29 Prill 2024

Duaje me shumë veteveten

Letër e hapur për Qytetarin e Kosovës

Shkruar nga Bekim Xhafa

Duaje me shumë veteveten

Qytetarë i nderuar i këtij vendi, sot deputeti i zgjedhur nga ti e që ti ja ke mundësuar me ndërtu karrierën e tij në politikë dhe që gjatë tërë kohës të ka vjedhur, sot para syve të tu ta ka dëshmu që deri sot të vodha dhe sot po e krijoj një ligj i cili më mbron nga hajnia e parave tua dhe jo vetëm hajnia e të ardhmes tënde por edhe e fëmijës dhe nipit tënd.

Por ndoshta ti kështu edhe e meriton sepse ti së pari nuk e don as veten tënde se po ta doje vetën tënde do të filloje të kujdesesh më shumë për vetën tënde dhe pastaj do kujdeseshe edhe për familjen tënde dhe pastaj do kërkoje edhe më shumë llogari nga ai që ta ka kerku votën dhe ti i ke thënë PO. Eh more qyqar, ti prapë shpreson që ai do të të punësoj diku me paratë dhe taksat e tua dhe ti prapë mendon që jeta juaj është në duart e atij e nuk je i zoti me e organizu vetën tënde dhe  kështu e merr në qafë vetën dhe fëmiun tënd, e në fund fare nisesh në gurbet se ma se lehti qenka me ikë se të tjerët e ndërrojnë sistemin, jetën, prosperitetin…etj. por as në gurbet nuk të dojnë sepse ata e dinë që ti ke shkruar atje sepse nuk e don vetën tënde, vendin tënd së pari dhe është e natyrshme që mos me të dashtë as ty atje.

Çka mendon ti se vetvetiu ndërron sistemi, standardi i jetesës dhe se vetvetiu hapen më shumë vende pune dhe se shoqëria apo populli do të zgjedh problemet  ekzistenciale? Po kush është shoqëria? Kush është populli? Unë deri sot nuk takova as shoqërinë e as popullin sepse këto janë vetëm shprehje abstrakte, nuk ka shoqëri , të paktën unë nuk e gjeta deri sot adresën e saj por ka vetëm ti, unë, ai dhe vetëm atëherë kur ti fillon me dashtë vetën tënde, me u kujdes për të tashmen e vetës tënde do ta kesh një jetë si duhet.

Prandaj para se ta ndryshojmë krejt Kosovën së pari unë dhe ti duhet ta ndryshojmë vetën tonë dhe këtë duhet ta bëjmë tani….tani.. tani…. se vetëm tani është reale dhe se vetëm tani jetohet, nuk ka të kaluar sepse ajo ka kaluar dhe s’ka asnjë rëndësi tani gjithashtu edhe e  ardhmja është po ashtu imagjinare.

Fillo tani dhe bëji vetës pyetje se çfarë jam unë, çfarë bëjë në këtë Kosovë? Kush dua të më përfaqësoi mua? Por bëhu i sinqertë me vetën tënde se po e gënjeve vetën tënde je i mbaruar andaj tregohu i vëmendshëm sepse natyra të ka krijuar me një mision në këtë jetë dhe ai mision është që t’ia shtosh një vlerë kësaj bote dhe ta duash pafund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)