Dita Ndërkombëtare e Demokracisë
Shkruar nga Marta K. Gazideda
Në eseun The Worlwide Status of Democracy të publikuar me 23 Prill 1965 në gazetën TIME, është shkruar Oh, democracy, what travesties are perpetrated in thy name. Kjo thënie është variante e klithmës të Revolucionit Francez Oh, Liberty, what crimes are committed in thy name.
Që të dyja këto thënie mund të përdoren edhe në ditët tona, kur idete dhe konceptet për demokraci dhe liri shtrembërohen, dhe në emër të tyre ndodhin gjëra që janë në kundërshtim me këto dy parime.
Pas Pranverës Arabe, por edhe ngjarjeve të fundit në Siri, vihet në pikëpyetje se sa ka përparuar njerëzimi në interpretimin, dhe zbatimin, e parimeve të demokracisë. Në këto rrethana thëniet e mësipërme ende janë të vërteta.
Rezultatet e fundit të anketës së Pulsit Publik, tregojnë që në Kosovë Indeksi i Demokratizimit (0.87) ka arritur nivelin më të ultë që nga nëntori 2010. Duke marrë parasysh që Indekset në këtë raport sillen nga një mesatare 0 në 3, indeksi aktual tregon që shumica e qytetarëve nuk kanë mendim pozitiv për proceset demokratike në vend.
Edhe pse demokracia konsiderohet vlere univerzale nuk egziston një model i sakte i saj. Ajo është formë e qeverisjes ku sovraniteti i takon popullit dhe qëllimi i egzistimit të shtetit është mirëqenia e popullit. Ose se paku duhet të jetë.
Pavarësisht trajtes së saj, demokracia bazohet në të drejtën e shprehjës së vullnetit të popullit për ta përcaktuar sistemin politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Me një fjalë: vullneti i popullit për ta përcaktuar fatin e vet.
Megjithatë, ndonjëherë, aftësia për ta shprehur këtë vullnet vehet në dyshim sepse, edhe pas shprehjes së këtij vullneti (përmes votimit), jetët e shumicës mbesin po aq te mjera, po aq të vështirasa ne fillim te procesit.
Parakusht për zhvillim të demokracisë, sidomos në vendet në tranzicion, është egzistenca e njerëzve të lirë, autonom, të aftë të zgjedhin por edhe të kenë mundësi të zgjedhin, me aftësi të shkelqyera udhëheqëse.
Këta njerëz nuk lindin, ata duhet të krijohen - përmes sistemit shoqëror që çmon dhe përkrah zhvillimin e virtyteve si ndershmëria, pa-anësia, të qenurit i/e drejtë në vendim-marrje; përmes zhvillimit të idesë se mirëqenia e shumicës është më e rëndesishme se përfitimi individual; përmes sistemit arsimor që stimulon mendimin e lirë dhe kritikën konstruktive, ku përmirësimi individual është pjesë përbërëse e jetës shoqërore.
Pesëmbëdhjetë shtatori është caktuar si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë që nga viti 2007, përmes rezolutës A/62/7 të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi ishte që të inkurajohen qeveritë të promovojnë dhe konsolidojnë demokracinë.
Tema e manifestimit te sivjetshëm nga Kombet e Bashkuara është Forcimi i Zërave për Demokraci që synon ta vejë në pah rëndesinë e zërit të popullit, qoftë të shprehur drejt për drejtë apo dhe përmes përfaqesuesve të zgjedhur., zhvillimit social, ambijentit apo teknologjise.
Megjithëse aftësia e popullit për të ngritur zërin dhe për të vendosur se si do të udhëhiqet është thelbi i demokracisë të dhënat e Pulsit Publik tregojnë që Indeksi i Pjesëmarrjes Publike në Kosovë është 0.10, duke shënuar kështu edhe një herë vlerën më të ultë për pjesëmarrjen publike në jetën civile dhe politike që nga nëntori 2010.
Kur Indeksi është ndarë sipas gjinisë është vërejtur se Indeksi i Pjesëmarrjes është më i lartë për meshkujt (0.12) krahasuar me femrat (0.08), duke vërtetuar një pabarazi në pjesëmarrje në politikë dhe jetën civile mes meshkujve dhe femrave në Kosovë.
Në këtë aspekt kemi ende punë për të bërë. Ta shfrytëzojmë 15 shtatorin të mendojmë për atë se çka do të thotë demokracia për ne, dhe çka jemi ne të gatshëm të bëjmë për te.Kjo ditë në Japoni është gjithashtu edhe Dita e Respektit ndaj të Moshuarve, ndoshta mund të fillojmë me këtë respekti ndaj tjerëve.
/Menaxhere e Portofolios per Qeverije te Mire UNDP Kosove/