26 Dhjetor 2024

Disa nga liderët politik me parti e disa presin

Shkruar nga Mr.sc. Blerim Burjani

Heshtja  e njerëzve të inteligjencës dhe disa njerëzve që janë vlerësuar të suksesshëm në politik mund te ketë disa kuptime. E para se nuk shohin ambient politik të favorshëm, dhe dyta se e keqja ka mbizotëruar në Kosovë.

Ka shumë njerëz të pakënaqur në një shtet shumë të varfër të Ballkanit. Pakënaqësitë ndërlidhen me zaptimin e madh të pushtetit për një kohë të gjatë në Kosovë.

Siç e thonë disa analist te fuqishëm te dikurshëm te politikes, 14 vjet në  skenë politike te vendit vazhdojnë të qëndrojë  në pushtet, jo për shkak se din,  por për shkak se munden me  mbijetuar në një gjendje t ë mjerueshme  të jo zhvillimit ekonomik të vendit me mashtrime dhe gjera tjera , për çudi të njëjtit  ende kërkojnë pushtet, dhe mendojnë se e kanë vendin në fletëvotim për ti votuar  dikush??

Ka shumë gjera për të çuditur ,por se çudia vazhdon te jetë edhe me madhe , të mbetën sërish këto subjekte politike në pushtet, cila do qoftë , të cilët asgjë nuk shohin përveç pushtetit dhe përfitimit , madje ka disa të atillë q ë kanë ndërruar parti politike dhe e kanë ndërruar “kimën “ dhe kërkojnë pushtet, ende kanë besim se qytetari do të mashtrohet të i votojë  ata.

Nuk mund te merren me mend njerëz t ë tillë se çfarë kërkojnë nga politika , të dështuar në jetën private të  suksesshëm në politik, kjo duket te jetë fatkeqësia e shtetit tonë.

Pse heshtë  ish kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi

 A do të thotë se ai është i pakënaqur ?Apo ka vërejt se nuk ia vlen të merret me politik në një ambient  jopolitik dhe problematik për qeverisjen dhe shtetin.

Ai duket se nuk është i interesuar të thotë asgjë madje as përmes  shkrimeve të tij që dikur shquhej si publicist dhe analistë.

Ai duket i tërhequr dhe merret me mësimdhënie ,kjo  duket te jetë  diçka që prapë  nuk e lenë rehat atë dhe të lenë shtetin në këtë gjendje për të cilin  kishte  punuar mjaftë shumë për të ardhur deri këtu.

Por ai duket të ndihet krenar me punën e tij të bërë në politik. Heshtja e ish kryeministrit duket  te jetë pakënaqësia me trendin e degradimit total të  politikës dhe humanitetit dhe shtetit ligjor.

Interesimi i njerëzve për Bajram Kosumin, është se a do të jetë a jo më në politik nëse po si? Ai pra Kosumi  nuk  e kishte përjashtuar në Rubikon të KTV,  para shumë kohëve se nuk do te merret me politik dhe sërish të gjendet në garën politike por modalitetet i kishte lënë hapur se si do të dukej angazhimi i tij eventualisht me PPK e dikurshme të tij apo njerëzit e PPK-së, një numër i njerëzve të PPK vitin e kaluar janë mbledhur dhe kishin kërkuar angazhimin e tij sërish në politik.

Ka pas njerëz të cilët kishin pyetur për ofrimin  e tij me Jakup Krasniqin , por edhe  kjo nuk ndodhi , së parku deri  tash. Kosumi dikur shquhej njeri i koalicioneve të shumta politike në mes subjekteve  politike.

Bajram Kosumi dhe “Nisma”

Nuk kishte përafrim të ti me këtë subjekt të posa themeluar në Kosovë , përkundër raporteve të mira të tij me Jakup Krasniqin dhe me një pjesë të njerëzve t ë kësaj “Nisme” apo me AKR si dhe afërsisë që ka pas me shumë njerëz të PDK por megjithatë Kosumi kishte provuar të përafrohet me PDK , dhe hasi në problem të respektimit të marrëveshjes politike te cilët nuk e mbajtën.

PDK nuk kishte respektuar fjalën e dhënë për qeverisje me të, dhe Kosumi  ishte ndarë i zhgënjyer nga ata.

Pastrim edhe me tutje ne PDK

Miqtë   B.Kosumit  të vitit 81 i pret fati i njëjtë I Fatmir Limës po që se qëndrojnë në PDK,  apo ata janë duke përjetuar   për herë të fundit postin e tyre  të deputetit në Kuvendin e Kosovës apo nëpër ministri  , fati i tyre është përfundimi i kësaj legjislature.

Thaçi edhe me tutje pret te pastrohet nga disa figura të lodhtë politike brenda vetes , nuk është keq mund te thotë Thaçi, tash janë zgjedhjet parlamentare pjesën tjetër e pastron elektorati, kjo duket kështu te jetë.

 Pastrimi i PDK nga disa njerëz  është larg dhe nga servilet e ndryshëm dhe satelitet e Thaçit. Satelitet e Thaçit disa prej tyre do te kenë funksion në këtë mandate përsëri , këtë e kishte bërë me dije ai në disa qarqe të ngushta partiake, por disa satelit të Thaçit veten e shohin si diell ne PDK, se Thaçi sillet si planetët  tjera për rreth diellit.

AKR as me “shehër e as me Barilevë”

I vetmi subjekt me probleme serioze brenda vetes është AKR as parti as lëvizje  as OJQ, aty është më së miri mund te dalësh kur te duash dhe mund t e kthehesh, Bejxheti ka dy rrugë ose me punua më shumë e me sjellë   kuadro politike dhe figura të çmuara politike edhe intelektuale ose me mbet njëjtë , do te ketë vështirësi serioze në këto zgjedhje te “jesh ne politik apo te mos jesh”, asgjë me mirë  nuk janë as subjektet tjera të vogla politike që në mënyrë artificiale dhe merren me inspirim  te trurit dëshirojnë të mbeten ne garën politike.  

Fatmir Sejdiu- as parti as ne pozicion te favorshëm ne LDK

Se edhe LDK ka probleme kjo s’është më asgjë e re, të gjithë e din se ka njerëz brenda LDK që luajnë në letrën e përçarjes së subjektit politike dhe pak ka asi që kërkojnë marrëveshje politike ne mes dy liderëve te LDK.

Fatmir Sejdiu as parti nuk themelon e as nuk kalon diku tjetër” shtëpia e tij e vetme e banimit politik është LDK”, ai pret marrëveshje për të mirën e LDK, po të ndodhë LDK duket te jetë e fuqishme ne këtë zgjedhje për të marr pushtetin ne vend  përçarësve nuk i konvenon ne LDK bashkim i forcave te LDK-së.   

Pakënaqësia e Veton Surroit

Veton Surroi mbetet një nga liderët me të pakënaqur politik dhe që nuk e ka pas rastin të tregohet ne skenën politike me pozita kryesore apo kyçe politike, ai mbetet me shumë pakënaqësi për shkak të ambientit politik që mbijeton në Kosovë, ai e dëshiron një politik më kuptim të plotë të zhvillimit të shtetit, ai kishte ide të shumta politike, diplomatike dhe të themelimit te fondit ekonomik për kapërcimin  e gjendjes ekonomike aktuale.

I pakënaqur po,  por jo edhe krejt i heshtur ai mbetet “lider në pritje sipas tij dhe përkrahësve të shumtë nga shoqëria civile”, ai nuk priton të bashkëngjitet lëvizjeve qytetare kur te kenë pakënaqësi .

Sidoqoftë ndoshta mund të presim diçka te re deri  ne fund të kësaj  legjislature  me ndonjë parti te re apo parti te reja  mbetet te shihet ne këtë periudhë që po vjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)