Domosdoshmëria e konkurrencës mbrenda partiake në partitë tona poltike
Shkruar nga Xhevat Meha
Fatkeqësisht, të gjitha partitë tona politike funksionojnë si parti tepër autokratike e aspak demokratike.
Mungesa e demokracisë së mbrendshme është rrjedhoj e mungesës së konkurrencës se ideve dhe koncepteve politike, mungesa e konkurrencës është pamundësuar me fuqizimin e autokratizmit.
Autokratizmi dhe mungesa e demokracisë është e përbashkëta e partive tona politike, kurse secila parti ka në vete modelin e vetë të autokratizmit që ka dallime nga modelet e autokratizmit të partive tjera politike.
Autokratizmi dhe mungesa e demokracisë ka historinë e vetë të zhvillimit, përshkrimi i të cilës nuk të bëhet në këtë shkrim, do të ketë një përmbledhje të shkurtër të veçorive kryesore.
Autokratizmi në partitë tona politike që tani veprojnë në skenën politike është trashëgimi e mendësisë dhe praktikave komuniste, që fillon nga bolshevizmi i Leninit e cila zhvillohet në vazhdimësi deri më sot, vetem duke ndryshuar modelet por jo edhe parimet.
Kësisoj autokratizmi është vlerë e partive të majta, si trashëgimi jo vetëm tek partitë që pretendojnë se janë të majta, por edhe tek ato që pretendojnë se janë të djathta.
Duhet të theksohet se autokratizëm ka patur edhe në LDK-në e udhëhequr nga Ibrahim Rugova edhe pse ka qenë vërtetë parti e djathtë.
Autoritarizmi i vetë Ibrahim Rugovës ka pak trashëgimi nga mendësia dhe praktikat komuniste dhe shumica është trashëgimi nga vleratë e djathta të burrënisë dhe esnafisë, dhe më heret bajraktaria, i pari i fisit etj. Besoj se autoritarizmi si trashëgimi e vlerave të djathta do të shtjellohet veçmas në njërin nga shkrimet në të ardhmen.
Fuqizimi i autoritarizmit si trashëgimi e mendësisë dhe praktikave komuniste në partitë tona politike nuk është rastësi. Fuqizimi është kryer nga rrjeti i spiunëve të shërbimeve të mshefta të Beogradit në masën më të madhe por edhe nga rrjeti i spiunëve nga Tirana.
Të dy këto qendra të spiunazhitë fuqizimin e autokratizmit e kanë kryer si mjet për të krijuar dhe mbajtur kontroll në partitë politike, ku partitë politike janë përdorur nga këto rrjete për arritjen e synimeve politike.
Synimet politike të Tiranës dhe të Beogradit kanë qenë të ndryshme. Tiana ka patur për synim politik të shtrij ndikimin e vetë edhe në Kosovë. Beogradi deri në përfundim luftës së fundit ka patur për synim të forcoj Serbinë me shkrirjen e Kosovës si pjesë e Serbisë, ndërsa pas luftes
Beogradi ka patur për synim fillimisht të pamundsoj pavarësimin e Kosovës dhe kur kjo nuk u arrit, të krijoj fillimisht institucione dhe pastaj gjithë Kosovën jo-efikase dhe jo-funksionale, kështu si e shohim tani.
Në arritjen e synimeve politike, të dy qendratë e spiunazhit, edhe ajo e Tiranës dhe edhe ajo e Beogradit, kanë përdorur partitë politike si mjetin më të fuqishëm me që partitë politike janë forma më e lartë e organizimit politik.
Partitë politike janë instrumenti më i fuqishëm për ndërtim të shoqërisë dhe për ndryshime shoqërore.
Ndërtimi i partive politike autokratike ka qenë synim e këtyre dy qendrave për arsye se kështu më lehtë dhe më efektshëm shtrihet kontrolli mbi to, kuptohet përmes rrjetit të spiunëve.
Veprimtaria dhe shtrirja e veprimtarisë së rrjetit të spiunëve të qendrës së Beogradit më gjerësisht është paraqitur në librin tim të botuar në vitin 2016 SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE si dhe në shkrimet tjera të publikuara që mund të gjenden në faqën www.luani.co.
Pse rrjetët e spiunazhit pamundësojnë konkurrencën mbrendapartiake përmes fuqizimit të autokratizmit? Për të mbajtur vetëm një të vërtetë si e vërteta sunduese.
Rrjetët e spiunazhit që veprojnë në gjithë shoqërinë e Kosovës, me veprimet e veta të drejtuara dhe të kontrolluara nga qendra, në Kosovë kanë ndërtuar dhe janë duke ndërtuar të vërtetën e tyre si e vërtet absolute, e vërtet e cila fsheh realitetin dhe paraqet një realitet mashtrues për shoqërinë. Kuptohet se e vërteta mashtruese ndërtohet me rrena dhe mashtrime.
Tirana ka plasuar të vëtetën e vet absolute se Kosova tani është e lirë dhe e pavarur për të fshehur të vërtetën reale të kontrollit të ushtruar nga kjo qendër mbi zhvillimet në Kosovë.
Beogradi ka plasuar të vërtetën e vet absolute se Kosova është e lirë dhe e pavarur për të fshehur të vërtetën reale të institucioneve dhe të vet Kosovës jo-funksionale dhe jo-efikase, të vërtetën reale të moszbatueshmërisë së ligjit, të vërtetën reale të sundimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e të ngjajshme.
Lufta kundër konkurrencës mbrendapratiake bëhet për të shuar zëratë e mendimit ndryshe mbrenda partisë, zëra të cilët cenojnë shpërfaqjen e të vërtetës reale e cila pastaj potencialisht zë vendin e të vërtetës absolute të plasuar nga rrjeti i spiunëve.
Zëratë ndryshe mbrenda partive politike këputën që në zanafillë, sepse është më e lehtë, për të pamundësuar krijimin e ndonjë alternative tjetër politike mbrenda partisë politike, alternativë e cila konkurron dhe potencialisht zë vendin e alternativës politike ekzistuese të ndërtuar dhe të kontrolluar nga rrjeti i spiunëve.
Domosdoshmëria për konkurrencë mbrendapartiake rrjedh nga fakti se tani do të duhej të jemi duke ndërtuar shoqërinë e ekonomisë së tregut.
Konkurrenca e lirë, konkurrenca e drejtë dhe konkurrenca e barabartë do të duhej të janë themeli i shoqërisë tonë dhe i organizimit tonë.
Ekonomia e tregut dhe konkurrenca e lirë janë përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës për të siguruar një shoqëri të zhvilluar dhe me mirëqenje të fuqishme.
Si mund të kemi shoqëri të zhvilluar dhe mirëqenje të fuqishmë kur nuk kemi si të dijmë se kush dhe çka është më e mirë se dikush ose diçka tjetër, të krahasojmë dikë ose diçka më shumë të mirë se dikush ose diçka më pak e mirë.
Dhe kjo duhet të filloj nga partia politike, për arsye se pikërisht partia politike është qeliza fillestare dhe kryesore e ndërtimit të shoqërisë.
Vështrimi mbi konkurrencën mbrendapartiake në partitë e tanishmë politike të Kosovës do të kufizohet në LDK-në dhe Vv-në për faktin se autori gjykon që këto dy parti do të kanë peshë në të ardhmen politike të Kosovës ndërsa partitë tjera ekzistuese do të shkojnë drejt zvogëlimit dhe daljes nga skena politike.
Lëvizja Vetëvendosje në vitin e fundit ka patur në opinion disa zëra të mendimit ndryshe si fillim i konkurrencës mbrendapartiake dhe potencialisht ndërtimit të ndonjë alternative të mbrendshme politike, dhe kështu edhe ndodhi.
Ajo çka autori do të kishtë dëshiruar të shihte është që fillimisht zërat ndryshe nuk ishin sa duhet konkurrencë e mbrendshme, më tepër ishin të kufizur si artikulim i zërave ndryshe.
Këta zëra ndryshe kulmuan në krijimin e një alternative të mbrendshme politike, me një artikulim të qartë të ideve dhe koncepteve konkurruese mbrendapartiake.
Mund të jetë gjykim i nxituar i autorit, mirëpo çka doli në opinion nga njëri nga prijësit e kësaj alternative para disa ditëve ishte se më tepër artikulohej ndarja sesa konkurrimi mbrenda partisë.
Autori konsideron se alternativa e sapokrijuar politike mbrenda Vv-së nuk ka hargjuar gjithë fushatë e konkurrimit mbrendapartiak dhe se duhet që edhe më tepër të shpërfaqet si konkurruese mbrenda partisë.
Kjo do të ishte shumë e dobishme për Kosovën për faktin se do të arrinin që për herë të parë të krijohej një alternativë mbrendapartiake e cila përmes konkurrencës së mbrendshne fiton garën, fiton argumentimin dhe debatin, me anëtarësi të pashkëputur të partisë.
Krijimi i alternativave politike mbrendapartiake nuk do të duhej që domosdoshmërishtë të ishte edhe ndarje e anëtarësisë së partisë. Sidoqoftë, është e drejta dhe përgjegjësia e tyre që të gjykojnë se çka është më e mira për ta, dhe kjo respektohet.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka patur vazhdimisht zëra të mendimit ndryshe, ka patur edhe gjatë kohës sa Ibrahim Rugova ishte Udhëheqësi i saj. Derisa Ibrahim Rugova ishte gjallë, disa nga zërat ndryshe rrjedhënin natyrshëm si mendime ndryshe nga rruga paqësore që që ndiqej, por në disa raste ka patur ndërhyrje të shërbimeve të mshefta serbe për të krijuar situata të përshtatshme për ta.
Në pothuajse të gjitha rastet, zërat e mendimit ndryshe ose kanë përfunduar në nivele të ulta të partisë ose kanë dalur krejt jashtë partisë.
Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës fillimisht u krijuan dy blloqe që nuk ishin zëra ndryshe dhe nuk ofronin ndonjë alternativë po thjeshtë ishin grupe për përvetsime të trashëgimisë së krijuar nga Ibrahim Rugova.
Asnjëra nga grupet nuk ka ofruar ndonjë qartësi të artikulimit politik, ka qenë thjeshtë një luftë për rrjet të njerëzve dhe me këtë sigurim të votave për fituar mbi palën tjetër dhe asgjë më shumë, asnjë ide asnjë koncept politik. Shumë shënja tregojnë se kjo ishte vepër tipike e SHMS-ve.
Zëra ndryshe në LDK pas ndarjes së anëtarëve ka patur pothuajse vazhdimisht. Shumica e zërave dryshe kanë përfunduar jashtë partisë, ose në nivele shumë të ulta të partisë.
Përjashtim bën rasti i para 2-3 vitëve kur në skenë ishin njëherazi disa zëra ndryshe që kishin artikulim të qartë konkurues të ideve dhe koncepteve mbrenda partisë. Këta zëra nuk kanë pëfunduar jashtë partisë mirëpo deri tani nuk kanë artikuluar ndonjë alternativë të mbrendshme partiake.
Disa mund të thonë se LDK ka konkurrencë, se është demokratike dhe nuk ka autokratizëm dhe mund të përmendin se Fatmir Sejdiu është zjgjedhur me kundërkandidat dhe me votim, se Isa Mustafa herën e parë është zgjedhur me kundërkandidatë dhe me votim, dhe poashtu edhe herën e dytë, dhe se të gjitha këto janë kryer nga strukturatë e partisë.
Tallje e kulluar. Edhe zgjedhjet në LKJ janë kryer nga strukturatë e partisë, janë kryer me kundërkandidatë dhe janë kryer me votim. A mund të thotë dikush se LKJ ka patur konkurrencë të mbrendshme politike, ka qenë demokratike dhe nuk ka qenë autokratike?
A di dikush të tregoj se cilat ide dhe koncepte janë paraqitur para anëtarëve të LDK-së kur kundërkandidat ishin: Fatmir Sejdiu vs Nexhat Daci, Fatmir Sejdiu vs Isa Mustafa, dhe Isa Mustafa vs Vjosa Osmani?
Unë nuk dij për asnjë ide dhe koncept nga asnjëri nga këta, as nga Vjosa Osmani nga e cila kam pritur më së shumti. Po çka ka qenë atëherë? Një luftë dhe jo një garë pa asnjë parim, në fakt me të vetmin parim: vota për të fituar mbi palën tjetër pa zgjedhur qysh e si.
Për të përmbushur përcaktimet e Kushtetutës së Kosovës për ekkonomi të tregut me konkurrencë të lirë e të drejtë, dhe për të përmbushur të drejtatë e qytetarëve të Kosovës për shoqëri të zhvilluar me mirëqenje e të begatshme, partitë politke duhet që të ofrojnë kushte për konkurrencë të mbrendshme të ideve dhe koncepteve, duhet t’u sigurojnë anëtarëve dhe simpatizantëve konkurrencën e lirë, konkurrencën e drejtë dhe konkurrencën e barabartë. Fuqizimi i autoritarizmitë është luftim i konkurrencëshmërisë.
Drzhava e Kosovës po bien, Shteti i Kosovës po fillon të ndërtohet. Bac nuk u kry, mashtrim ka qenë.