25 Dhjetor 2024

Edhe ne jemi Amerikë, z. Reeker

Shkruar nga Gani Qarri

Edhe ne jemi Amerikë, ani pse nuk kemi shtetësi dhe pasaporta amerikane, ne jemi populli më pro-amerikan-në Ballkan e Evropë,dhe i duam SHBA-të, sa vet banorët e vërtetë e dashamirës të saj.

Megjithatë në vendin tonë të vogël,larg Amerikës dhe pa vëlla të madh pranë,këto ditë zhvillohet si në ëndërr,çdo gjë në mënyrë jotransparente, me shumë fshehtësi për opinionin dhe në formë imponimi gati gjysmë ilegal,pa u ditur mirë përmbajtja as hollësitë e përfituesve të mundshëm nga një projektligj i propozuar për amnistin e  personave që kan kryer krime,miratimi i të cilit kërkohet nga ne.

Presionit për miratim,kohët e fundi i është shtuar edhe një trysni më tepër,si ajo e z.Reeker , një zëvendësi \"të plotfuqishëm\"  të një zëvendës-ministri tjetër nga SHBA, i cili gjithë fuqinë e tij, ka zgjedhur ta zbarkoj mbi shpinën e bërë varr të Kosovës,nga kompromiset e pafund, ani-pse ajo edhe tek ai si amerikan-shihte një fije shprese.

Por,derisa në njërën anë paralajmërohet se Projektligji për Amnisti,në ditët që vijnë pritet të shqyrtohet edhe një herë në Kuvendin e Kosovës, për miratimin e të cilit duhen dy të tretat e votave të deputetëve, shoqëritë civile  kanë nisur një aksion për nënshkrimin e një peticioni, kundër këtij projektligji.

Megjithëse kohë më parë,marrëveshja me Serbinë qe miratuar nga Kuvendi i Kosovës,asnjëherë nuk u tha saktë dhe qartë,se përse na doli tani kaq i domosdoshëm edhe ky Projektligj i famshëm, dhe cilët janë keqbërësit potencial,përveç kriminelëve serb në veri,që mund të përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga kjo Amnisti të cilën bëhet presion që ta miratojnë shqiptarët.

Ndaj, pas refuzimit në mbledhjen e fundit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës,besoj se me të drejtë shoqëria civile shprehet e vendosur në përdorimin e të gjitha mjeteve demokratike për kundërshtimin e serishëm të tij,për ç`shkak, KIPRED më 8 Korrik të vitit 2013,në mënyrë simbolike zgjodhi orën 11:55, si kohë (e fundit 5 minuta para orës 12-të) për nisjen e nënshkrimit të një peticioni gjithëpopullor.

Organizimi i mbledhjes së nënshkrimeve,para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,pranë sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, me gjithë trysnit publike të Reekeri-t,dhe thirrjeve të tij \"trishtuese\", se kundërshtuesit e marrëveshjes me Serbinë dhe projektligjit për amnisti, sipas tij- na qenkan edhe kundër Amerikës, vazhdon pa reshtur.

Madje ato nuk u ndalën as sot,për kundër thirrjes së përsëritur nga ai për miratimin e amnistisë,me shpjegimin e pakuptueshëm se gjoja edhe deputetët që herën e kaluar,kanë votuar kundër amnistisë e cila liron shumicën e kriminelëve nga përgjegjësia “qenkan të painformuar si duhet” dhe nuk e paskan lexuar mirë projektligjin e paraqitur.

Edhe nëse kjo apo ndonjë marrëveshje tjetër me Serbinë, mund të konsiderohen të shenjta nga z.Reeker,nëse para vendorëve,ai nuk i bënë të njohura arsyet, nuk donë të thotë-patjetër, se edhe nga shqiptarët ajo duhet të pranohet si e tillë,ngase kompromiset janë tonat dhe për çdo devijim të mundshëm, dhembjet i ndjejmë ne.

Një amnisti e tillë e pa shoshitur mirë dhe si duhet, më tepër dëmton sesa ndihmon Kosovën, zbehë perspektivën e banorëve shumicë dhe kërcënon të ardhmen e tyre.

Ndaj është e pakuptueshme se si z.Reeker, vetëm pse atij i pëlqyeka ky projektligj,kërkon nga ne të bëjmë \"vetëvrasje\" kolektive,me miratimin e amnistisë për lirimin nga çdo lloj përgjegjësie penale dhe juridike, të cilit do vrasës dhe kriminel serb a shqiptar,sipas detyrimit-le ose merr, me arsyetimin banal se kush është kundër marrëveshjes me Serbinë- qenka edhe kundër Amerikës.

Jo zotëri Reeker,kjo nuk është e vërtetë. Dashurinë e shqiptarëve ndaj Amerikës nuk provoi t`a kushtëzoj askush, deri më tani, ndaj as ju nuk keni të drejtë të silleni kështu,edhe nëse  Kosova nuk mund ti aprovoj \"bash\" të gjitha projektligjet dhe marrëveshjet me Serbinë.

Kushtëzime të tilla nuk \"pijnë ujë\" edhe për arsyen se ka jo pak politikan të lart amerikan të cilët i kundërshtojnë hapur marrëveshjet e tilla me shtetin serb, ndaj lëreni trysnit, dhe kthejuni arsyes,para se ti akuzoni edhe ata si keqdashës të Amerikës.

Përndryshe, është e vetëkuptueshme se dashuria e Kosovës së vogël ndaj Amerikës së madhe, nuk mund tu dedikohet njerëzve,të cilët i vejnë kushtëzime popullit të saj që kurrë nuk pushtoi as rrezikoi askënd,por nga ai edhe në vend të vet, pa të drejtë kërkohen kompromise të mëdha e të njëpasnjëshme të cilat,shihet se janë bërë të tepruara dhe nuk mund ti qojë, pa u rrëzuar edhe vet për tokë.

Trysnia juaj-këtë herë bëhet në adresë të gabuar ndaj ajo edhe do të kundërshtohet, e nëse megjithatë ju mendoni se shqiptarët mund të qajnë,sepse mjaftuaka që ju të kënaquni dhe qesheni për ne,kjo sjellje është e padrejtë, nuk është e denjë as e pranueshme për një popull qoftë ai edhe i vogël dhe me halle të mëdha- si ky i yni zotëri.

Më në fund, duhet edhe Ju ta kuptoni se lëshimet e njëanshme të cilat edhe për hir tuaj, i ka bërë Kosova deri më tani - mjaftojnë. Ato duhet ta kenë një kufi.

Është koha të na kuptojnë të gjithë,përfshi edhe juve z.Reeker, se ne nuk mund të pranojmë miratimin e amnistisë edhe në rastet kur rrezikojmë vendin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë,kur dihet se me miratimin tuaj, qeveria mban sot e sa vite në pozita udhëheqëse, njerëz të korruptuar dhe të përfshirë në afera të ndryshme kundërligjore, të cilët u pasuruan vet për ta varfëruar deri në fund Kosovën dhe vrarë ardhmërinë e saj. Ku jeni ju? Pse heshtni para këtyre fakteve?!.

Ju edhe në këtë drejtim duhet të jeni të pakompromis dhe të ngritni zërin fort dhe si duhet,si kundër dukurive negative edhe kundër keqpërdoruesve të njohur për ju dhe DASH,i cili na bën me dije edhe neve se cilët persona apo grupe, po shkatërrojnë vendin tonë, e jo të mjaftoheni vetëm me atë, që ata nga halli i tyre personal,t`u shërbejnë juve pa kundërshtime, duke pranuar marrëveshje dhe miratuar projektligje e amnisti, edhe në dëm të vendit, sipas diktimeve të Serbisë.

Nëse nuk pushojnë trysnitë e tilla të papresedan për lidhje të detyruara marrëveshjesh pa fund dhe miratim projektligjesh e amnistish edhe për kriminel serb e shqiptar, përmbajtjet e të cilave për popullin shumicë vazhdojnë të mbeten të panjohura,  ndoshta në një të ardhme të afërt, Hashim Thaqi do të vihet para aktit të kryer, dhe detyrohet ta ulë poshtë gishtin e madh, e në vend të shprehjes,\"Krenohuni me Kosovën\", t`ua ngritë lartë shqiptarëve gishtin e mesëm,dhe përshëndes me parullën, \"krenohu me Serbinë\", kundër së cilës ne sikur luftuam dhe menduam se u çliruam njëherë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)