Domatet përplot hormone urojnë festat e nëntorit
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Ishim të kujdesëshëm, nuk deshtëm t ju prishim disponimin e festave, shijimin e Festës së Madhe të 100 vjetorit të pavarësisë. Nuk e dhamë lajmin, nuk e trajtuam publikisht me ju konsumatorë të nderuar. Ndoshta gabuam.
Por, njësoj të kujdesëshëm nuk ishin importuesit, distributorët as shitësit e domateve të rritura , të kultivuara me doza të tepruara hormonesh. Ato shërbejnë për të shpejtuar pjekjen, për të arritur çmimin më të volitshëlm në treg, për të mashtruar?!
E kur matrapazët e panë se e tepruan, të vetëdijshëm se në prak të festave kërkesa rritet, na ofruan domate me çmime çuditërisht të lira, më të lira se në stinën e verës ?!
Një nga veçoritë në bazë të të cilave detektohet kjo domate është se me rastin e prerjes te kjo domate nuk vërehen farat sepse domatja e hormonit nuk i ka - që është fryt i pllenimit / i kultivimit me hormone ?! Trajta e dytë e detektimit është ndarja e domatës hormonale në shtresa dhe shtresa e dytë, e brëndshmja nën cipën e skuqur është e gjelbër në të zbehtë ?!
Arritja e domateve të freskëta këtyre ditëve kur temperaturat kanë rënë dukshëm dëshmon poashtu për përdorimin enorm të hormoneve që nuk e gëzojnë organizmin, lukthin tonë.
Kjo sasi e domateve, për shkak të përdorimit të sasisë enorme të hormoneve, mund të jetë nga ndonjë kontingjent i këthyer nga ndonjë shtet tjetër. Shtet i cili ka kapacitete të mjaftueshme të kontrollit të cilësisë e të sigurisë së ushqimeve si dhe inspektorë e doganierë më të vetëdijësuar.
Me rastin e konstatimit të normave të larta të mbetjeve kimike, Shteti i Fortë këtë kontingjent e ka këthyer mbrapsht dhe pastaj është ridestinuar drejtë Kosovës e cila akoma nuk mund të shquhet me tipare civilizuese e emancipuese të kontrollit e të inspektimit ?!
Nuk mund të besojmë, nuk po mund të bindemi se Mekanizmat e mbikqyrjes, kontrollit, inspektimit të tregut dhe Doganat shkelin ligjet të cilat duhet t i mbrojnë, dhe guxojnë të lejojnë importin, tregtimin e mbeturinave, ushqimeve të rrezikshme në Kosovë?!
Kemi të drejtë të kërkojmë hetime detaje dhe të menjëhershme për këto domate, marrjen e masave ndaj përgjegjësve dhe njohtimin e opinionit konsumator! Kërkojmë që raste të tilla të mos lejohen më, të zbatohen Ligjet!
Insistojmë në kontrollin detaj të çdo importi e tregtimi si dhe mbrojtjen e plotë të konsumatorit nga çdo ushqim i cili mund t ia rrezikojë shëndetin!
Sepse rastet si ky po përsëriten.. Vepruesit janë recidivistë. Festat vazhdojnë dhe kemi frikë se ky trend do të përsëritet si zakonisht?!