Dita botërore e shëndetit, a do të sjell diç të re
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Pacientët në Kosovë, konsumatorët e shërbimeve shëndetsore, spitalore, farmaceutike...edhe këtë 7 Prill - Ditën Botërore të Shëndetit , po e presin me shpresa të mëdha, shum shpesh të premtuara deri më tani por, për fat të keq, akoma të parealizuara.
E pata thënë dhe, me që nuk kam asgjë të re për të konstatuar ose për të thenë, po e përsëris: Me gjithë ca lëvizjeve e tentativave, investimeve e riparimeve, ca zgjërimeve e përmirësimeve të kushteve për punë pacientët në Kosovë, konsumatorët e shërbimeve shëndetsore, spitalore, farmaceutike, taksapaguesit dhe gjeneruesit kryesor të Buxhetit të Kosovës prej nga (mbi)jeton shëndetsia e Kosovës...edhe këtë 7 Prill - Ditën Botërore të Shëndetit , e presin, në kushte të padenja, në rrethana nënçmuese, në situatë denigruese, me emocione përplot indinjatë......tepër të shkelur, të mashtruar, të ofenduar, të zhvatur, të...diskriminuar me paranë e vet që e ndajnë nga goja ?!
Konsumatori taksapagues përbëhet edhe nga 54 % që jetojnë në varfëri, prej të cilëve 18 % në varfëri të skajshme dhe me vështirësi sigurojnë bukën e thatë të gojës. Pacienti konsumatori përbëhet edhe nga pensionistët të cilët jetojnë nga pensionet deri 80 ( e po këta investuan maksimumin e tyre për Kosovën e sotme ), të cilat nuk iu mjaftojnë as për medikamente...( ?! ).
E, po këta kontribuan dhe vazhdojnë të ofrojë kontribut maksimal për Shendetsinë e përçarë nga intereset grupore, të varfëruar nga egoizmi dhe konfliktet e interesit, të sëmurë nga morali dhe etika me(pa) vlera të dyshimta.
Po këta kontribuojnë për Shëndetsinë të cilën e kanë rënuar grupet e interesit dhe partitë që e kanë shtrirë për toke interesin, lëmin më madhor të Shtetit SHËNDETËSINË E KOSOVËS. Nga kjo varfëri e jona pacienti / konsumatori taksapagues është duke ndarë shuma enorme parash, para këto që i tejkalojnë mundësitë tona e që, si kundërshpërblim, nuk marrim asgjë ?!
Lojrat me Ligjet (akoma nuk kemi Ligje të kompletuara dhe ato ne vazhdimësi disavjeçare hartohen pa ne, pa pecientin, pa konsumuesin taksapagues të shërbimeve shëndetsore pa sukses ?! ), marifetet me kuadrot, ledhatimet e mantelbardhëve të cilët mbajnë vende pune edhe në institucionet shëndetsore e Shtetit edhe në ato private, kontrabanda e medikamenteve, prishja / shkatrrimi i qëllimshëm i impianteve të shtrenjta që janë blerë me paranë e pacientëve konsumatorëve taksapagues vendor dhe nga shtetet mike donatore, nepotizmi, nëpërkëmbja e të drejtave të pacientëve dhe lojrat tepër primitive e denigruese me ta, korrupcioni / ryshfeti / detyrimi i pacientit të paguaj edhe një taksë / tatim shtesë, vjedhja e pacientëve, rastet e pashpjeguara, të pahetuara, të pazbardhura të vdekjes, mungesa e sigurisë dhe keqtrajtimi i pacientëve...bëjnë kupën e stërmbushur të shëndetsisë së sëmurë e cila, si e tillë, nuk është në gjendje ta shërojë pacientin taksapgues të cilin e detyron të paguaj disa herë dhe i kushton shumëfish më shtrenjtë se të shërohet në klinikat private ose jasht shtetit?!
Këto veprime e pamje të mjera duken edhe më tragjike nëse na ofrohen nga mantelbardhët për të cilët ne mendojmë se janë një superstrukturë e shoqërisë dhe e Shtetit ?! Çfarë kundërshtie e madhe mes emrit të lartësuar dhe veprimeve të ulta, sa shumë është përafruar betimi i Hipokratit me sjelljet e hipokritit. ..sa fort jemi zhgënjyer !
Kjo shëndetsi, e tillë çfarë na ofrohet për paranë tonë të grumbulluar me mund të madh në Arkën e Shtetit, nuk është e aftë të na ofrojë, e lëre më të na siguroje e garantojë, asnjë standard as cilësi e besim, as sasi e mbështetje, as kontinuitet e rahati, as çmime konform standardeve shëndetsore Botërore ose Europiane dhe standardit jetsor mesatar, as...asgjë?!
Këta mantelbardhë po tallen me ne, po na shpotisin dhe...po na shajnë paranë e fituar me shumë mund e djersë, të ndarë me mund nga kafshata e gojës, paranë për të cilën ata pandehin se ua sjellin kryeparlamentarët, kryeministrat, ministrat e menaxherët nga trashëgimia e gjyshërve të. tyre ?! E shohin Shtetin e paaftë dhe i sulen pas shpine, të përkrahur nga aplikimi i ulët i ligjeve, nga aferat korruptive, nga grupet, nga klanet, nga mafiozët, nga mundësi abuzimesh nga më të ndryshmet ?!.
Të dëshpruar dhe të pakënaqur me punën dhe me pamundësimin që ne si pacientë e konsumues të shërbimeve shëndetsore spitalore farmaceutike të vlerësojmë të evaluojmë cilësinë, sasinë, vëllimin, kontinuitetin, çmimin, mirësjelljen ndaj nesh dhe...ndjehemi njësoj si të mos kishim fare as shëndetësi as mjekësi, as mantelbardhë, as... të cilët, e pranojmë se, nuk janë të motivuar as kuadrovikisht, as teknikisht e as materialisht ?!
Milionat, donacionet, impiantet e shtrenjta, medikamentet, specializimet
që u dhanë në formë donacionesh, kontribute pacientësh - konsumatorësh taksapagues vendor dhe nga vendet mike, u keqmenaxhuan duke mos i dhënë llogari askush askujt?!
Patëm edhe shumë ditë e data tjera të shënuara, dhe do t i kemi edhe disa, për të gjitha trajtat e shfaqjes së konsumatorit në tregun e produkteve, mallrave e shëbimeve. Sa për SHOW medial dolën dhe do të dalin në skenë po ata të cilët i shkelin të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit, po ata që nuk i përmbushën premtimet e dhëna, të njëjtit të cilët nuk ditën t i përmbushin standardet, të përbetuarit në rrugën e Integrimeve Europiane
duke i dhëne vulë të përbashkët sekretit publik : DISKRIMINIMI I PACIENTIT KONSUMUES I OFERTËS, I SHËRBIMEVE SHËNDETSORE, SPITALORE E FARMACEUTIKE ?!
Patëm edhe MUAJIN dhe DITËN ( 15.MARSI ) BOTËRORE TË KONSUMATORIT, që ishte Muaji dhe Dita edhe e pacientit konsumues i shërbimeve, i ofertës shëndetsore, spitalore e farmaceutike për të cilat as Ministria Shëndetsisë, as QKUK, as asnjë institucion shëndetsor, asnjë klinikë, asnjë manetalbardhë që aq shumë para vjelin nga pacienti konsumues i shërbimeve të tyre nuk e ndërmorën asnjë veprim që do t i respektonte ose denjonte ata, asnjë përkrahje, as
asnjë aktivitet ose veprim të nevojshëm pozitiv të paktën me shoqërinë civile e cila merret me kauzën e konsumutarit edhe të pacientit konsumues të shërbimeve të tyre ?!
Nuk ka simptome se kjo DITË BOTËRORE E SHËNDETIT - 7.PRILLI, do të sjellë ndonjë ndryshim, përmirësim, bonitet...diç më të mirë. Megjithate, për të shprehur të paktën vullnetin e mirë, keqardhjen, pendimin me gjendjen shumë larg stnadardeve dhe për të dërguar mesazh shpresëdhënës ka mjaft kohë; Ka kohë që të paktën Sindikatat e mantelbardhëve të kërkojnë trajtim më të denjë të pacientit, të konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike; Ka kohë që individët të cilët nuk duan të identifikohen me këto (ndoshta ) etiketime të nisin proçeset e ndryshimit të trajtimit të pacientit konsumuesit të shërbimeve të tyre, duke u nisur nga klinikat e QKUK-ës e gjetiu ku pacienti konsiderohet i shtypur dhe pa të drejta, i keqtrajtuar dhe i padenjë për të qenë partner së bashku me paranë e dyfishtë që e ndanë për shëndetësi.
Të githë këta, në veçanti Ministria e Shëndetsisë, duhet t i ndërmarrin veprimet e duhura në drejtim të pajtimit me pacientin të cilit i shërbejnë, për të cilin ekzistojnë dhe të cilit i kushtojnë tepër shtrenjtë.
Natyrisht se nuk duhet harruar as amnistuar as Zyret ne Prishtinë të Organizatave, të Institucioneve e të Asociacioneve të shëndetsisë të cilat këto Data të shënuara i rrumbullaksojnë me mbledhje, takime e solemnitete me institucionet e zyrtarët e shtetit, me meaxhmentet shëndetsore, ose me tryeza e me inaugurime të ndryshme dhe gjithë këtë e bëjnë si show medial para gazetarëve: Target grupi i Organizatave.institucioneve e asociacioneve të Shëndetsisë është pacienti - konsumues i shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike e jo institucionet, qofshin ato shtetërore ose shëndetsore ?!]