25 Dhjetor 2024

Ditë e rëndë për Kosovën

Shkruar nga Gani Qarri

Ditët si kjo, nuk janë ditë nderimi,as të shenjta,nuk festohet shtetësia as shpallja e pavarësisë,nuk kujtohet dita e flamurit dhe nuk ka të bëjë fare me festa as gëzim kombëtar për shqiptarët. Përkundrazi,janë fatkeqësi me të cilat paralajmërohet lëkundja e të ardhmes së tyre.

Është ditë brenge, frike dhe mërzie, ditë e vështirë mallkimi dhe turpërim mbarëpopullor,për të gjithë ne. Ditë nga më të rëndat sidomos për bashkëfamiljarët e të pagjeturve,të cilët që nga pas lufta,presin me ankth kthimin e bijve të tyre për më shumë se 14 vite me radhë, pa asnjë fije shprese as ngushëllimi.

Ditë kur edhe një herë në vendin tonë mbërrin ish bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviqit, pasuesi i tij më i flakët e besnik,partiak dhe shtetëror,i cili edhe sot e kësaj dite mbanë peng mbi 1730 trupa të kidnapuarish shqiptar, nga ish babai ideologjik.

Ditë kur kryeministri aktual i Serbisë Ivica Daçiq, pas të gjithë atyre katrahurave që kanë pësuar shqiptarët, vije pa asnjë pengesë të mbaj dhe zhvillojë edhe fushatë parazgjedhore në Kosovë.

Ditë kur qeveria jonë,në vend të punëve të mira dhe me mend edhe vizitat e munguara nga zyrtar të lartë ndërkombëtar, i kompenson me leje ndaj ministrave dhe funksionarëve serb,të cilët vërshojnë njëri pas tjetrit, në mënyrë legale dhe ilegale,fshatra dhe qytete gjithandej,për mbështetjen e  listës së propozuar nga Serbia në fushatën zgjedhore të vendit tonë.

Ardhjet e programuara serbe që moti dhe të deklaruara prej kohësh nga ta, edhe pse nga shumica shqiptare cilësohen të dëmshme për Kosovën,ato për të realizuar qëllimet e Serbisë, kamuflohen si fetare dhe në të drejtën për të vizituar manastiret, ani pse ritet e tilla,si proces nuk do duhej të kishin asgjë të përbashkët me fushatat parazgjedhore të një shteti fqinj.

Është vërtet e çuditshme sesi vizitat zyrtare të funksionarëve serb,planifikohen dhe renditen shumë kohë përpara, dhe mu në atë mënyrë që me çdo kusht të ndodhin dhe realizohen pikërisht në kohën e ngjarjeve publike dhe politike, siç është edhe fushata e tanishme zgjedhore në Kosovë.

Prijësit aktual, përkundër përvojës së hidhur me cilëndo vizitë të funksionarëve serb në vendin tonë,nuk u mbushën mend asnjëherë, ngase edhe kur ato lajmërohen si fetare, nuk nisin as përfundojnë me  karakter as natyrë kishtare,por secilën herë lidhen me politikë dhe shprehin urrejtje si për vendin e pavarësinë e Kosovës, ashtu edhe për bashkësinë tonë kombëtare.

Kështu që nuk ka si të kuptohet mossanksionimi i ndalesave të proklamuara më parë nga organet e shtetërore ndaj tyre, as në raste zgjedhjesh dhe ngjarjesh kombëtare. Athua mbi çfarë parimesh e bazon shteti ynë sovranitetin dhe pavarësinë e tij, atëherë.

Mbivendosja e vizitave serbe,qofshin ato edhe fetare, mbi ngjarjet madhore publike dhe shtetërore, kalon caqet e të drejtave të besimit dhe respektimit të riteve kishtare, sidomos kur ato kthehen në ndërhyrje të drejtpërdrejta politike mbi zgjedhjet, sistemin shoqëror dhe mënyrën e jetesës në vendin tonë.

Qeveria e Serbisë dhe ministrat e saj, kurdo që duan, mund të takohen me\"Zotin\" e tyre edhe në kishat e manastiret ortodokse në Serbi dhe jo të keqpërdorin misionet e tyre fetare, në objeketet tona të kultit  për realizimin e qëllimeve politike serbe në Kosovë.

Tashmë është e njohur për të gjithë se asnjë ministër dhe as vet kryeministri serb, nuk vijnë vetëm sa për tu lutur në vendin tonë,por misioni i tyre ka për qëllim ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Serbisë, në sheshet, rrugët e hapësirat e këtij vendi,dhe shuarjen e etjes serbe, për dukjen dhe ngritjen e tyre mbi kokat tona, në raste zgjedhjesh,festash e gëzimesh sërish edhe në Kosovën e lirë.

Serbia, për institucionalizimin me çdo kusht të prezencës së saj në Kosovë, së fundi ka filluar ti rrah dhe frikësoj me hedhje bombash e eksplodime të të gjitha llojeve edhe kandidatët vendor serb,madje cilindo nga ta,që nuk u takon të zgjedhurve të saj,duke luftuar për fitoren pa tjetër të listës serbe në vendin tonë.

Ekspeditat e tilla,nuk dinë të ndalur,ani pse për të satën herë është dëshmuar se shëtitjet e funksionarëve serb,nuk kanë të bëjnë aq me manastire as rite fetare, sa kanë të bëjnë me ndërhyrje të qëllimshme politike në vendin tonë.

Ato përdoren vetëm si arsyetimi i përshtatshëm,pothuajse - gati pa mundësi mohimi dhe si rrugë gjithmonë e hapur për Serbinë, përmes të cilës ajo më së miri instalon idoktrinimin nacionalist serbomadh në Kosovë, mision ky të cilin me lejet dhe pavendosmërinë e saj,ka kohë që e ndihmon edhe qeveria  jonë, gjë që po përsëritet edhe një herë me rastin e këtyre zgjedhjeve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)