25 Dhjetor 2024

Dita e të Pagjeturve, shpresë apo zhgënjim

Shkruar nga Gani Qarri   


Para pak ditësh, pamë se 30 gushti u shënua si Datë për kujtimin e të Zhdukurve dhe të pagjeturve, mungesa e të cilëve,shumë bashkë-familjarëve, për vite të tëra u shkakton dhembje dhe vuajtje të pafund, duke pritur ditë e natë një lajm, për më të dashurit e tyre.

Atë kohë, pamjet e tmerrshme të agresionit serb mbi vendin tonë,u përhapën shpejt në gjithë botën. Kosova, përveç numrit të madh të viktimave që dha për liri,sot nuk janë të pakët as të mbijetuarit e atyre zhvillimeve dramatike, të cilët edhe tani kanë nevojë për përkujdesje dhe vuajnë nga probleme të theksuara shëndetësore dhe psikike.

Madje,edhe shumë nga ata të cilët nuk e kanë përjetuar luftën,por kanë humbur bashkë-familjarë dhe të afërm të tyre gjatë saj, janë bërë pjesë e atyre vuajtjeve të rënda.

Ndaj,tanimë nuk mund të flitet me dhimbje vetëm për luftën,vrasjet dhe kidnapimet, por edhe për tmerret që ajo la prapa, të cilat edhe pas kaq vitesh të kaluara,tek familjet e prekura shqiptare,vazhdojnë të shkaktojnë trauma dhe lëndime të rënda shpirtërore.

Për fat të keq Kosova, sot ka shumë fëmijë të rritur pa prindër,të cilët përditë e më tepër ballafaqohen me pasojat e rënda, ngase përveç mijëra varrezave të të rënëve anë e mbanë vendit,shqiptarëve në këto troje ende u mungojnë edhe rreth1800 të kidnapuar dhe zhdukur pa asnjë gjurmë.

Kështu që,brez i jetimëve të luftës, ende ndeshet me këtë problem tejet të rëndë dhe vështirë të përballueshëm,në fazën më vendimtare të rritjes dhe zhvillimit,derisa atyre edhe për vete, u mungon një përkujdesje e nevojshme prindërore.

Ndaj,duhet konstatuar me dhembje, se Kosova vazhdon të vuaj për gjeneratat e rritura në këtë mënyrë, një pjesë e të cilëve atëbotë,jo vetëm se nuk e dinin se çfarë është lufta,por ata ishin të mitur apo ende në djep.

Prindërit e tyre u flijuan, jo nga vdekja e natyrshme, por të shkaktuara nga një luftë e padrejtë dhe agresive,e një pushtuesi të egër dhe mizor i cili nuk kurseu asgjë,vrau,kidnapoi dhe zhduki pa asnjë gjurmë,në shtëpitë ku ata lindën dhe u rritën, pa sulmuar askënd dhe pa i bërë asnjë të keqe-askujt, vetëm pse ishin shqiptar dhe e donin vendin e tyre, të cilët përkundër represionit e persekutimeve të pushtuesit serb,nuk e lëshuan atdheun e të parëve autokton.

Ndaj edhe me rastin e shënimit të \"Ditës së të Zhdukurve\",askush nuk ka iluzione se vetëm vendosja e një Date për kujtimin e tyre,mund ta zgjidh këtë problem shumëvjeçar dhe ndihmoj bashkë-familjarët në zvogëlimin e dhembjes, kur tanimë dihet botërisht se për vuajtjet nuk fletë më vetëm vrasja dhe kidnapimi i më të dashurve, por edhe zgjatja e pafund e ankthit të gjetjes dhe kthimit të pakusht të tyre në vendin e origjinës dhe nderimit të përjetshëm, në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)