E drejta irracionale e mësimdhënësve në grevë
Shkruar nga Besim Mehmeti
Pa dashtë me i nënçmu dhe nënvlerësu mësidhënësit për punën e tyre që e bëjnë në edukimin e brezave të rinj, greva e paralajmëruar (edhe pse e dejta e tyre në grevë është e garantuar me Kartën Sociale Europiane, me Ligjin e Punës si dhe Kontratën Kolektive) për rrethanat aktuale që gjindet vendi ynë:
· Me këtë papunësi që e ka Kosova;
· Me këtë zhvillim ekonomik;
· Me këtë migrim kolektiv që e ka kaplu vendin tonë;
· Me këtë cilësi që e kemi në arsim;
Mendoj se pagat aktuale që i kanë mësimdhënësit i kanë të tepërta, të tepërta, të tepërta dhe se kërkesa e tyre për ngritje pagash është absolutisht irracionale, e padrejtë dhe jo e menduar mirë për të mirën e vendit.
Të mos harrojmë se këtu e kam fjalën edhe për mësimdhënësit e arsimit të lartë, se nuk kryejnë punë për pagën që sot e marrin.
Një mësimdhënës i nivelit të arsimit të ulët, sot ka një pagë mesatare nga 400-500 euro dhe deklarohen sa janë të pakënaqur, kurse rreth 7 mijë të diplomuar bredhin rrugëve si të papunë, të tillët e ëndërrojnë një vend pune dhe një pagë të një mësimdhënësi.
E kam një kërkesë shumë miqësore publike për të gjithë mësimdhënësit:
Mos ia filloni grevës !, sepse e vetmja viktimë në këtë rast janë fëmijët dhe askush tjetër.
Një kërkesë ,,armiqësore e kam edhe ndaj qeverisë, kjo e fundit më shumë se kurrë duhet ta tregoj seriozitetin e vet duke e përdorë mekanizmin e presionit dhe kërcënimit legal, se të gjithë mësimdhënësit të cilët ngriten në grevë, automatikisht ti shpallet i lirë vendi i punës.
Ne ende nuk i hapëm sytë mirë prej një bllokade të panevojshme gjashtë mujore, kjo bllokadë padyshim se ka lënë gjurmë në jetën e çdo qytetari, në çdo sektor të shoqërisë tonë, andaj greva e paralajmëruar nga SBASHK-u është e hipokrizisë së llojit të vetë.
(Autori është në përfundim të studimeve Postdiplomike të Masterit Kushtetues-Administrativ në Fakultetin Juridik të UP-së.)