08 Janar 2025

Drejtësia nga EULEX-i, drejtësi e satisfaksionit për Serbinë

Shkruar nga Valon Jashari

Të veprosh politikisht apo më mirë të them të kërkosh të drejtat e tua  civile e politike si qytetar i Preshevës, në shekullin XXI, shpesh herë mundë  edhe të  paguash një çmim shumë të shtrejtë  nga ana e drejtësisë  atë edhe Europjane të ndikuar politikisht.

Me  që jam një  qytetar nga Presheva, dhe duke mos gëzuar asnjë të drejtë elementare politike - sociale,  i shtypur, i nëpërkëmbur nga aparatura shtetërore  Sërbe, thuajse në çdo sfer të jetës  i diskriminuar e i persekutuar, i  mbetur si provinca  më e izoluar dhe militarizuar  e europës, i  varferuar qëllimisht me politikat që qeveria  e Serbisë ndjek ndaj këtyre tri komunave Shqiptare. 

Ka vite që më është pamundësuar kthyrja në vendlindjen  time si pasojë e ndjekjeve politike nga ana e Serbisë, duke  bredhur rrugëve të europës, si  një njeri  pa vendlindje të mohuar padrejtësisht, duke qëndruar në mëshirën e kohës, të shpresës së humbur, dhe  fatit të përcaktuar si  një qytetar  pa asnjë të drejtë elementare, ku nën  këtë hise të qiellit cdo kënd jam i  huajë.

Me që familjarisht nga ana e shtetit Serbë ndiqemi politikisht, tani Serbia  kishte  gjetur një mundësi që edhe në Kosovë të na  ndiqte por përmes EULEX-it, me  akuza të të përgatitura ne Beograd.

Tani po bëhen rreth tre vite e gjysmë që jamë duke vuajtur një dënim kapital prej nëntë viteve, dhe  gjithashtu edhe nëntë persona të tjerë si bashkë të akuzuar me gjithsej gjashtëdhjetë vite burgim  gjithsej, nën  peretekstin kinse ne paskemi sulmuar Policinë  Serbe në Dobrosinë të Bujanocit gjatë vitit 2012.

Me që kam  qenë si ish-kryetar i ,,Lëvizjes së Lirisë’’ lëvizje politike e cila vepron në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, e cila lindi si  iniciativë e  vetë qytetarëve të asaj ane, në mënyr që të artikuloj dhe mbroj me mjete politike të  drejtat e tyre.

Do t\'i ceki vetëm  disa nga  parimet bazë të lëvizjes  mbi të cilat ka  vepruar si lëvizje, që janë në përputhje me parimet e  Kombeve të Bashshkuara dhe të konventave ndërkombëtare mbi lirit politike, e  këto parime janë : njohja e  dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme, krijimin e një bote në të cilën njerzit do të gëzojn, lirinë, lirinë e fjalës, lirinë nga  frika, dhuna,  skamja ku janë si  aspirata më të larta të njerzimit, është qensore që të drejtat e njeriut të mbrohen  nga sistemi juridik, ku sundon ligji, që njeriu  të mos  shtrëngohet, shtypet,  robërohet,  duke  pasur parasyshë se ndryshimet rrënjësore që janë bërë  në  historinë e Europës  kanë treguar se  mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombtare është thelbsore për stabilizimin,  sigurin demokratike dhe për paqën në këtë kontinent.

Me që Lëvizja e Lirisë si ndjekse e këtyre parimeve, Serbia  po i  pengonte veprimtaria e sajë  politike, pasi që lëvizja i’a  demaskonte politikën  të cilën  Serbia po e zbatonte në Kosovën  Lindore, atë me  elemente të gjenocidit,  në mënyr shumë perfide. Andaj Serbia në bashkpunim me  organet e EULEX-it kuptohet me  disa të besuar të saj, organizuan dhe planifikuan që sulmet e  Dobrosinit të i’a  mveshin kësaj lëvizje.

Realiteti është kejt ndryshe pasi  që veprimtaria e lëvizjes ka të bëjë me atë anë, dhe Lëvizja  e Lirisë asnjë indikacion më të vogël në këtë çështje nuk ka pasur, me  përjashtim jo nga  Kryesia e Pergjithshme por  vetëm  Dega e Lëvizjes  së Lirisë e Bujanocit në mënyrë deklarative i ka  dalur në mbështetje atyre qytetarve të vetë-organizuar të rrethinës së Bujanocit, ku në shenjë paknaqësie e  shtypjes e  represionit Serbë janë vetëmbrojtur, kjo është e tëra.

Siç e ceka më lartë Serbia me çdo formë që edhe  në Kosovë si lëvizje  dëshironte të e  sulmonte,  duke marrë parasyshë se degët e kësaj lëvizje veprojnë në disa shtete europjane, por qëllimi I Serbisë ishte preteksti se ja terroristet nga  Kosova destabilizojnë  rajonin, kështu që me  njërën anë përmes meje si ish-Kryetar I lëvizjes e godiste lëvizjen dhe  në anën tjetër edhe  duke u munduar që të I’a  dëmtonte imazhin e Kosovës. 

Vlen të ceket se unë kamë qenë  duke jetuar në Belgjikë- Bruksel dhe për  koinçidenc isha ardhur vetëër një muaj në Tiranë e Prishtinë për ti vizituar dhe  prap për tu kthyer në Belgjikë, por  një ditë pa u  kthyer më arrestoi policia e EULEX-it në Prishtinë. Do ti ceki disa nga arsyet shumë bindse se si ka qenë I  planifikuar-organizuar gjykimi nga ana e  Beogradit përmes EULEX-it.

Këtë mësë miri e  dëshmon që na u caktua për Prokuror, Mauricio Salustro tani më shumë I përfoluri për raste të montuara, skandale si dhe rastet ta quaj të ndjeshme ato të karakterit politik që I ka ndjekur, Prokurori  tani gjatë kohës së gjykimit dhe më parë kishte kontaktuar me  organet e MUP-it  të Serbisë, deri sa e perpiloi në Beograd  akuzën aq të pabazë, mbi hipoteza, dhe prova të pa  rëndësishme dhe papranushme.

Nëse i’u referohemi ish-zyrtarit të lartë i ICO-së CAPUSELLA, se EULEX-i ka  marrë vetëm ato raste të cilat  ka qenë i  shtyer nga jashtë, me  këtë rast dëshmohet se ka qenë i shtyer  nga Serbia, konkretisht në atë kohë nga Ivica Daçoq që ishte Kryeminister i Serbisë dhe gjtë deklaratës publike të Daçiqit që bënë në Dobrosin dhe në Vranjë, shihet drejtperdrejtë nderhyrja e tij në EULEX nasj ketij rasti.

Po ashtu nëse i’u referohemi deklaratës  së Tory Wilkinson si ish-hetues I  EULEX-it ku ndër të tjera shprehet se  misioni i EULEX-it ndjek agjendë politike të rasteve të caktuara . Duke  mos dashur të precizoj për arsye subjektive një diplomat mik i shqiptarëve më ofron disa të dhëna  shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me  rastin e gjykimit, ku nder të tjera po e parafrazoj se’’ ky rast duhet gjykuar dhe fituar rastin, por  me gjyqtarët që do ti përshtaten Prokurorit Salustro’’ dhe kështu edhe  ngjau.

Me  që Salustro ishte i besuari i vetëm  në EULEX dhe i autorizuar nga ana e Serbisë që të ndiqte këtë rast, dhe jo rastësisht si gjyqtar paraprak e caktuan Vladimir Mikula një gjyqtar i EULEX-it, polak me kombësi, por  vlenë të ceket se vetëm  janë të publikuara në Kosovë lidhjet afersie-raportet besushmërie mes  njëri tjetrit.

Këto shkelje ligjore qysh në fazen fillestare,  paraprake janë zhvilluar të kunderligjsjme  psh : vendim nxjerr gjyqtari paraprak nën anen time  për kontrollim të banesës, me që unë isha vetëm për pak ditë në Kosovë gjegjësishtë në Prishtinë unë nuk kisha banesë timen, flija në një hotel në Veternik tek hotel Fontana ku kisha bërë pagesen për disa ditë, por  Prokurori Salustro e dergon njesin e policisë së EULEX-it me  vendim të gjyqtarit nën  emrin tim me e kontrollu banesën e  vëllaut tim në Prishtinë i cili jetonte, e asesi nuk kontrollohet hoteli dhe dhoma  ku unë isha duke banuar për ato pak ditë që do të isha në Prishtinë, pastaj ka aq shumë shkelje procedurale si as mua por asnjërit nga të  auzuarit deri në gjykimin kryesor nuk na  ka dhënë deklaratat tona.

 Pastaj si  gjyqtar i shkallës së parë na caktohet Arkadeus Sedek, e shkallës së dytë na caktojnë Elka Ficheva- Ermenova nga Bullgaria, ne kemi  kërku qysh në fazen fillestare që të shkarkohet Prokurori Mauricio Salustro pastaj si në shkallën e parë ashtu edhe në të dytën kemi  kerku që kryetarja e trupit gjykues të shkarkohet, me  motivin se  gjatë gjykimit do të ishte e njëanshme dhe me që ishte një rastë për një veper e karakterit penalo-politik, padyshim se  nuk do të  vepronte në mënyrë të drejtë, pasi si ka mundësi që Prokurori të na  bjerë Solustro, pastaj si gjyqtar paraprak Vlladimir Mikula, si shkall e parë Arkadeus Sedek, i shkallës së dytë  Elka Ficheva - Ermenova që të gjithë të perfolur për skandale në EULEX   dhe  mbi të gjitha  të gjithë gjyqtarët vijnë nga shtetet që kanë qëndrim kundërthëns rreth pavarsis së Kosovës dhe çështjes Shqiptare dhe ndjekin një vijë politike më shumë pro-sllave.

Ne  kemi kërku që gjyqtarët të jenë ose  Amerikan, Gjerman, Anglez, etj por jo për një veper politike të jenë këta që rekomandoheshin nga Serbia për qëllimet e saja.

Dhe posa përfundon rastin tonë Muricio Salustro, përfundon si kshilltar i Bruno Vekasiçit në Beograd ku punësohet.

Dhe në Dhjetor 2013 vetëm dy muaj pasi gjykata e EULEX-it  na  shpall fajtor,  shtëpin e familjes sime në Rahovicë të Preshevës, policia dhe xhandarmeria Serbe e minojn dhe e hedhin në erë, ku e tëra digjet.

/Autori i shkrimit është i burgosur në Qendren e paraburgimit në Lipjan/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)