27 Dhjetor 2024

Ditët pranverore dhe kujtimet e nënës

Shkruar nga MSc. Besim Gollopeni

Në këto ditë pranverore sikur gjithçka ka filluar të marr ngjyrë të gjelbër, rrezet e diellit kanë depërtuar në çdo pore të jetës sonë, ditët po zgjaten, kujtimet po thellohen, ngjarje pas ngjarje po manifestohen duke kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme por të lavdishme.

Manifestimet të shumta në vend në këto ditë pranverore, duke përkujtuar më të dashurit (prindër, vëllezër, motra, burra, gra, fëmijë etj.), të cilët dhanë jetën për këtë vend, për këtë ditë të cilën ne sot e jetojmë.  Të gjithë të prekur nga kjo situatë në një formë apo tjetër, të emocionuar, të përlotur, duke u lutur që të bëhet mirë për gjeneratat që do vijnë pas nesh etj.

Shkrimin të cilin po e paraqesim ka të bëjë me një inter-dialog më njërën nga ato nëna të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre në Luftën e fundit në Kosovë (’99), ditët pranverore të saj, kujtimet dhe vizitat miqësore që i bëhen asaj.

Një ditë, gjerë sa po ecja në shëtitore, shoh një nënë të ulur në gurë, bisedon vet me vete sikur të kishte një person të dytë pranë saj, rrudhat që i shkëlqejnë në ballë, japin shumë dashuri, flasin shumë, pa reshtur. Po e pyes mikun që më shoqëronte, çfarë halli mund të ketë ajo nënë që flet vet me vete?, miku më përgjigjet, e ka hallin e vet, lere atë.

Me këtë rast ja ktheva mikut tim JO, do shkoj tek ajo nënë të ulem dhe të bisedoj me te, në qoftë nevoja edhe ti qajmë hallet bashkë, kështu ndoshta edhe mund ti ndihmoj asaj. Ju ofrova dhe e pyeta nënën: të ngrohin rrezet e diellit prandaj je ulur këtu?, ajo mu përgjigj, rrezet e diellit ja fala vendit, e vendi tash mund të mi kthej ato rreze dielli vetëm atëherë kur shoh se si përparon, si punojnë njerëzit dhe ndihmojnë njëri tjetrin, etj., një fjali kjo, që flet shumë!.

U shtanga i heshtur, por ajo ma kthej, o biri im ti nuk ke kohë të më dëgjosh, llafet e mija janë shumë të gjata e ndoshta edhe të bezdisin ty. Pas pak ju përgjigja, do kem kohë për ty, sa do që ti të kesh nevojë për mua, ju kemi borxh nënave, fjalët e juaja janë të ëmbla për ne, ja ktheva, zoti të bekoftë more bir më tha.

I etur nga kureshtja për të kuptuar më shumë rreth jetës së kësaj nëne, nuk me lënë rehat, vazhdoj me pyetje, i kujdesshëm që të mos e lëndoj. A ke fëmijë?, ma kthej, i kisha dy djem, si rrezet e diellit, i rrita me shumë mund e sakrificë, po sa u rritën për shkak të rrethanave të vështira ekonomike dhe politike në Kosovë (vitet e ’90), u detyruan të emigrojnë në perëndim si gjithë të tjerët (djemtë e Kosovës) për të siguruar kafshatën e gojës, kur filloj lufta në Kosovë që të dy (djemtë) u kthyen nga kurbeti dhe ju bashkëngjiten luftës (‘98/99). Djali i madh kishte kohë që kishte ardhur në Kosovë (në luftë) por, nuk e dinim ne (prindërit), nuk ishte lajmëruar në shtëpi për shkak të rrethanave të luftës.

Ta them të drejtën, më bënin pyetje shumë të afërm apo të lajmërohen djemtë prej kurbeti, bile shumë shpesh, kështu dal nga dal fillova ta kuptoj se diçka ka të re, shprehet nëna.

Një natë në orët e vona, dikush troket në dritare, zgjohet bashkëshorti nga shtrati dhe pyet kush është?, e hap derën dhe shef se janë disa njerëz me mjekra të gjata dhe i habitur përsëri e pyet kush jeni ju?, djali ja kthen, babë, ne jemi Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK –ja, unë jam biri yt, ja njeh zërin dhe e përqafon me sa mundet, shprehet nëna, duke ju mbushur sytë me lot.

Siç e përshkruan nëna, ato ishin momentet më të rëndësishme të jetës së tyre duke vazhduar kështu deri në pranimin e lajmit kulminant për rënien e djemve të saj për atdhe – për KOSOVË. 

Vazhduam me biseda gjer e gjatë me nënën, kohë pas kohe i bëjë ca pyetje dhe në një moment e pyes: A keni nipa e mbesa?, ajo më përgjigjet po, kam edhe nipa edhe mbesa falë Zotit dhe jam shumë e lumtur që i kam, i ndërhy me një nën pyetje: Apo të vizitojnë shpesh?, nëna përsëri më përgjigjet me po, më vizitojnë dhe sa herë që i shoh zemra mal më bëhet, shprehet ajo.

Kjo nënë si gjithë nënat tjera ku do ku janë, shumë e dashur e mallëngjyer për tu shprehur, rrëfen edhe për vizitat që i bëhen nga bashkëluftëtarët e lirisë së djemve të saj (shokët e djemve), duke rrëfyer se sa e lumtur ndjehet kur ja hapin derën shokët e djemve të saj – luftëtarët e lirisë, ajo madje veçon vizitat në festat zyrtare që i bëhen, në ditët e rënies së djemve të saj por, nuk len anash pa i përmendur edhe ditët e stërzgjatura të stinës së pranverës dhe rrezet e diellit që e bëjnë gjithnjë të thellohet në kujtime dhe nevoja për të pasur dike afër është më e madhe se kurrë më parë....

Në përmbyllje të këtij artikulli, nuk duhet lënë mënjanë pa e përmendur faktin se stina pranverore është shumë e ndjeshme veçmas për ata të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e fundit e sidomos për ata prindër të prekur nga kjo situatë, të cilët për shkak të zgjatjes së ditës dhe ngrohjes së diellit, kanë nevojë shumë për vizita, sidomos ata prindër të cilët bëjnë pjesë në grup – moshën e shtyrë dhe gjithashtu, për ata të cilët janë në moshë punë mirëpo, kanë statusin të papunë..., të gjejmë kohë e ti vizitojmë, të marrim në telefon sa më shumë të jetë e mundur, ju kemi borxh atyre.  

(Autori është sociolog)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)