Draft marrëveshja e hartuar nga SHBA dhe BE diskutohet me 20 mars
Tash është pothuajse e sakt se nuk do të ketë negociata substanciale Kosovë - Serbi, por do të ketë vetëm dialog për një dokument të shkruar.
Nga qarqe ndërkombëtare nga ekspert ndërkombëtar, pra ky dokument mund të jet i shkruar vetëm ne draft rreth 25 faqe, diku me 15 kapituj me një preambulë dhe paragrafa ku palët mund të diskutojnë paragrafet apo pikat e një marrëveshje eventuale.
Palët do të obligohen qe me kujdes të lexojn tekstin e marrëveshjes, ku në të do të parashihen kufijt reciprok, modaliteti i kufijve të mundshëm.Kosova dhe Serbia do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe do të zbatojnë dokumentin bazë të nënshkruar nga palët.
Asgjë nga dialogu thelbësor, por dialog i strukturuar rreth një dokumenti model që pritet të diksutohet në mes palëve, përderisa Serbia rri dhe pret kohën kur Kosova e heq taksën dhe fillojnë negociatat.
Në Kosovë behet përpjekje sa më parë të lirohet ky kryeminister nga posti qe mban me “zorë” dhe tentonë të zgjidhë probleme të mëdha, me takat të vogël të dijes apo me kapacitete shumë të vogëla profesionale apo kurrfare.
Tentativa për të u marr me tema si ligji për paga është shumë dëme, ligj për një mandatë qeveritar, edhe me keq ky ligj mund fare të mos zbatohet për shkak të problemeve të theksuara me ekonomin e tregut, ku vihet në disbalancë të madhë sektori privat dhe sektori shtetëror ku punësimi bëhet nga shteti me paratë e popullit dhe parat e fituara nga doganat.
Ky analfabetizem është i rrezikshëm për ekonomin e tregut dhe detyron njerëzit të gjejn shpëtim jasht shteti pra në treg ndërkombëtar.
Përderisa ky kryeminsiter mbetet aktual është përplotë pa siguri në skenën politike dhe rrezikon marrdhëniet me shtetet tjera me SHBA dhe BE.
Serbisë nuk I konvenon fare zgjidhja e përhershëme por ajo po shtyhet ne drejtim te saj, edhe pse Vucic gjendet i ”pshtetur për muri”, mund të ndodhë të largohet nga posti dhe Serbia të shkojë në zgjedhje në ketë situatë edhe Kosova do të shkoj në zgjedhje.
Grupi negociaor i Kosovës i themeluar është i kotë, ata krejt çka mund të bëjn është të marrin dokumentin draft dhe ta diskutojnë me Thaqin dhe të bëjnë propozimnet e tyre në ketë document edhe kjo punë po dihet.
Tash me koha nuk është me u marr me kryeminsitrin por me liruar atë nga posti edhe qe nuk është për ketë punë fare.
Dokumenti I hartuar nga qarqe nderkombëtare qe janë ekspert nga SHBA dhe BE do tua dorëzojn dokumentin diku ka 20 marsi sipas të gjitha gjasave ata do të diskutojnë ketë draft dhe do të ketë takime rreth dy muaj dhe pritet të përfundoj ka 20 qershor 2019, megjithë atë datat nuk do të jenë problem që të shtyhen por me rëndësi është se do të ketë marrëveshje përfundimtare.
Korrekëtimi i kufijve nuk përjashtohet si terminologji më e butë për palët dhe reaksionet që mund të vinë nga të gjitha anët.
Korrektimi i kufijve dhe përkufuzimi i kufjive ndërshtetëror janë kyq të dialogut dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshje të tipit ndërkombëtar obligativë.
Pritet intensifikim I diplomacisë së përbashkët SHBA dhe BE në drejtim të palëve, dhe fillimi i dialogut për dokumentin baze.
Palët obligohen të nënshkrujn një marrëveshje të obligushme te zbatueshme për të përmbyllë procesin përfundimtar të dialogut.
Tash me rëndësi për SHBA dhe BE eshte te ruhet pushteti aktual në Serbi, në Kosovë po shkon ka unifikimi që pritet me siguri LDK të jet pjesë e qeverisjes dhe pjesë e dialogut, pra LDK e sheh të rëndësishme qe kryeminsitri dhe presidenti i shtetit të jen pjesë e barabartë e dialogut, grupi negociator nuk ka legjitimacion kur te merret parasysh se LDK mbetet partia me e madhe opozitare por edhe me krahasuar me partite e tjera poltiike ne Kuvendin e Kosoves.
Kështu PDK dhe LDK do të jen pjemarres ne dialog , fati i grupit negociator nuk dihet më pas ndryshimit te qeverisjes aktuale e kjo prietet të bëhët deri me 10 mars 2019, ka disa afate dhe kalkulime që bëhen nga faktorë të ndryshëm politike dhe nga ambasadat që veprojn në Kosovë e që prijnë SHBA në këtë temë.
Koha nuk është më që të diskutohet kot dhe të merret kush me këtë kryeministër që flet terë ditën për taksën e vendosur nga PDK dhe e mbrojtur nga a’i vërberisht.
Me kanë mirë e kish mbrojtë PDK këtë taksë me qëndruar, por ata duken të menqur e vendosen vet e shtyen ne kurth vërberisht këtë kryeministër e ky flet për taksen e ata flasin e diskutojn edhe me LDK si më rrëzua atë nga posti.
LDK ka then qe po mbledhë nënshkrime, andaj tash pjesën tjetër te nënshkrimeve i’a bënë PDK çka nuk mundet me i bërë nga deputetet në Kuvend.
Pra në vazhdim deri me 10 mars priten ndryshime eventuale në qeverisje dhe fillimi I dailoagut për draft marrëveshjen me Serbinë nga 20 marsi 2019.