Drenasi, fushata dhe Presidenti me faqen e tij të zezë
Shkruar nga Blerim Muriqi
Drenasi po vuan proceset e dhimbshme ku e djeshmja jonë çlirimtare po dënohet pa fakte e me tendencë. Atij iu mor padrejtësisht e në një denim të pamerituar drejtuesi I pushtetit lokal Demaku.
Dhimbja për të shkuarën e nëpërkëmbur na vjen dhuratë nga politikbërja dhe pushtetarë të këqinj, të cilët u hapën mundësi goditjeje faktorëve të errët të historisë dhe armiqve tanë. Kam thënë dhe here tjera Turpi qoftë me pushtetarët tone të këqinj dhe kriminel!
Pasojë e kësaj ndërhyrjeje të gjyqeve të padrejta sot kemi një process zgjedhor në Drenas ku unë isha në prezentimin e kandidatit të Nismës Isa Xhemajlit.
Unë nuk jam pjesë organike e Nismës, por atje më dërgoj kurreshtja për të parë nga afër se ku është Drenasi sot, ku e si është fryma politike atje!
Ditës, të cilën e kishte lodhur shiu po provonin t\'ia zvenitnin lodhjen me freskinë pompoze të kandidaturës goxha kuptimplote të Isasë djalit të palodhur të Drenasit siç e kualifikuan dhe e rrëfenin.
Në mbrëmje po shihja kandidaturat tjera dhe ato nuk dolen të ishin të pakta, tetë sosh! Z. Bazaj, në frustrimin që i kishte sjellur prepotenca e kreut partiak Veselit, duke kandiduar Ramiz Lladrofcin pa konsultuar bazen e partisë, zotohej se do merrte fitoren dhe e bazonte atë veçanarisht në rrethin e tij votues, i cili arrinë sipas tij në rreth 5000 vota dhe aludonte përkrahje shtesë të shtrirë dhe goxha masive.
Vota e ndarë e PDK/së mund t\'i jap Nismes nën përkrahjen dhe të AAK-së komoditetin e balotazhit, por a mjafton kjo për ndryshimin? Drenasi si asnjë komunë tjetër vuan për të ndryshuar mendësinë drejtuese.
Atje u gjeta mes një qyteti i cili fliste për kohët e humbura, për vizionin e munguar. Mbase qyteti kishte në vete zbrastësin e mungeses njerzore sepse po gëlltitet përditë nga Prishtina e qytetet tjera më të kamura e më funksionale.
Por, cilido qoftë shkaku, ai më la të kuptoija se ishte i lodhur, bilëz aq i lodhur sa miku im Ladrovci kishte deklaruar për fitoren e garantuar, pra të duarve në xhepa. Kur dëgjova këtë deklarim të tij më erdhi keq për Drenasin, thua se ai ishte plaçka e premtuar.
Dje, Isa Xhemajlaj promovoj veten me çiltësinë e trashiguar odave të nderuara të një fryme popullore.
Është madhështor morali i trashigimisë sonë ku kuvendet kanë mbajtur termat e fjalës publiken për zotim të detyrueshëm. Sot kjo quhet premtim electoral dhe Kosova ka përvojë të hidhur me të.
Uroj që në prezentimet e ardhshme kandidatët të veçojnë fushat se ku do ndërhyjnë me programet e tyre. Prioritetet e një programi qeverisës frymëzojnë fitoren elektorale.
Fitorja në Drenas mund të jetë konjukturale në vend se të jetë elektorale. Presidenti kishte filluar dhunimin e fushatës me takimin me mësimdhënësit.
Një president në fushatë për Kosovën e një kushtetute çfarë e kemi ne, ku presidenti qëndron mbi partitë, nuk lë shije të mirë. Shkelësit nuk njohin rregulla, kjo është jetëbërja pushtetore e Thaqit! Sa e dhimbshme kjo!?
Ndoshta Veseli nuk mund ta ndikoj fushatën atje, apo kjo shkon dhe përtej kësaj, duket se Presidenti Thaqi nuk është i gatshëm të humbë ndikimin politik në dobi të Veselit drejtues partie sot?!
Megjithë dhimbjen që kemi për proceset të cilat lane Drenasin pa drejtues dhe po e qojnë në zgjedhje, uroj që aty të ketë një fitore elektorale!
Ai si bastion I PDK-së ka qenë I dënuar të ndaj fatin e fitoreve konjukturale dhe të bërjess së një politike klienteliste.
Në pafrikë humbjesh të pushtetit lokal atje Qendra e parties në Prishtinë ka bërë muskujt kalkulatorë dhe pasojë e kësaj ka qenë lënja pasdore dhe deregjeja që e ka gjetur atë.
Drenasi tashmë I lodhur me fitoret konjukturale duhet të hedhë paskrahësh këtë deregje tëkeqe dhe ti kthehet instalimit të një pushteti që vie nga vota.