Duke ikur nuk bëhemi kurrë miq me Serbinë
Shkruar nga Kudusi Lama
Serbia edhe një herë po tenton të aktivizojë një program të ri spastrimi etnik të shqiptarëve në Kosovën Lindore, një praktikë për të cilën ka përvojë të madhe dhe shumë të sofistikuar.
Pasi ka zbatuar disa dhjetra programe spastrimi të shqiptarëve në trojet e pushtuara prej vitit 1846 e deri në vitin 1999, pasi zbatoi një program spastrimi etnik në Mitrovicën e veriut, që nuk besoj se do të arrijë ta kurorëzojë me sukses, por që aktualisht mbi 15 mijë shqiptarë edhe sot pas 14 vjetësh prej çlirimit të Kosovës, nuk kanë arritur të shkojnë në shtëpitë e tyre, po tenton të krijojë një situatë të re spastrimi duke sulmuar botërisht politikisht Kosovën Lindore.
Tenton Serbia të bëhet pjesë e Europës, duke vazhduar të zbatojë për shqiptarët politika mesjetare, jashtë çdo standarti të kohës. Tenton të imponohet duke kërkuar standarte të larta të drejtash dhe lirishë për serbët në Kosovë, (megjithëse ne e dimë mirë që serbët në Mitrovicën e veriut janë kolononizatorë, që kanë ardhur, ose janë sjellë nga shteti serbosllav pas Luftës së Dytë Botërëre, por nuk merremi me këtë problem, sepse jemi qytetar, jo pse nuk e dimë këtë), pa dhënë asnjë të drejtë për shqiptarët në trojet e tyre në Kosovën Lindore e më gjërë ku ata jetojnë në shtëpitë e tyre, në të cilat nuk ndihen të sigurtë se ai i quajtur shtet që po ecën drejtë Europës demokratike më politika fashiste si ato të Pashiqit, Titos e Milosheviçit, vetëm duke ndryshuar terminologjinë e togfjalëshve, po investon pasigurinë e të nesërmes se tyre.
Ultimatumi më i ri i Serbisë është që të shkulet Obelisku i ngritur për nderim të dëshmorëve në qytetin e Preshevës. Atë obelisk e ka ngritur populli për të mbajtur të përjetshëm nderimin për ata burra e gra shqiptare që në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Metvegjës e Bujanovës, dhanë jetën për indentitet dhe liri kombëtare.
Nëse ata që mbetën gjallë nga kjo ushtri, prej kësaj lufte pranuan dhe firmosën një marrëveshje me Serbinë për ta përfunduar këtë luftë, ata nuk pranuan ta bëjnë atë të pa qënë, por për ta nderuar përjetësisht.
Ky obelisk është një nderim. Por Serbia nuk i do përmendoret dhe varrezat shqiptare, ato i ka shkulur prej kur ka bërë terren në trojet e shqiptarëve e vazhdon edhe deri në ditët e sotme, sepse e di se për të pastruar një tokë duhen shkulur pikërisht ato.
Prandaj edhe kjo tentativë agresive aktuale është një hap më tej në rrjedhën e papajtueshmërinë me fqinjësinë shqiptare, të cilën e kanë kthyer në institucion moral, historik e shpirtëror.
A ka të drejtë shteti serb të sillet në këtë mënyrë me shqiptarët dhe tokat e tyre? Jo. Deri kurë do të vazhdojë të bëjë këtë politikë të diskriminimit politik, juridik, ekonomik, social, moral, historik, shpirtëror dhe trashgimor?
A do të mundin të durojnë më tej shqiptarët që të trajtohen si njerëz të kategorisë së dytë në kushtet e Europës moderne?
A do ta lejojë akoma Europa Serbinë të vazhdojë lojën e gjuetisë së shtrigave me shqiptarët? Këtyre pyetjeve duhet tu jepen përgjigje nga Serbia, nga Europa dhe nga politika shqiptare në të gjithë hapsirën e ndikimit të saj në trojet etnike dhe më gjërë, nga inteligjenca europiane e shqipëtare dhe nga shkenaca e fushave kombëtare e ligjore.
Nëse Serbia vazhdon me politikën e dashurisë së zjarrtë për tokën shqiptare dhe armiqësisë së pakufishme ndaj shqiptarëve, të cilët janë pronar të ligjshëm historik ndër shekuj të këtyre tokave, as që mund të mendohet që dikush tu thotë shqiptarëve të rrinë të qetë. Përkundrazi, atyre u duhet thënë të jenë vigjilent e të gatshëm për tu ndeshur me armikun, sepse ai që është i dashuruar pas tokës tonë dhe tenton të na zhdukë, nuk është gjë tjetër veçse armik i cili duhet luftuar me të gjithë forcën e mundshme.
Unë e di se dikush mund të mendojë se një deklarim si ky i mësipërmi është i ashpër, por unë nuk mund tu them shqiptarëve ikni nga Serbia që të bëheni miq me Serbinë. Duke ikur nuk bëhemi kurrë miq me Serbinë. Ajo pikërisht për të na detyruar të ikim po i bën të gjitha këto makinacione. Ata që duan të stabilizojnë situatën, le ta detyrojnë Serbinë të rrijë ku i takon, jo tu bëjnë presion viktimave, siç janë shqiptarët aktualisht në Kosovën Lindore.
Një shtet që nuk respekton vullnetin e popullit që ka nën drejtim, nuk është kurrë shtet i mirë e demokratik. Serbia do të ishte e nderuar dhe vërtetë demokratike, nëqoftëse do të shpallte dëshmorë të gjithë të rënët e UÇPMB-së.
Por këtë e bëjnë shtetet që kanë fituar qytetarinë. Ndërsa shteti serb deri tani në marrëdhënie me shqiptarët është vetëm kërcënues, në asnjë moment nuk ka pasqyruar qytetari.
Ai shtet vazhdon të pretendojë të mohojë çlirimin e Kosovës, të pretendojë pronësinë mbi Kosovën megjithëse ajo është shtet i pavarur prej 14 vjetësh. Sa duhet besuar në ndershmerinë e tij?
Kushdo që tenton të shkatërrojë vlerat e luftës së UÇPMB-së për qytetarinë europiane, as që mund të mendohet se ka arritur të largohet nga mendësitë fashiste të Milosheviçit. Unë kur i dëgjoi se si deklarojnë udhëheqësit e shtetit serb, ndjej habi, si ka mundësi që të njëjtët njerëz, politikanë e udhëheqës, të kërkojnë të drejta për një popullsi, si ajo serbe në Kosovë e të ndërtojnë platforma për të pastruar etnikisht një popullsi si ajo shqiptare në Kosovën Lindore. Kurë do të vijë momenti që ata të mendojnë se vlerat kombëtare janë njëllojë si ato të serbëve ashtu edhe të shqiptarëve?
Më çudit edhe fakti që lexoj se disa diplomatë perëndimor paskan thënë se shqiptarët duhet të zhvendosin monumentin në një vend tjetër dhe të evitojnë vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar. Si mund ta bëjnë këtë? Ku e konsiderojnë atë vend të përshtatshëm, veçse aty ku ka vendosur populli i atyre trevave?
Nëse duhet evituar flamuri kombëtar shqiptar, pse mendojnë ata se u bë lufta e UÇPMB-së, arbitra të marrëveshjes së të cilës me Serbinë ishin pikërisht ata? Nuk është mirë të bëhen deklarata të tilla. Mos qofshin të vërteta këto.
Ata si arbitra të djeshëm nuk duhet të kërkojnë që shqiptarët të bëjnë lëshime morale, por të detyrojnë shtetin serb të jetë i drejtë dhe të mos guxojë të bëjë si i fortë me shqiptarët, të cilët vetëm pse janë brenda shtetit serb duhet të vihen në rolin e kurbanit të kënaqësisë serbe.
Ashtu sikurse mendoj se Tirana dhe Prishtina duhet ta institucionalizojnë qëndrimin. Të mbajnë të njëjtin qëndrim siç e mban Beogradi. Duke heshtur duket sikur bëjnë të pa interesuarin për atë pjesë të shqiptarëve që vërtetë po trajtohen si të pushtuar dhe seriozisht të rrezikuar nga shfarosja nepërmjet pastrimit etnik.
Shqipëtarët as dje e as sot nuk kanë dashur e nuk duan armiqësi, por nuk kanë dashur e nuk duan as robëri. Prandaj duhet bërë e qartë për të gjithë të qëndrojnë larg çdo ideje e programi antishqiptar. Kohët moderne nuk na kanë shpërbërë genin, por na kanë fuqizuar dhe kanë bërë që të ndihemi krenar për qënjen tonë shqiptar.
Të gjithë duhet të dinë se kombi shqiptar ka qënë gjithnjë unik. Ai asnjëherë në histori nuk ka bërë luftë ndërqytetare, por sa herë i janë cënuar idealet kombëtare, ka qënë unik si askush tjetër. Këtë natyrë nuk e kemi ndërruar. Unë jam i sigurtë se edhe në këto momente kërcënimi prej shtetit serb, të gjithë do të jen unik, jo betëm në Kosovën Lindore, por në gjithë teritoret shqiptare e në diasporë. Asnjë shqiptar nuk guxon të bëhet përçarës i unitetit ndërshqiptar në momente delikatë të idealit të kombit.
Dihet se Serbia siç ka vepruar edhe me herët edhe tani do të tentojë ti përçajë shqiptarët për interesat e saj. Por unë e di se askush nuk ka për tu bërë kolaboracionist i saj, kundër interesave të vendit e popullit të vet. Sidoqoftë unë apeloj që të kihet parasysh se tentativat Serbia ka për ti bërë.
Dëgjoi edhe deklarata se shqiptarët nuk do të veprojnë dhunshëm. Jam shumë dakort. Po nëse shteti serb do të ushtrojë dhunë, a duhet shqiptarët të zgjatin qafën për tua prerë? Shqiptarët nuk janë dele. Ata janë një komb i qëndrueshëm. Nuk ushtrojnë dhunë mbi askënd dhe nuk pranojnë e nuk duhet të pranojnë dhunën e askujt. Kush nuk e do dhunën shqiptare le ti l[erë shqiptarët në të drejtën e tyre.
Duhet të bëjmë të qartë se jemi kundër çdo llojë padrejtësie. Duhet dënuar çdo llojë dhunë që bije ndesh me interesat kombëtare shqiptare.
Ne duhet ti themi shtetit serb: Mjaft më me antishqiptarizëm, përqafoje qytetarinë, shkeljet flagrante nuk janë në inters të mirëkuptimit ndëretnik. Pa këtë mirëkuptim nuk mund të ketë ardhmëri mes nesh.
Varrezat e dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së dhe përmendoret për ta janë ndjeshmëri kombëtare, pa të cilat nuk mund të ecim në rrugën e bërjes kombëtare shqiptare për të cilën tashmë shqiptarët kudo që janë janë përcaktuar qartë. Çdo pëllëmbë tokë është e të rënëve për të, nderimi për ta është detyrë e të gjithë të gjallëve. Ashtu sikurse të gjallët detyrë të parë kanë të mbrojnë veprën dhe amanetin e të rënëve në luftra për liri.
Nëse shteti serb do të tentojë të përdhunojë shenjtërinë shqiptare në Preshevë as që duhet ti shkojë askujt ndër mend të akuzojë shqiptarët, se edhe pa dashje, ose prej padijes bëhet mbështetës i fashistizimit të shtetit serb, qoftë ai serb, sllav, europian apo shqiptar.
Çdo tentativë për ti trembur shqiptarët nuk konsiderohet vlerë e kohës. Të kesh ushtarë dhe policë nuk do të thotë se ke të drejtë të trembësh fëmijët nëpër shtëpitë e tyre e të krijosh pasiguri. Uniforma ushtarake është elemt sigurie për popullin. Kujt ja prish sigurinë obelisku i dëshmorëve dhe kujt ja prishin sigurinë mijëra ushtarë e policë nëpër rrugët e Kosovës Lindore? Përgjigjia është e kuptueshme.
Serbia duhet të na nderojë të rënët, që edhe ne ti nderojmë të gjallët e saj. Nuk është parë e dëgjuar të luftohet kundër përmendoreve e varrezave. Këtë e bën vetëm një shtet pa të ardhme. Unë nuk dua të besoj se shteti serb do të bjerë në këtë pozitë. Por nëse vërtetë bje, kjo është peshë vetëm për atë shtet anipse kuptohet edhe shqiptarët do të jen të detyruar të vihen të zbatojnë skenare të padëshiruara.
Ne kemi dhënë prova historikisht që jemi një komb paqësor. Por jo një komb i pa aftë për të mbrojtur veten. Atë tokë e kemi të vaditur me gjak, i cili është akoma i freskët. Atë gjak e kanë derdhur pushkët, sopatat e hanxharët serb. Këtë e dinë të gjithë. E di edhe shteti serb. Ndoshta mburret me këtë.
Nëse po ky është tregues i mesjetarizmit të tij. E nëse jo, atëherë edhe prej tij kërkohet nderim për të rënët tanë që kanë luatur një rol shumë të madh për ta ëliruar kombin serb nga diktatura e Milosheviçit. Pra, shteti serb, duhet të pozicionohet botërisht, është për politikën e Milosheviçit apo kundër saj.
Ndërtimi i paqës nuk është vetëm detyrë e shqiptarëve. Për të duhet të punojmë të gjithë. Dëshira mund të kemi shumë, por fqinjësinë nuk e ndërrojmë dot. Ne shqiptarët e dimë mirë këtë. Prandaj jemi të dëshiruar ta ndërtojmë fqinjësinë funksionale dhe të përjetëshme. Por nësë edhe fqinjët tanë nuk punojnë fortë për këtë nuk mund të ketë asnjëherë fqinjësi të mirë. E ne do të jemi këtu përjetësisht, na do ose jo Serbia për fqinjë.
Vandalizmi është pjellë e egërsisë. Ne nuk duam të jemi vandal. Por nuk mund të pranojmë vandalizmin serb. Në nuk kërcënojmë, por nuk mund të pranojmë të jemi të kërcënuar në të sotmen dhe në të ardhmen.
Unë e kuptoj që edhe mungesat në mbështetjen për fuqizim ekonomik të këtyre trevave janë me synimin e zbatimit të programit për pastrim të shqiptarëve, duke i detyruar ata të largohen.
Prej këtej shihet se deri sot shteti serb nuk ka marrë asnjë nisëm për tu mirëkuptuar prej shqiptarëve. A nuk shikon ky shtet se si sillen shtetet shqiptare me serbet që kanë në shtetet e tyre? A nuk duan të veprojnë si ato? Çfarë interesash u prishen? A vërtetë nuk duan të kuptojnë se shembujt e qytetarisë i kanë tek këto shtete shqiptare të cilët duan të jenë në nivelin e kërkesave të demokracisë bashkëkohore europiane?
Jam i sigurtë se fuqitë europiane do të bëjnë vlerësimet e duhura duke matur me metrin që matin në vendet e tyre. Besoj se tashmë të gjithë do të thonë mjaft dhunës dhe të investohet për paqën dhe zhvillimin.
Ato e dinë mirë se skenarët e shkatërrimit nuk janë skenarë ardhmërie. Në vendet e tyre kanë ditur të ndërtojnë siguri, të cilën do të gjejnë rrugët për tia transmetuar edhe shtetit serb, që europianët prej të cilëve jemi edhe ne shqiptarët, të ndihen në çdo vend të vlerësuar dhe me të ardhme të sigurtë.
Luftëtarët e UÇPMB-së, të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrise Çlirimtare Kombëtare, nuk janë vrarë të gjithë. Ata janë gjallë dhe janë pikërisht se kanë një amanet për të mbajtur. Dhe amaneti i parë është që ata të cilët i vranë nëse nuk duan ti nderojnë, nuk kanë asnjë mundësi tu shkelin e tu shkulin varrezat.
Brutaliteti nuk mund të jetë bashkudhëtar me ne në rrugën e zhvillimit. Askush nuk ka të drejtë të prish atë që është ndërtuar. Kush tenton, duhet zbrapsur. Shteti duhet nderuar kur të nderon, duhet vlerësuar kur të vlerëson, duhet dashtë kur të don, duhet çliruar prej tij kur të shtyp. Ky është vlerësimi më demokratik i mundshëm.