29 Dhjetor 2024

E Drejta për Arsimim është fundament i demokracisë

Shkruar nga Durim Berisha

Katologu i lirive dhe të drejtave të njeriut nuk do të mund të ishte kompletuar sikur të mos ishte pjesë e tij edhe e drejta e secilit qytetar për arsimim.

Ashtu sikurse kushtetutat bashkëkohore të shteteve me demokraci të zhvilluara edhe kushtetuta e Republikës së Kosovës në Nenin 47 parasheh të drejtën e secilit që të shkollohet.

Natyrisht se obligimi i ofrimit të shkollimit bie nën përgjegjësinë e shtetit, pasi kjo është detyra e tij në raport me liritë dhe të drejtat themelore, të siguroi ushtrimin e këtyre të drejtave.

Liritë dhe të drejtat themelore zakonisht janë shfaqur si mburojë e trajtimit diskriminues të shtetasve nga shteti.

Por në kuadër të shkencave kushtetuese ka evoluar kuptimi i këtyre të drejtave duke i klasifikuar në liritë themelore të qytetarit (ndaj shetit) dhe në të drejtat e barabarësisë së shtetasve në raport me njëri tjetrin duke bërë përpjekje që të ndalohet trajtimi i ndryshëm i tyre nga shteti apo shoqëria duke u bazuar në kritere antikueshtetuese.

E  drejta për arsimim është e drejtë e garantuar jo vetëm me akte të brendshme kushtetuese, por edhe me konventa ndërkombëtare në bazë të të cilave shteti obligohet që secilit që jeton brenda territorit të shtetit të tij të i mundësoi arsimim cilësor pa e anashkaluar atë për shkak të prejardhjes, gjuhës, racës apo besimit.

Është e kuptueshme se ky obligim bie mbi organet shtetërore kur bëhet fjalë për nivelet e arsimimit obligativ (që tek ne janë shkollimi fillor dhe i mesëm).

Se të gjithë njerëzit nuk mund të trajtohen në mënyrë të barabartë është e kjartë, por në shoqëritë bashkëkohore duhet dalluar konceptin e trajtimit të barabartë dhe trajtimin e të gjithëve njejtë, pasi liritë dhe të drejtat themelore obligojnë shtetin që të siguroi në të njejtën kohë privilegjin që qytetari e meriton për shkak të aftësive dhe përformancës së tij dhe asnjë kriteri tjetër.

Është obligim i shtetit që të grantoi cilësinë në arsim, e mbi të gjitha kjo cilësi nuk mund të sigurohet nëse tempujt e dijes na shndërrohen në tregje përfitimi në emër të kontributit për çlirimin e atdheut.

Secili prej nesh luftën dhe sakrificën për atdhe e ka obligim dhe për kryerjen e obligimeve nuk mund të kërkohet shpërblim sepse kryerja e një obligimi është fshirje e një borgji. Prindërit e secilit prej nesh në formën e tyre kanë sakrifikuar për lirinë që sot e gëzojmë, prandaj mbi këtë rregull të çrregullt mund të kërkojmë të gjithë privilegje.

Ne duhet të pajtohemi me faktin kur kapaciteti intelektual i cili është dhuratë nga Krijuesi nuk është i mjaftueshëm për të u krahasuar më të tjerët. Duhet ta kuptojmë se Universiteti i Prishtinës nuk mund të vazhdoi të jet në shërbim të mbulimit të politikave të dështuara qeveritare në trajtimin dhe përkrahjen e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës së fundit. 

Pasi secila shoqëri ka trajtuar në mënyrë të veçantë ata që më për së afërmi u prekën nga luftërat për atdhe. Si shembull e sjelli rastin e Gjermanisë e cila ua mundësoi veteranëve të luftës së dytë botërore të përfundonin shkollimin e mesëm nëse një gjë e tillë ishte pamundësuar për shkak të gjendjes së luftës, por asnjëherë nuk u privilegjuan në raport me studimet universitare sepse nuk mund të jemi të gjithë studjues.

Kosova ka nevoj për ndryshime rrënjësore në trajtimin e çështjeve me interes nacional dhe prioritet duhet të mbetet ngritja e cilësisë së Tempujve të dijës të cilat për fat të keq deri sot kanë shërbyer si uzina të fshehjes së numrit real të papunësisë në Kosovë dhe si rrjedhojë kanë sjellur një gjendje çfarë e kemi sot në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, sigurisë apo edhe atë ekonomik.

Duhet të krijojmë vetëdije se në Universitet shkojnë vetëm ata që dëshirojnë të studjojnë dhe se diploma universitare nuk është kriter formal për punësim, por ajo shërben si pasqyrë e bagazhit intelektual. Të paktën kështu kuptohet në shoqëritë normale.

Duke ndërtuar një shoqëri ku secili merr atë që meriton nderojmë të rënët dhe të gjallët që sakrifikuan për liri, për shtetin e të drejtës. Ringjallim kuptimin e vërtetë të lirisë, koncept që është rrënuar pa u ngritur ende nga korrupsioni dhe krimi i organizuar i cili na kaploi menjëherë pas çlirimit.

/Autori ka përfunduar studimet e Magjistraturës në të Drejtën Kushtetuese në Universitetin Konstanz në Gjermani dhe njëherit është Ligjerues Universitar i lëndëve të kësaj lëmie/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)