25 Dhjetor 2024

Diplomacia pasive dhe shpenzuese e Kosovës

Shkruar nga Blerim Burjani

Ka shumë arsye pse duhet menduar dhe riformuluar idetë dhe politikat ne drejtim të ndërtimit të shërbimit diplomatik të Kosovës , për shumë arsye duhet vlerësuar saktë shpenzimet për një diplomaci të tillë pasive dhe pa “gojë”, dhe pa arsyetim të punës së tyre nëpër qendrat e ndryshme të botës.

Një shtet i ynë kaq i vogël dhe më probleme të mëdha ekonomike,  normalisht që determinon edhe mendime tjera se si ky shërbim te jetë efikas, llogaridhënës , dhe mos te jetë shpenzues i madh për paga , për të mbajtur ambasador të cilët nuk duken te jen efikas në punën e tyre,  dhe normal kanë probleme tjera të natyrave sociale disa prej tyre i kanë lanë familjet e tyre të ngushta në Kosovë edhe atje jetojnë vetëm.

Duhet të rishikohet modaliteti dhe politika e jashtme për të “ndërtuar ambasada” dhe për të blerë hapësira pune  në vendet e tjera,  apo për të  hapur ambasada te reja në mënyrë sa më racionale  , dhe në fund cili është epilogu i shpenzimeve të tilla?

Normal se në këtë shërbim ka përfitime politike , familjare, por më së paku janë përfitues qytetarët e Kosovës të cilët me para të tyre bëhen edhe shëtitjet  nëpër botë dhe paguhet qera dhe staf jo meritor në këto ambasada. Strategjia e hapjes së ambasadave duhet te ketë  koston dhe rezultatin  e ekzistimit,edhe përfitime politike por edhe ekonomike, dhe të tjera nga ana e shtetit të Kosovës për të arsyetuar mbajtjen e tyre nëpër botë.

Ka paralajmërime të sërishme se do te ketë hapje të reja të ambasadave,  duhet të dihet pse? Për hapje të ambasadës në Mal të Zi është pozitive , për shkak të shumë arsyeve ?  Por të tjerat në të ardhmen.

Shumë shtete të mëdha kanë reduktim të stafit diplomatik ,diku në disa shtete, kur nuk shohin asnjë përfitim as politike as diplomatik i reduktojnë ose i mbyllin ose lenë ambasador jo rezident.
 
Cila është kostoja e mbajtjes së këtyre shërbimeve diplomatike?

K y shërbim është të dashur më shumë të shfrytëzohet për lobizim për njohje dhe për investime  në Kosovë, duke ofruar shumë të dhëna dhe statistika ekonomike ,turistike  ,fuqisë punëtore ,procesit të privatizimit në Kosovë.

Këto shërbime diplomatike do të duhej të kishin iniciativa të tilla për të tu kujdesur që te ketë përfitime nga këta njerëz që më së paku marrin vesh ne diplomaci apo në ndonjë fushë tjerët.

“Shërbim familjar” thuhet tek qytetarët për të fituar vende pune për të afërmit s’ka dert a merr vesh ndonjë gjë në ekonomi apo punësim etjera, me rëndësi me qen i dikujt i afertë nga të ashtuquajturit “politikan”.

Para të shumta kanë fluturuar nga buxheti i Kosovës bashkë me to edhe emisar të ndryshëm , të deleguar kotë atje , dhe shëtitje të shumta që bënë një njëri i punës së jashtme për të bërë më shumë njohje të shtetit të Kosovës.

Buxheti i kësaj ministrie është i reduktuar gjithmonë apo i harxhuar  në muajt shtator e deri në fund të vitit për shkak të shumë fluturimeve të shumë njerëzve nëpër “dynja” me para të taksapaguesve , dhe natyrisht për të gjet mundësi për të fituar mëditje dhe për të krijuar punësim për bashkë partiaket ,dajallarët dhe  të afërmit e tjerë.

Nuk është e çuditshme pse dehen njerëzit nëpër këto ambasada se ata nuk kanë asnjë punë për të kryer, iniciativa më pas duhet me pyet  në vazhdimësi  MPJ dhe qeverinë, por ky staf as që është i kualifikuar për këto tema.

Prandaj duhet gjet modalitete edhe  dërgimit të ambasadorëve profesional dhe fitimprurës për shtetin e Kosovës, nuk është e terë ideja që të gjithë duhet te merren me lobizim.

Unë mendojë se vështirë që Kosova mund do  të përfitojë diçka duke hapur sa më shumë ambasada te reja,  madje  unë angazhohem që te ketë një strategji të shtirjes së këtyre përfaqësive diplomatike dhe konsullore nëpër botë,  duke ditë edhe rezultatin e ekzistimit të tyre.

Roli i MPJ i zbehtë në dialog me Serbin?

 Edhe me dialogun  me Serbin , MPJ ishte jo produktive por ishte uzurpuar roli i saj në dialogë i zëvendësuar me zv/kryeministra, pa kuptim, ose kjo MPJ nuk ka pas kapacitete për të udhëhequr bisedime , diçka është këtu?

Ose nuk ka pas vullnet me i dhanë askush detyra njerëzve të MPJ të vetmuar nëpër zyre ose duke shikuar televizionet  apo gazetat çka po ndodh me dialog.

Në të ardhmen kush të fitoj pushtetin do ti ndërroj këta ambasador?

Duke dërguar njerëz për të zgjidhur probleme sociale nuk kanë tjetër kuptim , përveç për të rehatuar “njerëz të njohshëm”, kjo punë nuk është mirë , kush të vij në pushtet në zgjedhjet e ardhshme do ta ketë logjiken për ti ndërruar të gjithë këta “diplomat” e punëtor të këtyre përfaqësive, sepse janë politik apo familjar të dikujt. MPJ  vëmendje të posaçme  duhet ti kushtoj kur është fjala për njohje  vendeve  që janë në truallin evropian, me caktuar ndoshta edhe emisar të veçantë për bashkëpunim dhe komunikim për të ofruar shumë programe të ndryshme të bashkëpunimit ekonomike,arsimore, turistike, tregtare etj, pa marr parasysh se ende nuk e kanë njohur Kosovën si është rasti i pesë shteteve në BE.

Diçka asnjëherë nuk ka funksionuar  në këto ambasada apo MPJ në suaza të fitimit që do ti krijonte shtetit i Kosovës, shumica e njohjeve vijnë si rezultat i miqve tanë ndërkombëtar.

Ka ambasador që rrinë në heshtje në këto ambasada se ata janë të kufizuar nga MPJ për të ushtruar punën e tyre apo për  të qen me kreativ,për të bërë iniciativa të shumta që ka nevojë për të arsyetuar veprimin e tyre.

Kjo ministri si tash edhe me herët është identifikuar me ministra , se sot po të pyesësh  dikë në Kosovë  se çka bëjnë këta ambasador, nuk din as kush janë e as për çka kanë shkuar?

Por ministrat gjithmonë janë paraqitur se gjenden në SHBA apo diku në shtetet e BE, kur ti shtohet edhe Ministria e Integrimeve që gjithashtu merret me “shatell diplomaci”, atëherë kjo fotografi plotësohet edhe më shumë dhe bëhet me komplete “, kur dihet se edhe kjo ministri del shpesh të prezantojë punën  e Qeverisë së Kosovës jashtë vendit  sikur të ishte MPJ,në vend që kjo ministri te merret me punët teknike për integrime.

Është mirë te mendohet drejt për një modalitet dhe politik të re të shtrirjes së përfaqësive diplomatike nëpër botë, për të bërë një diplomaci shtetërore efektive, me rezultate konkrete për ndihmën që mund të ofrojë shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj nëpër botë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)