Edhe një akuzë, apo - Sabri ik
Shkruar nga Gani Qarri
Kryeministri Thaçi dhe Kryetari i LDK-së Mustafa që nga java e kaluar janë barazuar për herë të parë, në një aspekt tjetër. Që të dy po hetohen nga drejtësia ndërkombëtare. E çfarë mund të presim, kur dy kandidatët për Kryeministër janë nën hetime! Ata sguxojnë të jenë as të dyshuar, lëre më fajtorë! "Kimete Berisha" Pjesë nga shkrimi "Kryeministrat nën hetime"!"gazeta ora" 22.3.2014
Po çfarë të thuhet për politikanët dhe udhëheqësit tjerë vendor, të cilët po i vure në shoshën popullore,shumica prej tyre,do veçohen si byku prej grurit,për bëmat dhe keqpërdorimet në postet që ushtrojnë.
Po të marrim qoftë edhe një shembull të vetëm,apo njërin nga politikanët më të vjetër dhe deputetin shumëvjeçar, "akademikun" dhe zëvendëskryetarin e parlamentit i cili mbajti poste për shumë vite dhe disa legjislatura politike si Sabri Hamiti, patjetër se do të dëshpërohemi jo vetëm me qëndrimin dhe sjelljet e tij, por edhe të shokëve që e rrethojnë, të cilët nuk mund të dallojnë shumë nga ai,derisa idhulli i tyre tanimë 64 vjeçar,është dëshmuar edhe si plagjiator "prominent",por megjithatë-ata ende e mbajnë në kryesi të partisë dhe pushtet.
Në biografinë e akademikut të "merituar" tek Wikipedia,mes tjerash shkruan se Sabri Hamiti u lind më 1950, në Dumnicë të Podujevës. Ai, thuhet se nga viti 1992 deri më 2010,u zgjodh gjashtë herë me radhë deputet në Kuvendin e Kosovës,ndërsa nga viti 2006 është edhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit.
Megjithëse ky "akademik" me nam, njihet si njeri konfliktuoz, plagjiator librash dhe përmbajtje fjalorësh të huaj, sidomos nga gjuha frënge si Diktionare Veronique Klauber, dhe fjalori serbisht, Recnik knjizevnih termina, jo vetëm kandidatura, por as sjellja e tij moralisht e pahijshme dhe ligjërisht e dënueshme, nuk u vu asnjëherë në diskutim e lëre më në dyshim apo pikëpyetje nga anëtarët dhe kryesia e partisë që i takon.
Për aq më keq, ai nuk është i vetmi keqpërdorues ligjesh, favoresh, titujsh dhe pozitash nga "kabilja" e klanit "hamiti",që mbanë poste të larta në parti,pushtet dhe kuvend. Përkundrazi pothuajse shumica e të afërmve të tij, kanë rehatuar vetveten në funksione të zgjedhura dhe postet më të lartat të mundshme me malverzime dhe pa meritë.
P.sh. të marrim Muhamet Hamitin,ai mbanë postin e ambasadorit në Londër,ambasador jorezident për Zelandë të re dhe Irlandë, për të cilin dyshohet poashtu se mori tituj dhe grada të pa arsyetuara shkencore duke fituar titullin Profesor "Doktor" pa asnjë punim autentik shkencor.
Në biografinë e tij në gjuhën angleze,mes tjerash thuhet:Profesor Doktor Muhamet Hamiti, është një Diplomat Kosovar dhe vije nga një familje "akademikësh"....Ai është ambasador i Republikës së Kosovës në Londër dhe ambasador jorezident për Zelandë të Re dhe Irlandë.
Në Gjuhën Angleze: He is ambassador of the Republic of Kosovo to London and non-resident Ambassador to New Zealand and Ireland.
Kurse sa i takon titullit të lart "Profesor Doktor" që zoti M.Hamiti mbanë,mbulohet me këto arsyetime:
"Ai është autor i një libri monografie në letërsinë angleze,një sërë esesh letrare, si dhe përkthimeve letrare nga dhe në anglisht". "Ai ka redaktuar dhe përkthyer në anglisht një numër të publikimeve që QIK ndërmori gjatë atyre viteve të luftës kosovare për liri dhe pavarësi"
Anglisht: "He is author of a monograph book on English literature,a range of literary essayes, as well as literary translations from and into English"..... "He edited and translated into English a number of publications that KIC undertook during those years of the Kosovar`s struggle for freedom and independence"
Se si dikush paska arrit të gradohet me titullin Profesor Doktor me një monografi në gjuhën angleze,disa ese dhe përkthime letrare apo edhe redaktim e përkthim të një numri publikimesh të QIK-ut, qofshin ato edhe gjatë luftës për liri e pavarësi, besoj se kjo nuk do koment dhe mund të ndodhë vetëm në Kosovë.
Urtak Hamiti,ish këshilltarë "ministror" në ambasadën e Kosovës në Kroaci,përndryshe djali i Sabri Hamitit i ashtuquajtur "Urtak" na doli shumë i "syrtë" i cili para sa kohësh, jo vetëm se u "rrëzua" dhe gati sa s`theu qafën për vete por gërvishti dhe dëmtoi edhe shumë makina pa asnjë arsye, vetëm pse ato "qëlluan" në vendet e parapara për parkimin e tyre,skaj rrugës kryesore të Zagrebit. Madje ai përpak sa nuk shkaktoi edhe vdekje kalimtarësh të pafajshëm, nga sorollatjet e tij në gjendje të dehur,duke e menduar gabimisht kryeqytetin kroat për Prishtinën të cilën e "keq"udhëhiqnin bashkëfamiljarët dhe "akraballëku" i hamitit, derisa e ndaloi policia vendore e ftuar me urgjencë nga njerëzit të cilëve ai ua rrezikonte jetën.
Për këtë rast ,atëbotë portali "indeksonline" do të shkruante:
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë. "indeksonline" E premte, 02 Gusht 2013.
Sami Hamiti, kushëriri i Sabriut dhe kryesues i Asamblesë komunale në Prishtinë,kryetar i degës së IV,dhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-s, poashtu për një kohë bukur të gjatë, kaloi dyerve të burgjeve dhe gjykatave vendore, që nga shtatori i vitit 2012,për korrupsion dhe keqpërdorime të cilat njëherë për një herë si duket u ndërprenë, kurse bashkëshortja e tij,Valbona Hamiti punon në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë.
Gazeta "Kosova Sot" para do kohësh, përveç tjerash do të shkruante: "Klani Hamiti ndëshkohet me vota".Dega e Katërt e LDK-së, ku bëjnë pjesë lagjet Dardani, Ulpianë, Emshir dhe Bregu i Diellit dështoi në zgjedhjet lokale. Qytetarët e kanë ndëshkuar dhe dënuar klanin Hamiti, siç e quajnë ata, për ti dhënë goditje njëherësh edhe kreut të LDK-së, apo kryetarit të Komunës, Isa Mustafa, i cili së bashku me Hamitin mbajnë mbi supe përgjegjësinë për shkatërrimin e qytetit për interesa personale. (E marte 5 Nëntor 2013, KOSOVA SOT)
Naim Hamiti, (1963), djali i xhaxhait të Sabri Hamitit dhe shofer personal i Sabriut,sipas lajmeve në media,para një kohe afër Nishit në Serbi, u kap nga policia serbe duke transportuar drogë apo lëndë narkotike,sipas shprehjeve më të zbutura bashkëkohore.
Më 26 qershor 2008 në motel Rado në komunën e Kurshumlisë, në anën e majtë të rrugës kryesore Kurshumli-Nish gjatë përpjekjes për rishitje të substancave narkotike, janë arrestuar ai bashkë me Aziz Hamiti (1970),Dumnicë e Poshtme, Besianë me banim në Prishtinë,.....
Sabri Hamiti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), arrestimin e shoferit të tij, Naim Hamiti, në Nish të Serbisë gjatë shkëmbimit të një paketimi me substanca narkotike me sasi prej 527.32 gram,në vend se ta sqaronte ,doli dhe e quajti fushatë mediale ndaj tij. "KOSOVAPRESS" E MARTË, 08 KORRIK 2008
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto,Sabri Hamiti duke përfituar nga tituj e poste të arritura përmes mashtrimit dhe shkallëve galopante të plagjiaturës, për të cilat ende nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi, ndëshkuar e as qortuar publikisht, lëndoi rëndë edhe letrar të njohur si dhe figura të larta kombëtare të cilët u ngritën në piedestal me punën, dijen dhe mundin e tyre si Fan Nolin dhe Ismail Kadare.
Sipas Agim Vincës, Sabri Hamiti si autor i librit "Letërsia moderne shqipe", tekst mësimor për shkollat e mesme, i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe i botuar e ribotuar disa herë nga shtëpia botuese Libri Shkollor në Prishtinë,në një shkrim të botuar në të përjavshmen kulturore "RILINDASI", ngrit probleme të paqena dhe bënë vlerësime të paqëndrueshme duke shkruar se Noli e mësoi shqipen nga Albania e Konicës.
Këtë pohim, sipas Vincës, Sabri Hamiti ia veshë Nolit,pa asnjë argument dhe pa e dhënë burimin se ku e gjet, kur dihet se Noli ishte fëmijë i prindërve shqiptar, të cilët nuk përdornin gjuhë tjetër në shtëpi dhe as në lutjet e tyre fetare.(SHQIPTARJA 11 QERSHOR 2012,Studim i Agim Vincës)
Noli ishte ai i cili shkroi poezitë më të bukura për kombin, atdheun dhe heronjtë e tij. Ishte ndër intelektualët më të mëdhenj të kohës dhe njeriu që për herë të parë në historinë e kombit tonë,krijoi Kishën Autoqefale Shqiptare.
Por,Sabri Hamiti nuk u ndal me kaq,dhe sado që për të gjallë të Ibrahim Rugovës,ai nuk guxoi kurrë ta atakonte Ismail Kadarenë, pas vdekjes së tij, ai u ndje aq i trimëruar sa që filloi sulmet edhe ndaj ikonës së letrave shqipe,në vija të ngjashme me akuzat serbe,kundër veprës dhe qëndrimit kombëtar të Kadaresë.
Si rast konkret përmendet libri Krushqit janë të ngrirë vepër në të cilën Kadare në mënyrë artistike përshkruan ngjarjet e vitit 1981,e cila mbeti dëshmia më autentike letrare mbi krimet sllave ndaj shqiptarëve, që ndodhnin në mes të Evropës, botuar më 1983 dhe përkthyer fillimisht në anglisht e frëngjisht e më vonë edhe në shumë gjuhë tjera të botës.
Mjerisht ky libër nuk u kritikua vetëm nga serbët por edhe nga "akademiku" Sabri Hamiti i cili pa asnjë arsye,veprën Krushqit janë të ngrirë, njëjtë si Vuk Drashkoviçi, e quan libër të pavlerë.
Athua përse vepron Sabri Hamiti kështu, apo vetëm pse vepra e Kadaresë nuk përmban plagjiaturë, të cilën Sabriu vazhdon ta kuptoj si "vlerë" (g.q)
Është plotësisht i kuptueshëm qëndrimi i Drashkoviçit, si avokat i krimit serb, por i pakuptueshëm mbetet qëndrimi i akademikut Sabri Hamitit i cili menjëherë pas vdekjes së Doktor I.Rugovës, njëjtë si Lubonja, Trebeshina e ndonjë tjetër të cilët pas rrëzimit të komunizmit, në vend se të merreshin me dënimin e krimeve të regjimit, filluan fushatën kundër Kadaresë, shkruan ndër të tjera (Ndriçim Kulla, në artikullin me titull "Sabri Hamiti priti vdekjen e Rugovës për ta sulmuar Kadarenë" Publikuar më 17.11.2013 | Gazeta "Shekulli")
Edhe nëse delegimi i përfaqësuesve të tillë vendoset nga "partia" ashtu siç dinë vetëm partitë shqiptare të bëjnë, vërtetë është mëkat që sot e kësaj dite njerëz si këta me miq dhe jaranë të mbajnë ende poste dhe udhëheqin mbi një popull të shumëvuajtur si ky i yni.
Për të gjitha sa ndodhin në Kosovë,sot me të drejtë secili pyet veten a thua a ka ende shqiptar që nuk ndjejnë neveri dhe zemërim ndaj uzurpatorëve që kanë kthyer në koloni të tyre ente ,parti e institucione duke i mbajtur ato të kolonizuara për interesa të ngushta vetjake, dhe terrorizuar një popull të tërë.
Ndaj edhe shkrimtari dhe publicisti i nderuar nga Prishtina z.G. Mehmetaj ndër të tjera shkruan....mendoj se është një pjesë e kryesisë së kësaj partie pra e Lidhjes Demokratike të Kosovës që e ka mbërthyer korrupsioni e flirti i rrezikshëm me biznesmenë të korruptuar të vendit e të rajonit. Gani Mehmetaj "Përgjigje z.Kristo Zharkaliut":... "Standardinfo" 21.03.2014.
Sado që njerëz të tillë e kanë të vështirë ballafaqimin me fakte dhe argumente,mjerisht sot Kosovës vdekja i vije nga njerëz të tillë, nga pushtetar, funksionar, ambasador, parlamentar, "akademik" e profesor-"doktor" gjynahqar,të cilët sundojnë pa skrupull, nënçmojnë e fyejnë rëndë dhe në mënyrën më të ulët,me pasoja për shumë gjenerata bashkëkombësish, tash dhe në të ardhmen.
Deri kur do ta shfrytëzojnë këtë vend, njerëz të tillë për të fituar tituj të rrejshëm,ngritur pa të drejtë në pushtet dhe uzurpuar pozita përmes klaneve,të cilat pastaj nuk duan ti lëshojnë për jetë, deri në vdekje.
Mjerisht zhgënjimi në monografinë e familjes Hamiti irritoi tej mase shqiptarët e të gjitha trojeve,kur ata para disa kohësh, të shokuar morën vesh lajmin e hidhur se akademiku i tyre i "nderuar" qenka edhe një plagjiator i paskrupull i jo vetëm disa rreshtave apo ndonjë faqe të përzgjedhur por i një libri komplet frëngjisht për zhvillimin e temave në emër të tij,si : "Krahasimi i teksteve" dhe "Motivi" përvetësuar nga Diktionare Veronique Klauber , si dhe për temën," shpjegimi i universales tek tekstet" , "huazuar" nga fjalori serbisht, Recnik knjizevnih termina f.801)
Profesor Doktor Sali Bytyqi, shkruan: Deri më tani Sabri Hamiti është autor i tri teorive-plagjiatura, të cilat në mënyrë të dhunshme i inkuadron në studimin e letërsisë shqiptare dhe i një teorie, të cilën e ka nxjerrë nga një poezi e tij (Bioletra).
Ndër zhgënjimet e mia me veprën e S. Hamitit, shkruan ai më tej, ishte zbulimi i plagjiaturës në librin e tij "Tematologjia", botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për të cilën Tirana zyrtare ia ndau Penën e Argjendtë për vitin 2005, si vepra më e mirë kritike në nivel kombëtar! Prof. Dr. Sali Bytyqi, " Tri dëshmi që vërtetojnë se Sabri Hamiti është plagjiator " 29.01.2014 "standardi.info"
Plagjiatura nuk dëmton rëndë vetëm autorin autentik të shkrimeve,por edhe nxënësit, studentët, letërsinë, shkencën, trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Njerëz të tillë në kryesitë e partive opozitare, frikësojnë një popull të tërë, më tepër nga opozita, sesa nga pozita keq-udhëheqëse në pushtet.
Persona si këta, nuk dëmtojnë vetëm partinë por të gjithë banorët, duke lënë vendin pa opozitë serioze,penguar ndryshimet progresive si dhe dëmtuar rëndë prosperitetin e shtetit dhe kombit në përgjithësi. Ndaj lind pyetja e domosdoshme se kujt i shërbejnë dhe bëjnë nderë qëndrimi apo mbajtja edhe më tej e këtyre njerëzve në udhëheqje partiake dhe shtetërore?!
Mjerisht Kosovës,në kohët moderne- "vdekja" i vije nga njerëz të njohur për keqpërdorime dhe kuadro të vjetruara e të stërngarkuara me shumë "gjynahe" dhe vepra penale të gjykuara e të pa gjykuara që herët a vonë patjetër do të dalin para drejtësisë.
Ndaj se a do të ik vet Sabri Hamiti dhe ndonjëri nga bashkëveprimtarët e tij si Eqrem Kryeziu etj, të kthyer në pengesë të ecjes dhe përparimit, apo karriera e tyre do të përfundoj pas ngritjes së aktakuzave të pritshme për keqpërdorime dhe protesta nga njerëzit e frustëruar, tani për tani kjo nuk është e sigurt dhe mbetet të shihet në të ardhmen,megjithëse do të ishte më mirë që ata vet të mos e qonin punën deri aty dhe ta lironin këtë vend dhe popull nga vështirësitë që u krijuan me bëmat e tyre të "bujshme" për shumë vite.