23 Dhjetor 2024

E drejta e referendumit është akt demokratik

Shkruar nga Faik Krasniqi

Ri-Bashkimi është mënyra e vetme për t’u zhvilluar, stabilizuar, paqësuar... Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Shtete të vogla dhe të paafta për të konkurruar në rajon, lëre më në Evropë dhe më gjerë, janë të predestinuara për të ngelur prapa me zhvillim, për të qenë jostabile dhe për t’u keqpërdorur nga fqinjët më të fuqishëm dhe të tjerë për interesa dhe strategji të tyre.

Shqipëria dhe Kosova nuk kanë as naftë si në Arabi, as nuk ndodhen gjeografikisht në mes të Evropës Perëndimore apo një regjioni të zhvilluar, siç është rasti me disa shtete të vogla dhe të zhvilluara të Evropës, Azisë etj...

Ri-Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të thoshte më shumë popullsi e si rrjedhojë GDP më të lartë nga e cila do të varej drejtpërsëdrejti politikat e tregut të bazuar mbi numër popullsie që do të thoshte: më shumë Kapital, më shumë pasuri, më shumë investime.

Kosova dhe Shqipëria kanë shumë argumente për t\'u ribashkuar! 

E drejta e referendumit njihet si praktikë nga çdo vend demokratik. Kushdo që thotë që është anti-kushtetuese dhe anti-Evropiane është miop e shurdh, që sytë dhe veshët i kanë zënë lesh. Edhe ribashkimi i Gjermanive që ndodhi, është një akt i ngjashëm si Ri-Bashkimi shumë i afërt i Shqipërisë me Kosovën.

Shembulli më aktual dhe më prominent është ai i Katalonisë (Spanjë).

Ata që kërkojnë ndarje përmes referendumit janë pjesë e pushtetit aktual të Katalonisë.

Dhe nëse paria dhe qytetarët e një ndër regjionet më të zhvilluara të Evropës e shfrytëzojnë referendumin për vendime kaq të rëndësishme kombëtare, siç është ndarja (ose bashkimi) i një territori autonom, atëherë veprimi i ngjashëm i dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Shqipërisë, nuk mund të trajtohet si diçka e jashtëzakonshme apo e veçantë e shqiptarëve.

Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë më shumë argumente dhe arsye për t’u ribashkuar, sesa qytetarët e Katalonisë për t’u ndarë nga Spanja...!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të’’ALEANCA KUQ E ZI’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)