Dita Botërore e Shëndetit Do të shënohet me (pa) pacientin

Shkruar nga Selatin Kaçaniku dhe Konsumatori
7. Prilli - Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështjeje specifike që është shqetësim botëror dhe jo vetëm i Kosovës. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetsisë e 7. Prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH së, që prej vitit 1950. OBSH thotë se kjo Datë shënohet që nga themelimi i saj më 1948. Së këndejmi, sivjet shënohet përvjetori i 65-të i OBSH-së.
Ky përvjetor e gjenë shëndetësinë e Kosovës në gjendje të palakmueshme. Degradimi i sektorit të shëndetësisë ka filluar të paktën 25 vite më parë ndërsa është përshpejtuar viteve të fundit ( edhe ) për shkak të sabotimeve politike, intereseve të ngushta grupore
dhe dështimit të Betimit të Hipokratit, Kodit të Etikës Profesionale, Kodit të Deontologjisë dhe shkallës së mjerueshme të aplikueshmërisë së Ligjeve ( në Kosovë shkallë kjo që nuk e arrinë 40 % -shin ).
A duhet përmendur se edhe Sistemi i organizimit vertikal e horizontal, përgjegjëshmëria e disiplina në punë, sinqeriteti, sensi për një detyrë aq humane e me përgjegjësi që ka të bëj edhe me jetën e njeriut janë degraduar në tërësi. E lënë e vetmuar Ministria e shëndetësisë e Kosovës nuk po ia del dot ta shërojë këtë të sëmurë që duhet të shërojë të sëmurit e tjerë që i trokasin në derë.
Shëndetësia e Kosovës e degraduar intenzivisht për 14 vite me rradhë pas luftës, me sponzorizimin e pakursyer të Institucioneve të Shtetit , është shkaktari më i madh i pakënaqësive të konsumatorit taksapagues të Kosovës të pacientit. Shfrytëzuesi i shërbimeve shëndetsore, konsumuesi taksapagues e gjeneruesi kryesor i Buxhetit të Kosovës ai që me taksa i paguan të gjitha shërbimet shëndetsore me metoda zhvatëse detyrohet të paguaj edhe shërbimin shëndetësor privat nga polito-bizneso-mafia shëndetsore e ndihmuar edhe ndërkombëtarisht ?!
Ministria e shëndetësisë duhet t ia njohë urgjentisht shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore pacientit të drejtën e matjes, të vlerësimit të cilësisë së shërbimeve, të performansës edhe të institucioneve shëndetsore edhe të mjekëve, edhe të infermiereve
edhe të të gjithëve që i paguan me taksën dhe me paranë e fituar me djersë. Kështu, Ministria e shëndetësisë do ta përmbushte një obligim Ligjor e Kushtetues të njohjes së shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore pacientit të drejtën e trajtimit si partner siq edhe do të duheshte të ishte.
Kosova akoma nuk e ka Ligjin për shëndetësinë. Anise i miratuar pabesisht është kontestuar te Kushtetuesja po nga deputetët të cilët e votuan dhe po nga deputetët të cilët mund të jenë të dyshuar edhe për konflikt interesi. Po për këtë dyshim konflikti Ligjin e rrezistonte edhe sindikata e cila kurr nuk u mor me problemet e brëndshme , me përgjegjësinë personale të punëtorit, me edukimin e klasës punëtore në frymën e Etikës profesionale, e cila kurr nuk manifestoi denjësisht për të drejtat e veta as për 1.Maj ?! Tallja, shpotia me Ligjin e miratuar ngadalson proceset edhe në hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi sigurimet shëndetsore. Sjelljet e tilla dëshmojnë se Institucionet e Shtetit më shumë merren me intereset partiake e grupore se sa me intereset e qytetarit , shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore pacientit .
Kjo flet për menaxhimin pa nikoqirllëk me paranë, me votën dhe me dinjitetin tone gjë që nuk mund të tolerohet deri në pakufi.
Ministria e cila më së shumti do të duhej qëndruar për krah Ministrisë së shëndetësisë është ajo e Mjedisit dhe e Planifikimit hapsinor.
Si gardiene e parë e mjedisit, e sipërfaqes së tokës, e ujit dhe e ajrit të pastër, si faktor të domosdoshëm të shëndetit të mirë të qytetarit pacientit, MMPH-ja, me aq sa bën ose nuk bën, me atë si e sa bën në këtë drejtim ndikon në gjendjen shëndetsore të qytetarit / shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, njëherit shfrytëzuesit / konsumuesit të të mirave mjedisore.
Vigjilenca dhe ngulmtësia e MMPH-së në aplikimin e normave dhe Ligjeve për mbrojtjen e mjedisit ndikon drejtpërsëdrejti edhe në uljen e numrit të të prekurve nga sëmundjet e ndryshme edhe në uljen e kostos së shëndetësisë kombëtare. Edhe MMPH-ja finansohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës të cilin e gjeneron i njëjti konsumator taksapagues.
MMPH-ja duhet të jetë koshiente se obligohet para Ligjit të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila garanton
Mjedis të pastër, të shëndetshëm e të sigurtë . Së këndejmi, para shëndetit të popullates, nuk vie në konsiderate asnjë prioritet tjetër?!
Ndotësit e mëdhenjë, industritë pra, janë kompetencë e MTI-së. Sa madhështore do të ishte që më 7.Prill - Ditën Botërore të Shëndetit edhe MTI-ja të përkrahte MSH-në. Po, është e vërtetë se duam ekonomi, zhvillim e punësim. Por, nëse kjo gjetiu është e mundur edhe pa e degraduar mjedisin dhe shëndetin kombëtar duhet të jetë e mundur edhe në Kosovë. Nëse jo atëherë ARBK-ja që ndodhet në kuadrin e MTI-së mund ta ç regjistrojë çdo biznes për mosrespektimin e Ligjeve, për dëmtimin e intereseve, për dëmtimin e Buxhetit dhe për sabotim ekonomik-mjedisor e shëndetsor të Kosovës. MTI-ja mund të ndikojë dukshëm në shëndetin tone edhe me kontrollin më të madh e më cilësor të tregtimit të prodhimeve e mallrave ushqimorë si dhe të shërbimeve me ushqime.
Prodhimi i artikujve ushqimor nga fusha e agrobiznesit është detyrë parësore e MBZHR-së. Kjo Ministri do të pranoheshte me simpati më 7.Prill - Ditën Botërore të Shëndetit për të senzibilizuar konsumatorin për konsumimin e ushqimit të shëndetshëm si një parakusht të rëndësishëm për shëndet të mire. Bashkpunimi i ngushtë mes ministrive si ai i: Shëndetësisë, i Mjedisit dhe ai i Bujqësisë do të krijonin aleancën e duhur të shëndetit aleancë kjo e cila, realisht - hë për hë, i mungon Kosovës dhe shëndetësisë së saj?!
Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës ka kompetencë mbi ekonominë dhe mbi Ndërmarrjet Publike. Mes tyre ndodhet edhe njëri ndër ndotësit më të mëdhenjë të mjedisit në Kosovë, njëri ndër shkaktarët e kancerit në mushkëri, faktori ndotës që e ngriti në këmbë rininë e Obiliqit ( Kastriotit ) e cila kërkon kushte dhe perspektivë më të ndritur jetese e ardhëmërie KEK-u. Përkrahja që do t i jipte MZH-ja MSH-së do të ishte madhështore, do të ishte impresionante, do të ishte këshilluese e vetëdijësuese më se e nevojshme dhe përplot efekte pozitive.
A duhet përmendur Ministrinë e finansave ? Gjithësesi po, edhe ate së bashku me Qeverinë. Këtu kolektohen taksat tona, bëhet planifikimi i shpenzimeve dhe kontrolli ( të paktën deklarativisht ) për mirëqenien tonë sociale - të qytetarit, konsumatorit taksapagues. Edhe për MF-në ka vend e hieshi më 7.Prill - Ditën e sivjeme Botërore të Shëndetit. Kjo Ministri mund t i sjellë edhe kursime, edhe përfitime edhe më shumë Buxhet shëndetësisë. Buxheti i dinjiteteshëm me siguri do të stimulonte e përshpejtonte proceset e përmirësimit të gjendjes në shëndetësinë e Kosovës.
MinIstria e Integrimeve Europiane, duke qëndruar përkrah MSH-së me rasin e 7.Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit do të jipte sinjal të forte senzibilizimi në kuadrin e aktiviteteve vetëdijësuese në kuadrin e Ditës së Shëndetit.
Pa vetëdijësimin e të gjithë pjesëmarrësve në shërbimet shëndetsore MIE nuk mund të shpresojë tempon e shpejtë për përmbushjen e standardeve për Integrime Europiane.
Natyrisht se MIE duhet t ju ndihmojë edhe Ministrive ndëraktive në sferën e shëndetësisë për detyrimet rreth përmbushjes së obligimeve ministrore përballë konsumuesve të shërbimeve të tyre.
Të gjitha Ministritë brënda vehtes i kanë zyrtarët për Integrime Europiane. Kush tjetër përveç MIE-s do të mund të koordinonte me ta dhe nëpërmes tyre edhe me fushën e Integrimeve Europiane në kuadrin e Ministrive me qëllim të standardizimit dhe unifikimit të aktiviteteve .
Qeveria duhet të krijojë klimë bashkpunimi e interaktiviteti mes Ministrishë. Janë të kota dhe të pavlefshme disa aktivitete të disa Ministrive nëse ato zhvillohen të izoluara dhe pa bashkpunim e interaktivitet mes Ministrive të caktuara për detyrat dhe obligimet të cilat janë të ndërlidhuara e të ndikuara kauzalisht.
Në web faqen e Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë gjetëm shënime për manifestimet senzibilizuese për Ditën Botërore të Shëndetit. Por këto shënime nuk i gjetëm në Web faqen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ?! Nuk dimë se cilat do të jenë aktivitetet e MSH-së rreth fushatës senzibilizuese me rastin e 7.Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit. Zakonisht fushatat / aktivitetet me rastin e datave me rëndësi, zhvillohen pa shfrytëzuesin, pa konsumuesin e shërbimeve të Ministrisë së caktuar, pra edhe pa pacientin.
Kamë frikë se edhe kjo Ditë do të shndërrohet në Ditë të Ministrisë së Shëndetësisë, të Institucioneve Shëndetsore dhe të mantelbardhëve
Show Medial
?!
Janë edhe një dyzinë Institucionesh, Asociacionesh e mekanizmash të mbikqyrjes e inspektimit të cilësisë, standardeve e sigurisë së prodhimeve, mallrave e shërbimeve të gjithë të rëndësishëm në përkrahje të shëndetësisë dhe të gjithë të nevojshëm për MSH-në dhe për shëndetësinë në përgjithësi për arritjen e një marrëveshjeje vetëdijësimi për rolin e shëndetit dhe për detyrat e obligimet e akcilit prej nesh për një shëndet të shëndetshëm, në Kosovë. Do të kursejmë kohën e hapsirën dhe nuk do të zgjërohemi duke i trajtuar në këtë artikull.
Dita Botërore e Shëndetit është në Muajin ( dhe Ditën Botërore 2. Prilli ) të ndërgjegjësimit për Autizmin që na obligon edhe më shumë rreth përmbushjes së obligimeve tona ndaj të gjithë qytetarëve / konsumuesve të shërbimeve të Institucioneve, Asociacioneve e Mekanizmave Qeveritar me nevoja të veçanta, specifike por me të drejta e obligime të barabarta.
Le të jetë ky 7.Prill I Ditës Botërore të Shëndetit rinisje e realizimit të pritjeve tona të merituara, të mbështetura me përkrahjet tona ( jo vetëm finansiare nëpërmes taksave tona ) në shëndetsi. E meritojmë dhe mundemi të bëjmë një shëndetësi të dinjitetshme si në modelin tone në Bashkësinë Europiane, aty ku pretendojmë se e kemi vendin.