Edhe për vendin tonë
Shkruar nga Gani Qarri
Është hera e dytë që brenda disa muajsh me shqetësim të thellë dhe tronditje të pafund, njerëzimi merr lajmin e hidhur e të (pa)pritur mbi sulmet e përsëritura terroriste në Paris.
Madje, megjithëse sporti konsiderohet si ambasador i paqes dhe afrimit të njerëzve, shpërthimet e para u dëgjuan pikërisht pranë stadiumit Stade de France, dhe sipas njoftimeve më të reja, pati përpjekje që terroristët fillimisht të futeshin brenda stadiumit, për shkaktimin e një tragjedie të përmasave të mëdha mbi shikuesit e pafajshëm të të dy vendeve, aty ku po zhvillohej ndeshja miqësore ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.
Për masakrën më vdekjeprurëse të viteve të fundit në Evropë, përgjegjësin ashtu siç edhe pritej, pa vonuar, e mori mbi vete organizata terroriste IS.
Dy sulme brenda një viti, dy goditje nga më të rëndat në historinë më të re të një vendi evropian.
Dy tragjedi që tronditën kryeqendrën e demokracisë dhe simbolin e lirisë evropiane e më gjerë siç konsiderohet Parisi në kontinentin e vjetër.
Në një konferencë për shtyp, presidenti francez, Francois Holland deklaroi se ajo që ndodhi në Paris ishte një akt lufte ndaj dhe përgjigja do të jetë adekuate dhe e pamëshirshme ndaj terrorizmit dhe autorëve të tij.
Sulmet terroriste, pas akteve të fundit, nuk mbeten më fenomen i një vendi apo rajoni të vetëm, por përditë e më tepër ato po shndërrohen në problem global, ndaj popujt dhe qeveritë evropiane si dhe ato gjithandej rruzullit tokësor, duhet të jenë më syçelë dhe skajshmërisht vigjilente, në mënyrë që në asnjë vend të botës,të mos ndodhin as përsëriten më tragjedi të tilla.
Presidenti francez tha se ky ishte një akt i organizuar dhe planifikuara jashtë Francës, por me ndihmën e elementeve të brendshëm, ndodhi në zemër të Parisit.
Kjo dukuri fatkeqe, me shpejtësi marramendëse po shndërrohet në problem botëror dhe rrezik permanent për gjithë njerëzimin e pafajshëm kudo, ndaj jeta në paqe, askund më nuk është e sigurt!
Sipas prokurorit të Parisit François Molins, pjesëmarrës në sulm, ishin tri grupe të koordinuara terroristësh, të cilët aksionin kryesor e përqendruan në sallën e koncertit \"Bataclan\" ku nga breshëritë e kallashnikovëve të tyre mbetën të vrarë mbi 87 njerëz.
Përveç sallës në të cilën mbahej koncerti, të vrarë pati edhe në pesë pika tjera si bare dhe restorante frekuentuese në Paris.
Ndaj, numri i përgjithshëm i viktimave u tha të ketë arritur në rreth 130 veta, kurse të plagosur mbetën mbi 350 të tjerë, 100 prej të cilëve rëndë.
Kështu që presidenti deklaroi se nga udhëheqja shtetërore u vendos gjendja e jashtëzakonshme në gjithë vendin, ngrit niveli i sigurisë në shkallën më të lartë të gatishmërisë, dhe shpall tri ditë zie në shenjë pikëllimi për viktimat e terrorit.
Presidenti amerikan, Barack Obama, aktin terrorist e cilësoi si sulm ndaj të gjithë njerëzimit.
Kurse kryeministri britanik, David Cameron, shprehu solidaritetin e shtetit të tij me popullin francez.
Ndërsa, kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila me shumë mundime po përpiqet çdo ditë të bëjë të pamundurën,që ti akomodoj qindra mijëra refugjat nga Siria, Iraku dhe Afganistani, tha se sulmi nga terroristët ishte shprehje e urrejtjes ndaj lirisë.
Ditë zie u shpall edhe në Kosovë, ku shumë njerëz dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kujtuan viktimat e pafajshme dhe ndezën qirinj në nderim të jetës së tyre, ndërsa edhe Policia e Kosovës u vu në mbrojtje të Ambasadës së Francës në Prishtinë.
Një fatkeqësi e njëjtë apo e ngjashme, nëse kihet parasysh numri i imamëve vahabist, të cilët për mbi një dekadë me radhë veprojnë të lirë dhe pa asnjë kontroll shtetëror, shumë lehtë dhe shpejtë e papritur , mund të ndodhë edhe në Kosovë.
Ndaj organet kompetente të sigurisë së shtetit ,para se të vije deri te ndonjë tragjedi e tillë tmerruese edhe në vendin tonë, nuk mjafton vetëm të deklarohen se po mbajnë aktivitete të rregullta kundër terrorizmit, por të ndërmarrin sa më parë që të jetë e mundur, të gjitha masat e nevojshme praktike, për ruajtjen e rendit dhe jetës së qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.
Puna e parë që ato do duhej të bënin në këtë drejtim, është paralajmërimi i menjëhershëm me një vërejtje të hapur publike për të gjithë imamët e BIKU-ut, duke fillu nga Naim Tërnava e Shefqet Krasniqi, e deri te Enis Goga, e Irfan Salihu, që tu bëhet përfundimisht me dije, se emrat e njohur si nxitësit kryesor dhe më të mëdhenj të vahabizmit si dhe rrezikut permanent për terrorizëm në vendin tonë, do të mbahen përgjegjës dhe dënohen në mënyrën më të rëndë ligjore, për çfarëdo të keqe që mund të ndodhë në Kosovë nga nxënësit e tyre, të fryrë e stërngarkuar me ide vahabiste.
Të gjithë imamët antikombëtar që indoktrinuan pareshtur rinin tonë me ide terroriste dhe tash e mbi një dekadë, predikojnë lirshëm Vahabizëm
Shenja veprimi terrorist ka pasur edhe më herët në Kosovë, për çka para disa kohësh u burgosën mbi 40 imam për kërcënim dhe rrezikim xhihadist.
Ata, dërguan mësë paku rreth 300 të rinj shqiptar vetëm nga Kosova, në radhët e terroristëve islamik dhe tani luftojnë për ISIS, në Siri dhe Irak, kurse të tjerët që fatkeqësisht jo vetëm se janë prezent në Kosovë, mu ditën e tragjedisë në Parisë, bënë përpjekje edhe për djegien e një objekti alevit fetar në Pejë.
Kjo tentativë, nuk ishte vetëm një shenj simbolike e koordinimit të aksioneve terroriste, për t`ia bërë me dije opinionit të gjerë se ata ekzistojnë edhe në vendin tonë, por dëshmuan se janë aktiv dhe me shumë sukses kanë zënë vendet e policisë kriminale të Millosheviqit, qeveritë pasardhëse të të cilit, që nga pas lufta e këtej, financojnë fuqishëm dhe përmes imamve të shitur e antikombëtar, nxisin dhe zhvillojnë me sukses të pabesueshëm vahabizmin në Kosovë.
Pra, nga nxënës të tyre, natën e 13 nëntorit, u tentua të digjej një objekt i shenjtë fetar i njohur si xhamia e Gjylfatynit në Pejë, rast për të cilin edhe prokurori i çështjes deklaroi se ishte zjarr-vënie.
Këtu nuk është problemi thjeshtë vetëm i djegies së një objekti fetar, por fatkeqësia qëndron te fakti i ndezjes së ndonjë mini lufte sektare në rajon, për tu rritë e zgjeruar me kalimin e kohës në të gjithë Kosovën.
Kështu që, edhe pse në përmasë pakrahasimisht të vogël dhe krejt ndryshe nga sulmi tragjik terrorist në Paris, kjo përpjekje sado simbolike në dukje, edhe një herë vërteton aktivitetin e elementëve potencial terrorist, të cilët në çdo moment mund ta ndezin luftën vëllavrasëse dhe bëjnë jo vetëm atakimin e lirisë e të demokracisë së brishtë por përfundimisht ti shkatërrojnë vlerat qytetëruese të civilizimit njerëzor edhe në Kosovë.
E keqja ka të njëjtin emër dhe dhembje për të gjithë, ndaj, duke pasur parasysh numrin e viktimave dhe përmasat e tragjedisë në Paris, nuk është i mjaftueshëm vetëm solidarizimi me dhembjen e madhe që iu shkaktua popullit francez.
Ndaj, pas sulmeve të përgjakshme terroriste të së premtes së 13 nëntorit në Paris, organet kompetente shtetërore, duhet pa vonesë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme paraprake dhe rreptësishtë e në mënyrë urgjente të ndalojnë instrumentalizimin e fesë, për ndezjen e luftërave sektare nga persona që tanimë dihen, dhe përfundimisht të mbyllen xhamitë vahabiste gjithkund ku dihet se prodhohen xhihadist dhe ide terroriste, në mënyrë që ngjarje të tilla të liga e të dhembshme masive të mos të përsëriten e ndodhin më askund e as në vendin tonë të vogël të cilin edhe pas një lufte shekullore, me shumë mundi, gjak e sakrifica të panumërta, mezi arritëm ta çlirojmë, udhëheqim vet dhe jetojmë në të,-të lirë!.