Dje na "kafshoi", sot e ngushëllojmë
Shkruar nga Zenel Latifi
Të vazhdosh me idetë e kohës së kaluar dhe të përkëdhelësh "qenin" që dje të kafshoi mund t'i thuash burrëri dhe trimëri, mirëpo nga ana tjetër kjo del se i bën vetes dhe popullit tënd padrejtësi.
Deri sa e pat në dorë forcën ai na kundërshtoi dhe na luftoi duke mos na konsideruar si njerëz fare dhe duke u munduar që të na zhdukë nga sipërfaqja e tokës.
Populli e thotë një fjalë: "Çka të vijë në këmbë mos e shqelmo", mirëpo ai e bëri atë, sepse nuk dëshironte bashkëjetesë me ne. Edhe pse neve na quanin njerëz të egër, të malit, njerëz që nuk dikam çfarë është civilizimi e shumë fyerje tjera, ne përsëri nuk ua kthyem të keqen me të keqe. Ne jemi popull me nder dhe moral të lartë, nuk i kundërvihemi armikut para se të na e teprojë.
Burrëria ndonjëherë nuk matet vetëm me forcë por edhe me durim. Ne ishim ata që edhe pse e kishim forcën dhe burrërinë prapë se prapë duruam. Ishte ai njeriu dashakeqës që i shpëtoi atentatit të 3 tetorit 1995, ishte Presidenti i parë i Republikë Demokratike të Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Ky njeri me një fjalë "ia pinte gjakun shqiptarëve me pambuk". Nga një anë bëhej kinse na don dhe na bën mirë, por nga ana tjetër bashkëpunonte me Millosheviçin për të na shfarosur. Ky ishte njeriu hipokrit që deri dje s'e kemi ditur kush po na udhëheq dhe ia kemi dhënë edhe votën tonë atij.
Kiro Gligorov tha: "Është e vërtetë përgjithësisht e njohur se disa pjesë të popullatës, si shqiptarët dhe të tjerët, janë më shumë të përzier në kriminalitet se maqedonasit." Shqiptarët përbëjnë prej 1/3 deri në 1/4 të popullatës të Maqedonisë, dhe 50% nga veprat e rënda penale u takojnë atyre (sipas burimeve maqedonase) dhe 80% të të burgosurve (sipas burimeve shqiptare).
Kjo është e palogjikshme, por ashtu i përshtatej atij. Të flasim pak për lidhjet e tij anti-shqiptare. Gjatë tërë mandatit të tij të presidencës në Maqedoni, Gligorov si një ish-komunist dhe i lidhur me Beogradin ka përkrahur në mënyrë indirekte regjimin e Sllobodan Millosheviçit lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke kërkuar zgjidhje për Kosovën në kuadër të Serbisë. Ai çdoherë thoshte se Kosova është pjesë e Serbisë.
Tani ne jemi të kënaqur që nuk vdiç më 1955 sepse nuk mund ta shihte "tronditjen e madhe", Pavarësinë e Kosovës. Ai kurrë nuk e njohu Kosovën shtet të pavarur, por ëndërra e ftohtë e tij nuk u realizua kurrë.
Pas gjithë këtyre gjërave, në vdekjen e tij, familja e tij merr ngushëllime nga shqiptarët, nga Ali Ahmeti, Bamir Topi, Sali Berisha, Hashim Thaqi etj.
Nuk jam kundër tyre mirëpo të paktën ta kishin injoruar atë sikur që ai na injoronte kur ishte gjallë. Sidoqoftë vdiq i pafe dhe në varr u fut pa kryerjen e riteve fetare, kurse neve ende vazhdon të na ngrohë Dielli derisa ai varrin e tij e ka tërë errësirë.