjoj Shefqetagen, se çka po i pëshpërit Gomarit.
Ai u zemëruar në agën Shefqet qe i pëshpëriste gomarit serbisht . Po Xha Shefqeti e kishte blerë gomarin nga një serb. U përpoq me ja mësuar shqipen po nuk mundi. Aga Shefqet i thoshte gomarit majtas ai shkonte sipër inat djathtas .Ai i thoshte djathtas ai të kundërtën.
Kur ju nxehshin nervat Shefqetages e zdapte gomarin dajak . Po Shefqeti me te komunikonte vetëm serbisht, se shqipja nuk i hyri në kokë po si hyri. Një dite Aga Shefqet ish ngatërruar keq me gomarin, dikur i than populli, pse aga Shefqet po i flet serbisht gomarit .
Mos ma merrni gomarin nëpër gojë!
-O pasha agën e kam blerë nga serbi dhe u mundova me ja mësuar shqipen e dikur e pash qe veç serbisht po merr vesh .Xha Shefqeti e vazhdoj bisedën duke u shprehur edhe tjetrën e bana me mend se po e nënçmoj shqipen aq gjuhë të bukur me i fol gomarit!
- Rënd po me duket!? Hahahaha, plasi gazi nga të pranishmit. Po mirë e ka qe besa, u shprehen fshatarët në mes veti.
Xha Shefqeti ia plasi të qeshurit dhe shtoj,po qe besa or burra, sot ka në mes këtij populli edhe ma budqallenj dhe ma hajvan janë se gomari im!.
Pastaj shume shtoj, mos ma merrni gomarin nëpër gojë hahahah se si gomari im ka sa të duash me dy këmbë ! Ahahaha prapë u dëgjuan zërat duke qeshur. Po ky është hajvanët e ka arsye, po dove vetëm bishti dhe veshtë po ju mungojnë se hiq ma të mençur nuk janë!
Shefqet Efendi Krasniqin me Fuad Ramiqin, Olsi Jazexh,Milazim Krasniqi, Naim Tërnava, Fuad Ramiqi, Ferid Agani, Memli Krasniqi, Hysamedin Feraj, Eshref Ymerietj .
Sipas këtij proverbi qe i ka ngjarë xha Shefqetit nga Shkodra, ma kujtoj një emër tjetër Shefqet Efendi Krasniqin me Fuad Ramiqin, Olsi Jazexh,Milazim Krasniqi, Naim Tërnava, Fuad Ramiqi, Ferid Agani, Memli Krasniqi, Hysamedin Feraj, Eshref Ymerietj, lozur rolit e përçarjes , abuzimit dhe manipulimit të masës me ndjenjat e një pjese të rinisë shqiptqare!
- Këta njerëz përpiqen këtë popull ta manipuloj me gjuhë, e me fe, duke i ngatërruar termet e etnitetit nacional me atë fetar, sikur gomari i xha Shefqetit nga Shkodra, po bile atë qe e ka mësuar po e ruan, ka mbet gomar, po me gjuhën e pronarëve serb, pa u bere lakmitar me ndërruar gjenezën e vet si Shefqet Krasniqi me elitën e tij qe kanë kaluar në një ekstremitet fetar të pa skrupull, duke lozur rolit e përçarjes, abuzimit dhe manipulimit të masës me ndjenjat e një pjese të rinisë qe për çdo ditë janë duke i futur në rrugë të pa krye, të pa koncept për formimin e rinise dhe popullatës.
Këta hoxhallarë asnjanës janë si gomari i agës Shefqet e nisin me përshëndetje arabisht e përzien shqip dhe e përfundon turqisht e serbisht, duke e ndërruar konceptin e çështjes fetare me atë kombëtare . E quajnë veten mysliman, por jo edhe shqiptar.
A thau lind pyetja, përse këta injorant të shqipes nuk e flasin shqipen, një gjuhë qe, dashtë e pa dashtë është gjuhë indoevropiane, që shumë gjuhë të botës i kanë fjalët tona të marra apo edhe të huazuara. Lutjet, namazin, ezanin i flasin arabisht .
A thua ç'kuptim ka nëse këto ceremoni fetare i kryejnë në gjuhë të huaja. Sa kanë atëherë të drejtë ta bastardojnë këtë gjuhë aq të bukur që e trashëguam nga dijetaret shqiptar qe përbuzen nga injorant tip mashtruesish ?
Shqiptarë të fesë në besimin islam në Kosovë ka, por janë njerëz, qe i kontribuojnë shoqërisë dhe kulturës shqiptare, pa krijuar huti në familje apo shoqëri .këta janë tjerë mashtrues, injorant dhe të pa identitet as kombëtar as fetar. Kur flet ma ta, deklarohen mysliman nga një propagandë shumë perfide antishqiptare, antikombëtare.Këtu po del deri populli boshnjak është ma i vetëdijesohem dhe ma i emancipuar se sa shqiptarët.
Te gjithë popujt kanë një besim në fenë islame, katolike, ortodokse, protestante, budiste etj, por ceremonitë e veta fetare i bëjnë në gjuhët e veta, pos popullit turk edhe ai shqiptar!
Shkojmë edhe ma tutje përse nuk e përkthejnë kuranin këta tip hoxhallarë në gjuhën shqipe me u lut në gjuhën shqipe, me u falë në gjuhën shqipe me i falë festat e bajramit në gjuhën shqipe.
Te gjithë popujt kanë një besim në fenë islame, katolike, ortodokse, protestante, budiste etj, por ceremonitë e veta fetare i bëjnë në gjuhët e veta, pos popullit turk edhe ai shqiptar, tjerët falen në gjuhën e vet.
Ma se paku, këta dy popuj kanë bërë progres në studimin tamam siç thotë kurani .Këta shërbëtor të huaj ju nënshtrohen manipulimeve të njerëzve qe Kosova e varfëron mjaft buxhetin me i shkolluar dhe kthehen me alamet diploma si hoxhallarë, pa qenë në gjendje një fjalë në shqip me e përkthyer.
Në prag të shuarjes se ish Jugosllavisë një mashë e fortë e ish pushtetit jugosllav RRahman Morina u shpreh se "këtu një dreq i madh është" s' kishe pas faj, edhe pse këtë thënie, e tha me pahiri, se këtu është një dreq i madh po dihet.
Na nuk dimë as vet çka duam, duhet me i pyet të huajt, ne çka duam, se vet nuk e dimë,!?... Gjatë luftës u përzumë thuaja të gjithë nga trojet tona të vrarë, te masakruar, të dhunuar .
Të gjitha këto u shumëkush i harroj. Burrat dhe gratë qe i përjetuan këto, mbeten burra e gra pran djepit kombëtar, po këta qe nuk ishin as në atë kohë as në këtë kohë në rreshtat e çlirimit sot e hedhin gjuhën tonë, kulturën, artin, figurat historike dhe kombin shqiptar ne hedhurina si bagëtinë e ngordhur!!!
Armiku me i madhe i shqiptarit është vet shqiptari , këtë thënie rilindësit tanë e thanë,por mjerisht edhe sot qëndron shprehje dhe si terme aktual.
Për mua shteti dhe kombi kanë prioritete, edhe pse i takoj fes islame, unë, jam shqiptar e jo mysliman,edhe gjermani është katolik, por kurrë nuk thotë se është romak, këto duhet ti dinë të gjithë shqiptarët e të gjitha konfesioneve, këtë nuk guxon kush ta mohoj,, ne jemi shqiptar"me tjerat ku kemi kaçik me u prezantuar!
Populli gjerman u shartua tri herë, ndësa ai shqiptar 30 her dhe prap del i eger!
Me tha njëri, një ditë se Gjermania e ka shartua popullin e vet tri herë. Po mirë i thash në shqiptarët qe 30 here shartohëmi, po prapë po dalim të egër, andaj është koha të vetëdijesohëmi rreth gjenezës sonë , kulturës, artit dhe shkencës dhe ti lëmë punët e kota të matrapazëve shqipfolës me belbëzime dhe me propagandën e vet.
Rininë shqiptare janë duke e quar deri në luftërat e fundit të botës, duke i nxitur edhe në luftën civile në Siri ne emër të " Vëllaznise Myslimane" .
Për çdo ditë po i lëne eshtrat si mercenarë. Gratë e tyre mbesin prapë në duart e "mëshiruesve" duke i lodruar dhe prekur ne moral këta alamet hoxhallarësh, ne emrin e ngushëllimit luajnë me ndjenjat dhe varfërinë qe i ka kapluar ketë kategori të rinjsh duke ja prish edhe moralin në shtëpitë e tyre!!!
Me mijëra fëmijë të këtyre familjeve po mbesin pa baba. Fëmijët e tyre jetim po mbesin pa buke, ujë e kushte nëpër duart e huaj.
Merreni me mend këta "trima " luftojnë për Sirinë e nuk ju shkon mendja se e kemi frontin të hapur me Serbinë, Maqedoninë, Greqinë e Malin e Zi për të drejtat e shqiptarëve !!!