Edhe heshtja është pajtim me të keqen
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Kur Kosova gjendet në "udhëkryq", për shumë çështje, dhe kur me se tepërmi ka nevojë qëInstitucionet, por edhe personat me ndikim dhe autoritet të japinkontributin e tyre për të tejkaluar shumë probleme që me urgjencëkërkojnë zgjidhje, fatkeqësisht, nuk ka lëvizje e as iniciativakonkrete për tejkalimin, apo për të hapur debat konstruktiv me të vetminqëllim qe gjithë këto të këqija t\'i tejkalojmë, me sa me pak pasoja,apo nga gjithë këto te këqija, te zgjedhim atë, që është, me pak e dëmshme.
Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, rasti i pronaveme Patriarkanen e Pejës, rasti radikalizmit islam, rasti i Asociacionittë komunave serbe, janë tema që domosdo do të mund t\'i amortizonte\"përkatësisht, të ventilonte në mase të madhe energjinë negative të akumuluar tek një pjesë e madhe e popullatës.
Po të kishte ide,hapje debati, vlerësime shkencore e konstruktive, argumentime, apele esygjerime, nga ata qe bartin bagazhe pozitive, kuptohet, pa animepolitike, pa ofendime e kërcenim,... situata nuk do te vinte në piken e\"vlimit\".
Në veçanti Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovëssi kupola e dijes dhe shkences, do ishte e udhes, edhe pse me vonese,por me mirë vonë se kurr që te deklarohej rreth këtyre çështjeve te lartcekura.
Paralajmërimet ogurzeza, qe për momentin, janë vetëmdeklarata, mund te ndodhin e kuptohet, përgjegjësia kryesore bie edhembi njerëzit qe kanë zënë pozita edhe në ketë Institucion, qe ka kohe,qe nuk i është, dëgjuar zëri!!!!