Do ta kallim, do tia qesim flakën
Ne të gjithë,pak a shumë na udhëheqin interesat. Mirëpo,megjithëkëtë,interesi nuk duhet të na detyroj të bëjmë ckado. (S.Johnson)
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Nga shumë e shumë deklarata te fundit, të lansuara ne opinion, nga gjitha subjektet politike që fituan të drejtën te behën pjesë e parlamentit, që kurrësesi, nuk po mund të konsolidohet dhe te veprojnë, edhe tani e tre muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor, po mungon, vetëm edhe një deklaratë, e ndonjërit nga këto subjekte te mjera politike,ku do të kërkohej decidivisht, që sa më shpejt të përgatitemi, dhe ti përveshemi punës, që kët (gjysëm)shtet ta kallim dhe ti qesim flakën.
Tërthorazi ,apo, në vija të trasha,shumicës së deklaratave të deritashme , nëse u bëhët një analizë e detajuar,mesazhi dhe paralajmërimi final,na qon në ket drejtim dhe në ket skenar ugurzi,e që fatkeqësisht, në masë të madhe, pos subjekteve politike, ifryen, edhe shumica, e medieve kosovare, shoqëria civile ,shumica e ekspertëve\" të Kushtetutës,por në veqanti, (b)analista të shumtë , të cilët, me deklaratat e tyre ,për ti hyrë në hatër,këtij apo atij lideri,dhe për të lepirë dicka në kët odisejadë, deklaroheshin e prezantoheshin,herë para njërës e herë para tjetrës medie,duke u mburrur e me shumë kompetence,edhe para, por edhe pasi, foli Kushtetuesja, shumë me keq, e më bajat, se z Meri e Ekspresit të Buzhalës,që na erdhi si përforcim, nga nëna Shqipëri, në këto momente të vështira, në të cilën, po kalon Kosova.
Kushtetusja fundërrinë,Parti fashiste,Nuk e njohim Kushtetusen,Nuk shkojmë te Brovina e as te Presidentja,Nuk bisedojmë me PDK-në,Edhe kryeperlamentarin edhe Qeverinë ne,Nuk perjashtohen edhe protesta,I kemi votat dhe pike
,Nuk kemi problem me vota,janë vetëm disa nga deklaratat e shumta, që pothuaj, cdo ditë, i kemi dëgjuar nga goja e disave që prezentohen, here si zëdhënës,por edhe si këshilltarë të lartë politikë partishë, e në realitet,në zgjedhjet e fundit, nuk mundën, të fitonin, as përafërsisht, numrin e duhur të votave, për të qenë pjesë, e këtij parlamenti, që nuk po ka fat,kurrësesi, të funksionalizohet.
Nëse, këtyre deklaratave, ia shtojmë ,edhe kërcënimet e fundit , që vijnë nga kreu I Lisb-ës,se nuk do të rrijmë duarkryq, përballë terrorit ndaj neve që tha Fuad Ramiqi,pas arrestimit dhe marrjes në pytje të kryeimamit kontrarvers, Shefqet Krasniqit, nga ana e Policisë së Kosovës,atëherë,gjendja në të cilën jemi, dhe po kalojmë, e gjithashtu edhe po na prêt, vetëvetiu, flet se ka rrezik potencial, për anarki dhe për ndonjë konflikt përmasash të gjëra, i cili, shumë lehtë, mund të eskaloj dhe të marri përmasat e një lufte civile,apo ndonjë sindromi, siq përjetoi, jo vetëm Shqipëria më 1997,por edhe disa shtete tjera, ku, edhe në këto momente, po ka dhunë e konflikte,me pasoja tragjike.
Këto deklarata,në radhë të pare, janë produkt i një kreyeneqësie të të gjithë akterëve, dhe gjithë liderëve, që janë besatu dhe janë barrikadu pranë qendrimeve dhe qëllimeve të tyre, e që kanë vetëm një emërtues të përbashkët-me cdo kusht, marrjen e pushtetit!
Logjikisht,kur të dy palët janë ngulitur në qëndrime se kanë të drejtën e tyre të pakontestueshme ,dhe gjithnjë po aludojnë ,vetëm në qëndrimet e tyre, e fatkeqësisht, nuk po vërehen kompromise, por as shenja të ndonjë bashkëbisedimi eventual, për të dalur nga kjo situate e krijuar,edhe pse dy here është deklaruar edhe Kushtetuesja,e cila e pranuam apo jo, është Institucioni më i lartë vendimmarrës i një vendi,atëherë, gjasat, për veprime shkatrrimatre dhe kthim shumë mbrapa, shumë lehtë, munden me qenë një reailetet i hidhur, që u konvenon vetëm atyre që nuk e duan ket vend dhe këtë popull.
Eshtë vështirë,tia qëllosh,për të mos thenë, ta dish, se cili është opcioni dhe mënyra më e mire për të penguar një eskalim të një situate, që duhet ti frikohemi, dhe me cdo kusht ta parandalojme,por në këto momente, dhe rrethana, përsonaliteti më kredibil dhe më me influencë, dhe i cili me autoritetin që ka krijuar dhe po gëzon,në veqanti, tek ata, që jo vetëm na cliruan, por edhe po angazhohen e po mundohen të na orientojnë e drejtojnë, drejt rrugëtimit të një shteti demokratik dhe me premise premtuese,është vetëm Presidentja, Atifete Jahjaga, e cila për opinionin kosovarë, nëse nuk ka krijuar një bagazh të një politikaneje me përvojë dhe me një fjalor të kalibrit të lidershipit rrenacak kosovar,bile ka një autoritet të pakontestueshëm të një lidereje të sinqert e te ndreshme, dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me shumicën e liderëve hajna, që për cdo ditë po na rjepin e vjedhin paranë publike, dhe po sillen edhe më keq, se, sikur, ky vend, të ishte, prone, e tyre private.
Pra,është casti dhe momenti vendimtar, që Presidentja Jahjaga, të jet shumë vigjilente, dhe me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar,të monitoroj dhe dërgoj mesazhe të fuqishme dhe të prera, karshi gjithë lidershipit, duke mos kursyer asnjërin nga ta,për përgjegjësitë që marrin në rast të eskalimit,por edhe, për të parandaluar, deklaratat nxitëse, që mund të jenë katalizatorë të eskalimit të situates.
Si opcion dhe rrugëdalje nga gjendja e krijuar, për Presidenten Jahjaga, duhet të mbetet edhe shpallja e zgjedhjeve te reja,si modus dhe formul që zberthen dhe pastron terenin,por edhe legjitimon fuqin e vertetë ne nje garë te re,mes PDK-së me aleatët e saj dhe Bllok-ut si organizim i ri opozitar, si fuqi e vertetë, apo një grupim pa ndonje peshë te madhe, që do të përcaktohet dhe legjitimohet,ekskluzivisht vetëm me fuqinë e votes, nga votuesit kosovarë.
Veprimi i ,z Jahjaga, edhe kesaj radhe, ne masë te madhe, do te ndikoj, qe edhe ne mandatin e ardhshëm, të na mbetet, e para e shtetit,kjo zonjë e cila, pos që nuk është hajneshë,po e mbron shtetin me shumë se ata që deklarativisht kanë trumbetuar se e kanë ba luftën,por në realitet, në paqë,po angazhohen , ta zhbëjne e ta përdhosin ket shtet.