Do të bëhet mirë në Kosovastanin e Lirë
Shkruar nga Behxhet Sh.Shala - Bajgora
Si të mirëmbahen pustetat pa kapakë (kopukë) : Blloku paszgjedhor me akronim LAN dhe VLAN mbajti peng apo i bëri bllok zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk la fare mëdyshje se kujt i takon e drejta e propozimit për kryetar të Kuvendit, edhe për herë të parë, ppër herë të dytë, të dhjetë, të pesëdhjetë apo të pesëqind! Kjo e drejtë i takon partisë apo koalicionit që ka fituar zgjedhjet.
Së paku kështu ka qenë deri më sot dhe të gjitha votimet për kryetar të dhe nënkryetarë të Kuvendit kanë qenë formale në një seancë solemne dhe kurrë nuk ka pasur debat në mbledhjet për formimin e udhëheqjes më të lartë të Kuvendit. Te ne Kushtetuta është akti më i lartë juridik dhe vendimet e saj nuk ka mundësi të interpretohen e lëre më të kontestohen.
Kur kontestohet Kushtetuta apo kundërshtohet zbatimi i vendimeve të saj atëherë kemi të bëjmë me përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues përmes grushtshtetit! Këto veprime janë të njohura në shtetet afrikane, latinoamerikane apo të Azisë ndërsa në Evropë apo Europë nuk mund të imagjinohen situata të tilla!
Tash, kemi ardhë në një situatë kur bllokuesit të cilëve kurrë nuk u ka takuar, me ligjet në fuqi, ta propozojnë dhe zgjedhin kryetarin e Kuvendit si dhe drejtuesit tjerë të këtij institucioni që përfaqëson dhe mbronë interesat e populli (votuesve), të paraqiten si zhbllokues të ngërçit që vet e kanë krijuar dhe tu jemi falenderues për këtë vepërim apo kontribut në ndërtimin e institucioneve përmes votimit të kandidatit të PDK pas së cilës do të zgjidhej kryeministri i Kosovës dhe kabineti qeveritar!
Nënkuptohet që kryeministri dhe kabineti qeveritar do të ishin nga opozita që ka bërë numra pasi ka humbur zgjedhjet e 8 qershorit ndërsa tash po bënë përpjekje që në tregun politik të Kosovës të shitet si fituese e zgjedhjeve e që realisht nuk është e as që mund të jetë!
Koalicioni paszgjedhor e mbajti peng Kosovën për më shumë se pesë muaj shkaku se edhe vet ishte peng e ndarjes së posteve ndonëse që nga fillimi e dinin se posti i kryetarit të Kuvendit për ta është mision i pamundur dhe i parealizueshëm.
Për ti mashtruar të tjerët dhe për ta arsyetuar bllokimin që vet e bënin, kapeshin pas pikave të Donikës 126 dhe 127, taktikave të Bajramit, ëndrrava të një nate vere të Avniut, ezanit të Bilallit dhe kushtrimit për kryengritje të Bardhylit. Citonin analistët për një përdorim dhe mediet që u shkonin në favor. Si dhe ekspertët e jashtëm dhe praktikat e mira të shteteve me një demokraci të konsoliduar.
Nuk lanë kënd pa e sulmuar, fyer dhe kërcënuar nëse nuk ishin në trenin e njëjtë për kapje të pushtetit që e synonin përmes një lufte të rrufeshme që e bënë! Opozita ishte e sigurt se punët për kapje të pushtetit do ta përfundonte brenda 20 25 ditëve duke bërë presion nga të gjitha anët.
Për herë të parë, së paku 80% e medieve elektronike dhe të shkruara si dhe 95% e shoqërisë civile ka qenë në anën e koalicionit VLAN duke ushqyer shpresat e rreme se opozita ka të drejtë për postin e kryetarit të Kuvendit pas së cilit formimi i qeverisë nga opozita do të bëhej çështje teknike!
E donin PDK në salla të gjykatave, në burgje të Dubravës dhe Dyzit për shkak të krimeve të organizuara dhe korrupsionit. këtu opozita ka të drejtë sepse në radhët e tyre nuk do të gjeni as gjurmë e lëre më një rast konkret se janë të përfshirë në korrupcion apo krim të organizuar!!!
Nuk lejonin fare mundësinë që PDK të jetë në krye të Kuvendit e lëre më të qeverisë! As pjesë e qeverisë! Madje, edhe presidentes Jahjaga i treguan se deri kur mund të jetë presidente! Pas formimit të Izraelit në vitin 1948, arabët, në vend që të ofronin bashkëpunim dhe bashkëqeverisje të izraelitëve dhe palestinezëve, u treguan shumë përjashtues duke lancuar klithmën : të gjithë çifutët ti hedhim në det ! Shiheni sot se çfarë situate kemi në Izrael dhe shtetet arabe!
Po të vepronin me arsye arabët në vitin 1948 sot do ta kishim një situatë krejtësisht ndryshe! Edhe VLAN po tregohet përjashtues dhe kërcënues. Ka kërkuar ate që nuk i takon (kryetari i Kuvendit) dhe e ka lënë si rëndësi të dorës së dytë ate që ka mundur ta ketë (kryeministrin dhe qeverinë)!
Po ta votonte më 17 korrik kandidatin e PDK së për kryetar të Kuvendit, sot do ta kishim një situatë ndryshe! Do ta kishim një qeveri funksionale dhe nuk do ta kishim një bllokadë për formimin e institucioneve më shumë se pesë muajshe!
A ka përgjegjësi në këtë vend: Blloku VLAN jo që nuk meriton respekt për zhbllokimin e situatës por do të duhej të jep përgjegjësi! Si u bë që edhe pas vendimit të GJK të këmbëngulej që Isa Mustafa të zgjidhet kryetar ndërsa sot po e lënë këtë post pasi vendimi i GJK nuk ua mundëson këtë?!
A kishte nevojë e tëra kjo bllokadë kur vendimi ishte i qartë! A kishte nevojë të mbahej seancë e debatit kur ajo nuk ishte paraparë në vendimin e GJK dhe a kishte nevojë që deputetët të sillen në Kuvend sikur në tregun e plaçkave apo sikur tereqtë e Danillogradit!
Sot, opozita paszgjedhore me akronim VLAN thotë se po hapë rrugë në ndërtimin e institucioneve që i mbajti të bllokuara për më shumë se pesë muaj. Edhe këtë hapje të rrugës po e kushtëzon me dhënien e garancive nga presidentja dhe ambasadat e huaja se do ta kenë të drejtën e nominimit të kandidatit për kryeministër dhe kabinet qeveritar nga VLAN.
Ky kushtëzim është kundërkushtetues dhe nuk e besoj se presidentja apo ambasadat e huaja do e marrin seriozisht. Madje as që do e marrin në shqyrtim. Në fakt, me këtë kushtëzim po e diskreditojnë të drejtën diskrecionale që i ka dhënë GJK presidentes së Kosovës që në rastin e dytë për nominim të kandidatit për kryeministër të përcaktohet në bazë të vullnetit të saj pas një takimi me të gjitha subjektet politike!
Ky kushtëzim është paragjykues se çfarë vendimi do ta marrë presidentja nëse vjen deri te dhënia e mandatit për kandidat të dytë! Po të zgjidhej kandidati i propozuar nga PDK për kryetar të Kuvendit më 17 korrik 2014 siç është paraparë me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit atëherë formimi i qeverisë do ti takonte atij koalicioni që i ka numrat në Kuvend.
Kështu e thotë demokracia pavarësisht se dikujt mund të mos i pëlqej! Tash, pas bllokimit mbi pesë muaj të institucioneve të Kosovës dhe faktit se koalicioni VLAN nuk ka ofruar asgjë konkrete për të mirë të Kosovës dhe qytatarëve të saj përveç se nuk ka Thaçi 3, është shumë problematike tu besohet mandati qeverisës katër subjekteve politike të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët përveç urrejtjes ndaj kundërshtarëve armiqëve politikë dhe lakmisë së skajshme për pushtet! Opozita, me vonesëne saj përmes bllokimit të institucioneve tërë kohën ka punuar për PDK-në dhe Hashim Thaçin!
Tash duhet të përballet me realitetin që vet e ka krijuar, një marrëveshje politike ose zgjedhje të jashtëzakonshme! Marrëveshja politike nuk e përcakton apriori apo më mirë ta them, nuk e paragjykon se kush do të jetë kryeministër por e përcakton ndarjen e pushtetit në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e 8 qershorit 2014!
Përfundimisht nuk mund të bëhen kryeministër edhe Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa në të njëjtin mandat! Mund të mos bëhet asnjëri sikur që as Hashim Thaçi mund të mos bëhet kryeministër! Lexoni se çshkruanin disa analistë në kohën kur mendonin se nuk ka tjetër kryeministër pos Ramushit dhe çshkruajnë tani kur apetitet e LDK që Isa Mustafa ta udhëheq qeverinë (pasi dështoi të bëhet si Jakup Krasniqi) dhe do të bindeni se nuk e thashë rastësisht se këta janë analistë për një përdorim! I përndjekuri nga EULESH-I, Milaim Zeka do ti quante kondom analista!
Shumica parlamentare e koalicionit VLAN është e vërtetë se i kanë numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë si dhe zgjedhjes së kryeministrit po të mos ishte kjo Kushtetutë që është sot në Kosovë. Dhe po të mos e kishin bërë punën llugë me bllokimin më shumë se pesë muaj të formimit të institucioneve .Tash ata duhet ta votojnë kandidatin e PDK së, pa kushtëzime dhe të bëjnë përpjekje për formimin e qeverisë .
Do ta kenë të vështirë mos ta them se do ta kenë të pamundur ta realizojnë projektin politik të marrjes së pushtetit ashut si e kanë menduar! Duke e hudhur PDK-në në det sikur që mendonin të bënin arabët me çifutë në vitin 1948!
Opozita ka mundësi që ta votojë qeverinë e PDK-së dhe pas një muaji ta shkarkojë ate përmes mocionit të mosbesimit. Me çrast do të shkohej në zgjedhje të cilat nuk i do kurrsessi sepse thotë se i ka numrat.
Ashtu thoshte se i kishte votat edhe për kryetar të Kuvendit por doli se nuk i mjaftuan. Sikur që duket se nuk do ti mjaftojnë as për kryeministër dhe qeveri sipas planit të saj! Flora Brovina duhet ta thërras seancën në të cilën, pa një marrëveshje politike dhe votim në pako, opozita mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit pa praninë e PDK dhe përsëri do të sillemi në qark sikur në ato lojërat e IPKO-së! Marrëveshje politike, votim në pako ose zgjedhje të jashtëzakonshme! Tjetër zgjidhje nuk shoh për momentin!
Për Edi Ramën : Kryeministër Edi Rama, faleminderit shumë për mbrojtje, rikthim dhe forcim të integritetit moral, dinjitetit njerëzor dhe kombëtar që na mungoi aq gjatë në përballje me fqinjtë tanë të dhunshëm dhe të paemancipuar politiksht, njerëzisht dhe moralisht!