23 Dhjetor 2024

Diskriminimi ndaj femrës në Shqipëri dhe në Kosovë

Shkruar nga Asllan Dibrani

Sot bota  ka arritur të hedh hapa gjigandë në zhvillimin e gjinisë femërore! Ajo sot gjendet ne pozicione për krah burrit .Po ta bënë një  udhëtim njeriu në disa zona në Shqipërinë e Veriut dhe gjetkë  mundet me hasë në  skena të pa barabarta të gjinisë femërore shqiptare  , po edhe ne një pozite shumë të mjerueshme !...Këso pamjesh ,sikur mos te jenë fotot si dëshmi është vështirë  ta besosh?

Përmes kulturës ,vetëdijes  , pa  barazisë  gjinore të një populli,  mund të kuptohet se emancipimi i saj është një proces i domosdoshëm në te mirën e saj dhe te tërë shoqërisë . Nëse emancipimi i saje nuk   u arritur  në shkallën e duhur ,mund te vlerësohet se  nuk ke mundur ta ndërtosh atë popull ne skemën e duhur të një populli të zhvilluar.

Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme  moderne   i jap një imazh atij shteti  se ne çilen shkallë te kulturës je si popull apo komb. Gjinia femërore nuk është në favor të mirë  as ne Shqipëri po as në Kosovë e mos të flasim për Maqedoni në popullatën shqiptare. Në një shoqëri qe nëpërkëmbet femra  shqiptare, atëherë nuk ka familje të shëndoshë!

Një  pamje  rrëqethëse  e një gruaje  të  ngarkuar, njësoj si një  kafshë, rrugëve për të transportuar dru.

A thua përse kështu? A thua se jemi akoma aq të pa prapambetur, sa qe mendojmë se këto skena  nuk i sheh njeriu? A thua se këto shfaqje,  aq te tmerrshme nuk i transmeton bota,  shkallen e civilizimit edhe emancipimin e femrës shqiptare ,armiqtë  e bëjnë  si përbuzje,nënçmim ,ofendim ,  ndërsa miqtë tanë me keqardhje  i transmetojnë ne mediumet e veta! 

Qoftë edhe një  numër i vogël  i këtyre rajoneve ,  qe mbretëron një konstruksion  i këtillë i  ndërtimit dhe emancipimit të femrës shqiptare, është një pasqyre negative qe  në arenën ndërkombëtare,  reflektohet  shumë negativisht , edhe ne planin   e futjes dhe pregaditjen  e popullit shqiptar  në integrimin e Bashkësisë Evropiane!

Lëvizjet për emancipimin e femrës kanë mundësuar që shtete të përparuara të bëjnë sistem të ligjeve, që garantojnë barazinë e dy gjinive në të gjitha sferat e jetës, por megjithatë realiteti të ne është ndryshe, ngase femra përsëri mbeti e pabarabartë  .Shkak në vete   e kësaj te keqeje ndikon edhe  varfëria .  Por nëse  në këto vende qe dominon varfëria  te jetë prezent  faktori  i shoqërisë civile dhe  organet kompetente,    atëherë gjendja e familjeve shqiptare në përgjithësi nuk do te ishte aq e mjerueshme .

Pasojat  e ritualeve fetare  islame qe kanë mbetur si pasoja nga regjimi shume vjeçar  i  okupimit osman mbi trojet tona
 
Sot femra shqiptare  në shumë krahina tonat , ajo nuk gëzon as të drejtën që të ulet në tavolinë me burrat.  Në shtëpi shtrohen dy sofra njëra për burrat dhe tjetra për gratë. Në raste dasmash edhe tri , shtojcë edhe e fëmijëve  qe mos te shihen  gratë  nga burrat e huaj. 

Në rast mysafirësh  të pa njohur, gruaja e çon ushqimin gjer prapa derës, sepse nuk lejohet të hyjë në “Odën e Burrave” kjo është edhe pasojë e ritualeve (fetare  islame, qe kanë mbetur si pasoja nga regjimi shume vjeçar i okupimit osman mbi trojet tona),  ku e çoroditi  mentalitetin dhe kulturën  e trashëguar ilire qe ishte një shoqëri përkrah   popujve të mëdhenj.

  Të jetosh në një situatë të tillë në kohën e sodit, nuk është aspak e këndshme, sidomos në kushtet e një vendi si ky i yni që pretendon t’i bashkohet familjes evropiane. 

Të duash t’i bashkëngjitësh vendeve të civilizuara, duhet të kesh një shoqëri të tillë përparimtare  edhe gjininë femërore , pra një shoqëri të civilizuar, me të drejta të garantuara si nga njëri kah ashtu dhe në kahun tjetër gjinor.

Duhet të dy partnerët apo e thënë ndryshe bashkëshortët të kenë të drejta të barabarta sepse nuk mund të kesh një bashkëjetesë normale kur njëri është zot dhe tjetri shërbëtor i urdhrave dhe diktateve.

Ndryshimet që mund të ndeshësh në një udhëtim nëpër Shqipëri  por edhe në Kosovë janë të jashtëzakonshme, saqë të shtyn, të pyesësh veten, se sa i madh është vendi ynë? Si ka mundësi që në një vend kaq të vogël të ketë ndryshime kaq të mëdha ne  shoqërinë  shqiptare?

Një  gjë e tillë nuk ekziston edhe në vende urbane me një zhvillim ekonomik dhe social   siç janë Tirana,Prishtina,Durrësi,Peja, Vlora, Ferizaj,  Gjirokastra, Gjakova ,   Pogradeci etj . Në disa  zona malore dhe vende te varfra gjënë gra që nuk kanë guximin të heqin as shamitë e kokës nga frika bashkëshortit edhe ne temperaturat  e larta verore. 

Punët e zakonshme  për to janë mirëmbajtja e shtëpisë, si puna në ara dhe të merret me ushqimin dhe rritjen e bagëtisë dhe shkele e shko edukimin  dhe rritjen e fëmijëve. Diskriminimi i gjinisë femërore në Shqipëri, por edhe në Kosovë, nis që në moshë shumë të hershme.

Kjo gjë vihet re që në shkollat 8-vjeçare por  shprehet ma theksueshëm kur vijon shkollën e mesme. Shpeshherë i përshpejtojnë martesat e tyre në moshën e re për t\'ju shmangur  shkollimit dhe emancipimit përkrah me burrin. 

Kjo është thjeshtë e turpshme, vajzës i gjendet burrë, me ose pa pëlqimin e saj, duhet të krijojë familje edhe pse ajo është thjeshtë një adoleshente që s’e ka idenë e familjes as pregaditjen .   Edhe kjo shpeshherë është nen ndikimin e hoxhallarëve qe kanë  ngrit  kokë në kohët e fundit në Shqiperi, por edhe në Kosovë me qellim qe femra shqiptare të mbetet e \"moralshme \" (e pa dukshme , e pa kontakt, e pa shkollë,  e pa vlere  si synim  i një femre te ndershme).

Lind pyetja,  ku mundet me mbetur e ndershme një femër  kur nuk ka shkollë , kur nuk lexon ,nuk ka dijeni,nuk ka kontakt me botën e zhvilluar ...?  

Në aspektin moral 100 here  vjen nën  ndikimin e presionit të gjinisë  mashkullore një femër qe nuk ka shkollë dhe është e mbështjellur në ferexhe,  se sa një femër qe është e përgatitur   në ndjekjen e shkollimit , të kulturës  dhe emancipimit.

Duhet ta bëjnë një projektligj  për mbrojtjen dhe nxitjen e  zhdukjes  se këtyre dukurive  negative  ne shoqërinë shqiptare!

Për ligjin dhe kodet  mos të flasim , ato janë në letër sepse gjer më sot nuk ka raste të ndjekura penalisht nga  shteti shqiptar apo në Kosovë për gjera të tilla!  Duhet ta bëjnë një projektligj  për mbrojtjen dhe nxitjen e  zhdukjes  se këtyre dukurive  negative  ne shoqërinë shqiptare.

Kjo dukuri ka edhe pasojat praktike  kur lidhet një fat  bashkëshortor pa  përgjegjësi , atëherë  shpeshherë vjen edhe deri te shkatërrimi  i familjeve  bashkëshortore  ,kështu qe divorcimi gjithnjë është në rritje .Le te mbetet  ne te ardhmen   dhe të shpresojmë që brezi i ri të jetë më i vetëdijshëm për hapat që do të hedhin në të ardhmen ,  ne procesin e zhvillimit dhe emancipimit te femrës shqiptare për krah femrave bashkëkohore të familjeve të shteteve evropiane .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)