E vërteta për kufijtë e jashtëm të Kosovës

Shkruar nga Xhevat Bislimi
(Sipas shpjegimit dhe logjikes se fakteve që di unë...)
Përcaktimii kufijve të jashtëm të Kosovës (tash Republika e Kosovës) ka ngjallurdebate, polemika dhe kundërthënie të papara në shoqërinë e Kosovësshqiptare si rrallëherë me parë.
Ndarja e shoqërisë sonë ështëthelluar sa s\'ka me rreth kufirit me Malin e Zi. Para përcaktimit tekufirit me Malin e Zi ishte bere edhe \"vizatimi\" i kufirit me Maqedoninëshqiptare.
Vetëm komuna e Vitisë me qytetaret e saj patreaguar, kundërshtuar e protestuar deri në Kuvendin e Kosovës. Kaçanikudhe Sharri kishin heshtur!!
Atëherë kishte edhe njëfarë\"rrebelimi\" nga qytetaret e Vitisë kundër asaj vije kufitare qe ishteparapare sipas komisionit te Murat Mehes (Qeverise dhe UNMIK-ut)! Marrëveshja për kufirin me Maqedoninë ishte \"ratifikuar\" edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-se!
Çështja u politizua dheproblematizua skajshëm. Maqedonia, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës udetyruan ta rishikonin vijen kufitare me Maqedonine pergjate komunes seVitise ne te mire te Kosovës. I njejti problem po shfaqet edhe me vijënkufitare me Serbine! (E verteta e dhimbshme eshte se gjithe keta kufijkalojne mes per mes tokave shqiptare te Shqiperise se pushtuar!!)
HashimThaci, zevendeskryeminister i Isa Mustafes dhe \"arkitekt\" imarrevesshjes kufitare me Malin e Zi, pasi u ndeze mire e mire debatideklaroi dy-tri here publikisht se \"vija kufitare me Malin e Zi eshtepercaktuar sipas hartave te NATO-s e jo sipas hartave te Jugosllavise\"!!Ketu edhe fshihet lepuri!
Kam nje shok (I. B.) qe eshte interesuar shume dhe ka hulumtuar rreth kesaj ceshtjeje te nxehte.
Aipaska hyre ne nje websajt ku qenkan te gjitha hartate e botes dhe epaska gjetur nje harte me kufijte e jashtem te Kosoves sipasmarreveshjes se Kumanoves.
Dhe, kufijte e Kosoves, sipas kesajharte, po perputhen plotesisht me kufijte e miratuar nga komisioni iMurat Mehes me Maqedonine dhe me Malin e Zi! Madje, edhe kufiri meSerbine, sipas kufirit qe po ndjek xhandarmeria serbe ne Karaceve epergjate gjithe kufirit te Serbise me Kosoven, po perputhet me keteharte te marreveshjes se Kumanoves!!
Pra, Qeveria e Kosoves, kjodhe ato para kesaj, nuk e kane kundershtuar asnjehere kete \"kafshim\" teri te Kosoves shqiptare me marreveshjen e Kumanoves dhe nuk po ekundershtojne as sot!!
Komisioni i Murat Mehes vec po imiraton-legalizon dhe vulose kufijte e percaktuar me kete marreveshjedhe pranimin e tyre nga institucionet (para)shteterore te Kosoves!! Ketete vertete nuk ia kane thene asnjehere popullit te tyre kreret vazalete politikes ne Kosove!
Kjo e vertete e turpshme eshte mbajtur efshehur! Deklarata e Hashim Thacit, e dhene nen nje presion tejashtezakonshem politik e qytetar pas protestave te fuqishme, se\"percaktimi i vijes kufitare me Malin e Zi eshte bere me harta teNATO-s\" e konfirmon te verteten qe po e them.
Eshte fakt seprojektmarreveshja e Kumanoves, bashke me kufijte e parapare, para se tenenshkruheje u eshte derguar per komente, sugjerime e vrejtje tre\"krereve\" te politikes se atehershme (perfaqesuese ne Rambuje): HashimThacit, Ibrahim Rugoves dhe Rexhep Qosjes.
Por, me sa di une dheme sa dihet nga te tjeret, asnjeri prej tyre nuk kishte patur kohe perta shikuar ate marreveshje (lere me per ta analizuar) dhe per t\'i berekomentet, sugjerimet apo vrejtjet e tyre!!
Ne fund po tregojedhe cfare kishte thene Rugova ne nje takim me kryetarin dhezevendeskryetarin e komunes se Vitise per ceshtjen e kufirit meMaqedonine... Kryetari dhe nenkryetari i komunes se Vitise po ankoheshinte Rugova se si Maqedonia po ia merr Vitise 2500 hektare toke, etj.
Ai,sipas Samet Dalipit dhe Nexhmedin Arifit (kryetar dhe nenkryetarkomune) u kishte thene shume i qete, duke ngritur krahun dhe duke hapur eduke mbyllur doren se \"na i merr Maqedonia e do na i marrin edhe pakandej, pak kendej...\"!
Edhe kjo deshmi tregon se edhe Rugova asokohe e dinte se kufijte e jashtem te Kosoves do te percaktohen sipashartave te NATO-s (marreveshjes se Kumanoves!) me te cilen ishin pajtuarHashimi e Rugova (sidomos), prandaj nuk kishin \"fuqi\" tekundershtonin!!
E mbani mend se edhe ushtaret e KFOR-it qe nefillim nuk ishin vendosur ne kufijte e \"vjeter\" te Kosoves, por kudobrenda atyre kufijve me nga dy e tri kilometra!! Te pakten mua, dukepatur parasysh keto fakte, me duket plotesisht e qarte puna e kufijve te\"rinj\" te Kosoves dhe loja me ta...
Shqiptaret vazhdojne tepaguajne ne token e tyre dhe me tokate e tyre deri sa te mos bashkohenper ta (ri)bashkuar Shqiperine...
Vetem atehere do te mund te \"kolliteshin\" ne shtepin-atdheun e tyre nje e te pandare...
Deriateher kufijte qe kalojne kudo mepermes tokave te Shqiperise do tekonsiderohen nga Fuqite e Medha dhe nga perfaqesuesit e tyre, por edhenga vazalet e tyre kombmohues ne Kosove me te (pa)drejte si \"kufijshekullor\"!!