25 Dhjetor 2024

Edhe Kosova ka kushte për të hy në BE nga Gjermania

Shkruar nga Mr.sc. Blerim Burjani

Se politika e jonë është krejtësisht e varur nga politika ndërkombëtare nuk është më asgjë e re. Krejt gjerat janë të qarta. Nëse duhet të mbajmë zgjedhje në dimër bon në dimër. Normal po që se është vullnet i politikës ndërkombëtare.

Kjo rezulton te jetë sukses i bashkësisë ndërkombëtare nën moton kush dëgjon “hanë dardha të buta”, kështu politika e Kosovës dhe ajo e Beogradit duhet të dëgjojë, patjetër koha është që të binden dy palët se ekziston një supremaci evendimmarrjes në Bruksel dhe në Uashington ku agjenda është shumë e qartë, atje bëhet politika, këtu duhet të zbatohet. Kjo duket mjaft impresionuese, duket se edhe s’ka tjetër rrugë vetëm për të dëgjuar fuqitë e mëdha politike ndërkombëtare.

BE menaxhon krizën ne relacionet Kosovë-Serbi

 Kjo dëshmon se Kosova dhe Serbia janë shtete të vogla dhe se fati i tyre është në duart e BE dhe SHBA. Kjo është pozitive në të kundërtën politika ngatërrimtare ballkanike s’do te kishte të ndalur asnjëherë, gjithmonë do të nxjerrin diçka nga “mangët e xhemperit “, për të gjet alibi të mosdëgjimit.

Duket mjaft serioze politika evropiane ndaj ballkanik ,më në fund BE dhe SHBA po arrin Serbin ngadalë dhe sigurt ta vendosin ne” tutelën e saj”.

Nuk mund të” bëhet gjithçka “, duhet parë më larg strategjinë e zhvillimit evropian. BE nuk ka kohë shumë të merret me grackat ballkanike, ajo ka një synim të qartë të saj të shkojë drejt zhvillimeve integrative evropiane.

Në këtë rrugë nuk ka vend për ata që tregojnë se janë më të mëdhenj se “Evropa” dhe BE, duhet të pajtohen me objektivat strategjike të saj për të përfituar dhe larguar nga varfëria ekstreme që i kanoset Serbisë dhe shtetit të Kosovës.

Kosova më shumë problem ekonomike sociale dhe shëndetësore vazhdon të prij në agjendën e BE ,përveç këtyre temave është tema e korrupsionit dhe temat e qeverisjes së dobët dhe shumë vështirësi tjera që preokupojnë BE kur flitet për Kosovën.

Politika gjermane rreth BE dhe relacionet me Kosovën dhe Serbinë

 Kosova në agjendën evropiane njihet me disa tema ekonomike të interesit disa tema si atë transportit dhe telekomunikimit dhe minierave, BE vazhdon nga Kosova të kërkojë maksimumin e zhvillimit të saj, asaj pra vendit tonë i është caktuar edhe një detyrë mjaft e rëndë që të luftoj korrupsionin dhe ti largojë të gjithë figurat publike të implikuar në disa raste te paligjshme, nëse dëshiron të ec më tutje.

Hapin e parë BE e bëri, Kosova fillon me MSA ndërsa Serbia fillon anëtarësimin, por të dy palët kanë rrugë të gjatë në këtë agjendë , për disa zyrtar evropian Serbia dhe Kosova duhet te ecin nëpër “ Saharë” edhe pa ujë nëse dëshiron të gjejnë strehim dhe zhvillim ekonomik në Evropë në të kundërtën do të mbetën duke kërkuar “ujë në shkretëtirën e Saharës”.

Gjermania ka vënë kushte të rrepta për Serbinë, e njëra prej atyre të patejkalueshme, sipas saj do te jetë njohja e Kosovës shtet, këtë Serbia duhet ta bëjë , s’ka për të shkuar larg paralajmërojnë politikanët gjerman.

Nuk do të tolerohen barsoletat mistike dhe legjendave të pa ekzistueshme serbe, kjo është fundi I këtyre barsoletave serbe. Përderisa vendit tonë  iu kanë parashtrua kushte gjithashtu kushte të rënda për të mposht korrupsionin për të vënë në binare zhvillimin ekonomik , drejtësinë e cila u bërë monotoni në BE duke u përmend për procese negative.

S’ka më , tash duhet punuar në mënyrë energjike. Ishte qesharake në Forumin 2015 ku disa politikan te rinj që nuk marrin shumë vesh por pretendojnë të dinë shumë të kritikojnë EULEX, po harrojnë së këtë mision vet është kërkuar nga Kosova më saktësisht disa politikanë tanë, të cilët tash e quajnë disa të tjerë si dështim por natyrisht për këtë nuk kanë alternativë tjetër të zot nuk janë vet të luftojnë korrupsionin por dinë dhe të arsyetohen se nuk janë në pushtet, por dinë të kritikojnë e të flasin “fjalë të mëdha”, përderisa te tjerët heshtin e BE është e qartë pseudo-politika, dobësitë me rendin e ligjit duhet te iu vjen fundi , nuk ka arsyetime tjera jo nuk mundemi për këtë qytetarët kanë dhënë mandatin tyre.

Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës  dhe Serbisë

Nuk do te ketë përkrahje nga BE dhe SHBA për këto dy vende Kosova dhe Serbia po që se nuk I normalizojnë relacionet ndërmjet veti dhe nuk e luftojnë korrupsionin.

Po mirë disa nuk flasin dhe mbajnë fshehtë e disa nuk tregojnë se shumë shpejt edhe Kosovës nga shteti gjerman do ti bëjë të qartë metodologjinë se si duhet punuar për hy në BE , andaj nuk është mirë as ne shumë të qeshemi me atë çka po i ndodhë Serbisë, ajo duhet te njohë Kosovën shtet në këtë rrugë e Kosova duhet të ofrojë qeverisje efektive pa korrupsion dhe me rezultate konkrete për të dëshmuar përkushtimin, kjo e fundit aspak e lehtë për pozitën dhe as për opozitën në Kosovë , andaj rruga jonë drejt Evropës ka çmimin e vet.

Kështu duhet bërë gati për të gjet metoda e rrugë më të lehta që Kosova te ketë një qeverisje efektive dhe funksionale të rendit dhe ligjit. Kosova ka disa edhe obligime të brendshme dihet për të vënë në binare zhvillimin e ekonomik, rregulloje problemet sociale dhe ikjen e të rinjve nga Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)