Drejtësi dy klasëshe në Zvicër
Nga 1.10.2016 fuqizohet në ligjin penal DËBIMI nga Zvicra
Shkruar nga Osman Osmani
Në fillim të vitit 2016 u refuzua iniciativa mbi zbatimin e dëbimit, fatmirësisht! Mirëpo, me këtë dëbimi i të huajve nuk është hequr nga rendi i ditës.
Pak ditë pas votimeve për iniciativën mbi zbatimin e dëbimit, e cila ishte edhe më restrektive, qeveria federale komunikoi rregullat ligjore për implementimin e dëbimit, bazuar në aprovimin të inicitivës famëkeqe se të djathtës SVP/UDC për dëbim e të huajve kriminel nga Zvicra të vitin 2012. Dëbimi i të huajve pra, fuqizohet në ligjin penal të Zvicrës nga 1 tetori 2016. Kështu përfundimisht në Zvicër bëhet realitet drejtësia dy klasëshe.
Kush mund të goditet nga kjo dhe për cilat delikte?
Është fakt se secili/a i/e huaj në parim mund të dëbohet. Me këtë rast nuk luan ndonjë rol se cilën leje qëndrimi ka personi i prekur (C, B, G, F, N apo S) ose edhe se a është fjala për qytetare/ë të vendeve të BE-së apo atyre të treta. Kjo domethënë se vetëm personat që posedojnë pasaportë zvicerane në asnjë rast nuk mund të dëbohen.
Veprat e rënda mund të qojnë tek dëbimi
Krimet vijuese mund të qojnë tek dëbimi i të huajve: vrasja me (paramendim) dashje (vrasjet, goditjet vdekjeprurëse) lëndime të rënda trupore, format e rënda të vjedhjes (p.sh. vjedhjet me thyerjet, vjedhjet e përsëritura në bandë), plaçkitjet, mashtrimet profesioniste ose kriminaliteti ekonomik e deliktet e pasurisë, format e rënda të kërcënimit a të zhvatjes, sulmet (ngacmimet) seksuale dhe përdhunimi, martesa e detyruar, zjarrvënësja dhe deliktet vdekjeprurëse që rrezikojnë publiken (shoqërinë).
Edhe deliktet e lehta mund të qojnë në dëbim
Mirëpo kujdes: Krahas krimeve të rënda të lartpërmendura, edhe deliktet tjera mund të qojnë në dëbim, e të cilat jo gjithsesi janë të cekura në këtë listë.
Mashtrimi i thjeshtë në fushën e sigurimeve shoqërore (AHV/AVS, IV/AI, Arka e sigurimit të papunësisë, sigurimi aksidental, sigurimi shëndetësor, trusti Pensional), mashtrimi tatimor dhe mashtrimet tjera në të cilat shteti joshet që të ofrojë një përfitim apo vendim të paligjshëm (fjala bie dhënia e një lejeje).
Gjithashtu, marrja e paligjshme e përfitimeve nga fusha e sigurimeve shoqërore apo nga ndihmat sociale. Kjo domethënë se, secili/a që mashtron një qendër-pagimi apo Arkë me të dhëna a informacion të rremë, për të marrë përfitime në të holla (para), mund të dëbohet.
Shkeljet kundër ligjit për të huajt
Në fushën e ligjit për të huajt (migracion) mund të qojnë në dëbim veprimtaritë vijuese: Aktiviteti klandestin (ndihma dikujt që ka paguar për hyrje të paligjshme në Zvicër ose në një vend tjetër) ose sigurimin e një vendi pune dikujt pa leje përkatës të punës, madje edhe mashtrimet e autoriteteve për të marrë leje qëndrimi nga fusha e ligjit për të huaj.
Angazhimi i fuqisë punëtore, pa leje pune dhe kryerja e punëve në të zezë, është gjithashtu e dënueshme, por nuk do të çojë në dëbim, as të punëdhënësit, as të punonjësit.
Së fundit, gjithashtu të gjithë ata që kryejnë vepra të rënda në kundërshtim me ligjin mbi substancat narkotike, mund të dëbohen, gjithashtu edhe tregtimi me to në një shkallë të madhe. Nga ana tjetër, nuk janë të kërcënuar me dëbimi veprat e ndryshme në fushën e ligjeve të trafikut rrugor.
Klauzola e rasteve të rënda
Ndjekja penale për një nga veprat penale të numëruara nuk nënkupton domosdoshmërish dëbimin nga Zvicra. Në çdo rast nevojitet një dënim të plotfuqishëm ligjor dhe nuk duhet të paraqes një rast të rëndë. Të tilla raste mund të jenë për shembull atëherë kur personi i huaj është i lindur tashmë në Zvicër dhe vendi i origjinës në të vërtetë nuk njihet fare.
Qytetarët e Kosovës mund të preken trefish
Kështu, veçananërisht qytetaret e Kosovës në Zvicër pa pasaportë Zvicerane, në rast të shkeljeve ligjore si më lartë, përpos që dënohen me gjogë e burg, ata si dënim të dyfishtë në bazë të fuqizimit në ligjin e ri penal, dëbohen dhunshëm nga Zvicra për në vendin e tyre të prejardhjes, dhe si pasojë e humbjes së vendbanimit në Zvicër, ata në raport me migrantët tjerë dhe mërgimtarët tanë nga shtetet tjera të Evropës juglindore, me rastin e humbjes së vendbanimit në Zvicër dhe në mungesë të Marrëveshjes ndërshtetërore për sigurimet shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës, dënohen trefishë, pasi me kthimin në vendin amë ata humbin edhe të drejtën për përfitime nga sigurimet shoqërore, gjegjësisht nga pensioni i pleqërisë e trashëgimtarëve dhe ai i invaliditetit.
/Autori është sekretar nacional për migracion në Unia/