24 Dhjetor 2024

E mjera Shqipëri, larg je nga kjo demokraci

Shkruar nga Adrian Z. Kamberi

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët” ~ Faik Konica. Kjo thënjë e Konicës vazhdon të jetë edhe sot, e fatkeqësisht do të vazhdoj edhe në të ardhmen e largët.

Shqipëria edhe njëherë tregoj pa pjekurin politike të saj, fushata zgjedhore ne Shqipëri ishte e pashembullt për të keq, politikanet edhe njëherë treguan papjekurin dhe një fjalorë të rrugëve, të shoqëruar me plot fjale banale, kërcënime dhe gjithçka çka ju vinte në mendje dilte nga goja e tyre.

Ata nuk paraqiten ndonjë plane të mirëfillti zhvillimore dhe integrues për Shqipërinë 100 vjet të pavarur dhe të katandisur në një rrugë pa krye, por vetëm akuzonin njeri-tjetrin. Treguan edhe njëherë se dy shqiptar nuk mund ti besh bashkë, duhet vetëm një i huaj të jete mbi ne.

Ata filluan furishëm fushatën skaj me skaj Shqipëri duke kërkuar votën, tek ishte shoqëruar edhe me shpenzimet marramendësen, saçe edhe helikopter përdoren dhe të njëjtën kohe akuzonin për varfëri dhe nuk bënë asnjë gjest human gjate kësaj fushate të paktën njëherë ti thonë qytetarit shqiptar se ja ne kujdesem për ju, duke e dërguar në pa zgjidhje edhe njëherë votuesin. Të cilët duhet të vendosin ne mes të këqijave, të keqen me të mirë.

Edhe mediet Shqiptare të cilat duhet të qëndrojnë të paanshme dhe të informojnë drejt shikuesit, dëgjuesit dhe lexuesit e tyre ishin të ndara në dy tabore  të djathtë dhe të majte.

Edhe tek mediet asgjë tjetër nuk mund të shihje përveç reklamave, emisioneve politike ku të sharat kalonin çdo nivele njerëzor dhe çdo fjalë që thuhej ishte me e pakuptimet se tjetra duke ju larguar edhe me teje gjuhës standarde.

Në fund kur analizoje dhe shihje gjithë ketë urrejtje nuk mund të besoje se këta janë bashkëkombës.

Dita e votimi (dhunimit)

Vota e \"lire\" e shqiptareve m\'atan kufirit artificial edhe njëherë u dhunua, ajo u keqpërdor, por jo vetëm vota, sepse nuk u ndalen  me kaq duke vrarë, rrahur e maltretua.

Ç’po ndodh me ty ore Shqipëri, ç’po ndodh! Deri kur shqiptari do vuaj nga shqiptari? E turpshme, e pa falshme për çdo banorë të Shqipërisë ajo që ndodhi, ju nuk bëtë asgjë tjetër vetëm shtuat  edhe një njollë të keqe Shqipërisë.

Doktor (S.B.), Piktor (E.R.) dhe Aventurist (I.M) secili nga ju mund të jetë fitues, por Shqipëria jo. Shqipëria në këtë mënyrë as nuk rilindi, as nuk ndryshoj, as nuk vazhdoj përpara, por u fundos.

Në vend të zgjedhje të qeta dhe të lira  pati vrasje dhe dhunë të votueseve, rrahja dhe maltretimi i gazetareve që përcjellin procesin, dhe i secilit që kishte mendim ndryshe.

Dhe në gjitha këto probleme, ju shfaqshi pa fije turpi në media si viktima duke akuzuar njeri-tjetrin, asnjeri nuk u distancua dhe nuk kërkoje qetësi nga votuesit, ngase ju fshiheshi pas këtyre incidenteve.

Është e turpshme e pa falshme që të pengohet dhe të manipulohet votuesi, e lerë më të shkohet deri ne atë mas sa që rrahën e vriten njërzit, ne duhet të kuptojmë njëherë e mirë se e drejtën për të votuar e ka secili nga ne dhe askush nuk ka të drejt të ja mohoj, ai që voton, voton për veten e tij, për familjen e tij, duke menduar dhe besuar ne zgjedhjen e tij voton për një të ardhme më të mirë.

Prandaj si Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Kreshnik Spahiu e të tjerët që me deklaratat e tyre nxitet dhune dhe urrejtje, këto deklarata të juaja ishin shkaku që dje nenat vajtuan për bijtë e tyre, në ditën që duhej të votonin për bijtë e tyre.

Nëse vota e juaj duhet te merrem me çdo kusht, edhe me gjak, atëherë ky popull është i mjerë, sepse ata duhet dhe është dashur të kërkoj një zgjidhje larg jush.

Pashallarët e partive politike, ende pa përfundua procesi i votimit, pa u mbyll edhe kutia e parë, ata dolën në media duke shpallur fitoret bindëse të tyre. Ishte rast cinik dhe serish i pashembullt dhe qesharak, se si shpallet fitorja ende pa mbaru votimet, ende pa fillua numërimi.

Leksion për Kosovën 

Në  Kosove se shpejti do të mbahen zgjedhjet komunale, dhe shpresoj që, e gjithë kjo që ndodhi në Shqipëri të jete një mësim se si nuk duhet vepruar, sepse një palë zgjedhje të tilla vetëm se do e ngadalësonin procesin edhe ashtu thuajse të bllokuar të integrimeve të Kosovës në Evrope, një pale zgjedhje të tilla do e dëmtonin edhe me shumë imazhin e dëmtuar të shqiptareve, ne duhet mësuar se fitorja është fitore dhe humbja është humbje, fituese nuk ka nevojë për fjale ndërsa humbësi nuk ka nevojë të jete aty për të folur, ngase ai ka humbur por të zgjatet dora.

Kjo kulturë demokratike evropiane si duket është larg, ngase etja për pushtet e jona nuk do shuhet kurrë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)