Drejtësi se jo mahi
Drejtësi se jo mahi...! Edhe një herë u vertetua se gjykatat në vendin tonë janë servile dhe në shërbim te pushtetit e jo në shërbim te qytetarëve dhe të drejtësisë.
Gjykata e apelit përkatësisht departamenti për krime të rënda përseri hodhi poshtë kërkesen e palës mbrojtëse të vëllezërve Ramadani për kthimin e rastit në rigjykim, me crast pala mbrojtëse ka ofruar prova të reja me të cilat gjykata do të mundë të bazohej dhe të merrët vendim që rasi në fjal të kthehej në rigjykim.
Mirëpo edhe kësaj here sikurse edhe herave te tjera gjykata nuk pati guximin qe të marr një vendim të tillë edhe pse mbrojtja e vëllezerv Ramadani kishte ofrua prova të reja lidhur me rastin në fjale.
Është shumë e veshtire për tu kuptuar se si ka mundësi qe ne shek.XXI në një shtet që proklamohet si vend demokratik ka mundësi që të kete këso lloj institucionesh të cilat nuk janë në gjendje të kryejn obligimet e tyre në mënyre të ndershme dhe të pandikur nga polotika.
Tash e trembëdhjete vite vëllezerit Ramadani janë duke vuajtur një dënim të rënd, denim ky i shqiptuar po nga këto organe servile.
Edhe sa kohë duhet të kaloj që këta përsona të pafajshëm të lirohen dhe te vendoset Drejtesia në vend?
Edhe sa vite do të kalojne derisa këto gjykata do të kenë guximin të marrin vendime të duhura dhe të pavarur nga politika pa marr parasysh se kush janë përsonat të cilet kanë kryer veper?
Edhe cka tjeter duhet të bëjm ne si familjare qe bijet tanë të jenë të lirë, ne ju ofrum provat ju na jepni Drejtesine, apo ndoshta duhet te ju nënshtrohemi dhe të veprojm siq deshironi ju.
Pse duhet te vuajn padrejtesin këta djem të ri vetem për faktin se nuk ju nënshtruan juve dhe nuk ju shërbyen, kjo po del të jetë arsyeja e vetme që këta përsona gjinden në burg padrejtesisht, por së shpejti do të vjen koha që të gjitha të dalin në shesh të gjitha padrejtesit që ju i keni bër në emer të drejtësis.
Është turp i madhë të mbahen në burg përsona të pafajshëm ndersa vrasesit të jenë në liri duke ushtruar funksione të larta, mirëpo i meritojn këto favore duke marr parasysh detyrat te cilat i kanë kryer.
\"Nëse në një vend fajtoret janë të fortë, atëher të pafajshmit kërkoni në burg\"