22 Dhjetor 2024

Dikush (shumë) po rren

Shkruar nga Zejdush Kastrati

N.T:Ai që gënjen për ty,do të gënjej edhe kundër teje(proverb latin)

  “Ka tri ditë ,që Kryeparlamentari Krasniqi,po kërkon që unë të ndërmjetësoj, për tu takuar, me ambasadorin amerikan, Kristofer Dell”, ishte, kjo një deklaratë, e një përsoni, i cili kaherë, në opinionin kosovarë, njihet si i afërt me shumë zyrtarë, (jo vetëm pas lufte), e në veqanti, me Kryeministrin Thaci, por edhe me Pacollin…  e që e tha, hiq më larg, se para tri dite,(ditën e enjte), jo vetëm në prezencën time, por edhe të një përsoni tjetër, mjaft autoritativ.

Përgjegjia e ambasadorit Dell është,” se ai nuk ka më mandat, nga qeveria amerikane, për të biseduar me Kryaparalamtarin”, tha, pos tjerash ky person, sipas të cilit, z. Krasniqi e “ka mbledhur bostanin” dhe për amerikanët, ai më nuk është përson i pranueshëm për biesedime.

 Zatën,një opinion të tillë, e pata dëgjuar, edhe me tu kthyer Jakup Krasniqi, nga Brukseli, prej kah, sic dihet, i pari i parlamentit, komunikoi përmes mediave me ambasadorin Dell, dhe “selamet’ishin mjaftë të “ashpra”,nga të dy palët, por, kuptohet, edhe pse Kryeparlamentari ishte në vijën dhe linjën shumë parimore, duke mbrojtur institucionin që drejtonte, atij që i adresonte “selamin”,nuk ishte vetëm“një qytetar amerikan” siq e pat quajt Daci, atë kohë, kur edhe ai “dialogonte”përmes mediave me ambasadorin Goldberg,por edhe ky ishte, një ambasador,por me një emër  tjetër, i po të njejtës ambasadë,dhe atë, ndër ambasadorët më të përfolur në Kosovë, prej se vepron fillimishtë, zyra, e tash Ambasada amerikane, si i pari i ambasadës më të respektuar, por jo edhe vet si ambasador.

  Përmes një përsoni shumë afër Kryeparlamentarit, pata kërkuar të dijë, se sa është e vertetë, se me tu kthyer nga Brukseli, Kryeparlamentari Krasniqi, urgjentishtë, ka kërkuar të takohet me ambasadorin Dell, dhe shumë shpejt mora përgjegjie, se nje kërkesë e tillë, nuk I është bërë dhe as që do ti bëhët këtij ambasadori,përkundër respektitn që gëzon,por kuptohet, nëse ai ka deshirë, mund të takohen, kur ai shprehë gatishmëri për tu takuar.

  I ceka vetëm këto dy raste,që kanë të bëjnë me fërkimet e fundit, mes Krasniqit dhe ambasadorit Dell, edhe pse raste gati të ngjashme, kemi dëgjuar, edhe për liderë tjerë, sic ishte rasti,  Pacolli , për tu bërë President, dhe edhe ate kohë, flitej, se nuk e lejojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,këtë përson, të bëhët President, sepse ai është I rusëve,kurse po ky ambasador, ishte ai, “që e qoi në këmbë gjithë parlamnetin”dhe pos metodave tjera “demokratike”,edhe me “SMS”, bëri cka ai deshi !

  Edhe për Kryeministrin Thaci, gjithashtu është dëgjuar disa herë, kur nga njerëz të politikës,medias apo edhe shoqërsisë civile, është thënë së ai ka humbur besimin dhe mbështetjen ,dhe nuk është më partner I amerikanëve, dhe se ai as që mund(guxon), të udhëtoj ,drejt Vashingtonit,por nga realiteti në teren , e nga raportet që mund të vërehen,tash për tash “projekti” Thaci-Dell, janë aq të afërta dhe miqësore, sa që po komentohen, se nuk mund ti ndaj askush, pasi që I ka lidh fort jo miqësia por më tepër “biznesi”.

  Pa marrë parasysh, se cila është e vërteta, rreth këtyre opinioneve ,një gjë është mjaftë domethënse dhe kërkon edhe hapje debati dhe pergjegjie konkrete,pikërishtë rreth këtyre temave.

 Nëse është e vërtet, se z. Krasniqi, ka kërkuar, që të ndërmjetësoj, dikush jashtë institucioneve, për tu takuar me ambasadorin Dell, apo, po ky ambasador, të komunikoj me të parin e Parlamentit, gjithashtu me “mësit’jashtë institucioneve të Kosovës,keto veprime janë devijime dhe deformime, që bien ndesh, edhe me misionin, e të dy palëve, e në veqanti, hap dilema dhe dyshime, për skenar dhe qëllime, që janë, në dëm të partneritetit apo bashkepunimit të sinqert,e që janë të parapara dhe të përshkruara edhe me konventa ndërkombëtare , e kuptohet, pasojat do të vërehen edhe tash, por edhe më vone.

  Jo vetëm në këto raste që ceka, por edhe në shumë raste tjera, kemi dëgjuar për shumëcka e gjithëcka, që nuk I bartë as truri I njeriut normal, e vështirë I dëgjon edhe veshi,por fatkeqësisht, si shumë dukuri tjera të dëmshme, në këtë 12 vjeqar të pasluftës, për moralin më së shumti po flasin të pamoralëshmit, për suksese të dështuarit, për patriotizëm e atëdhetarizëm- antikombëtërët e spiujt,për besën e të vërtetën-rrenacakët e të pabesët,për politikëbërjen-të paditurit e të pashkollët…

Bile ,të tillët me shumicë, janë dhe ishin gjithnjë në institucione.Fillimisht, ishin me Rugovën, pastaj vazhduan, me gjithë të tjerët, e kohëve të fundit janë gjithnjë  e më afer dhe me Thacin.Pse janë me ta , më së miri e dijnë ata vet, që I kanë afruar afër veti.

Ata, me siguri, kanë ditur edhe më herët ,me rrena të përfitojnë dhe të ngjiten lartë e më lartë në pushtet ,por tani janë perfeksionuar dhe më shumë, dhe pos tjerash, jo vetëm që po rrejnë mirë ë paqtë, por po rrejnë shumë e gjithëkund dhe po ndihen krenarë.

Po na rrejnë se janë me miqët e Kosovës,se janë me qeveritarët dhe pushtetarët, se janë me perendimin dhe se janë mbi të gjitha me dhe për Kosovën! 

 Kryeministër, a ke edhe një vend të lirë!

 Shumë ish deputet, që nuk arritën të jenë pjesë e këtij legjislacioni ,edhe pse disa prej tyre na kujtohen që prezentoheshin si kuadro me diploma e kulturë perendimi,vështirë po pajtohen me realitetin e ri kur tani janë jashtë pralamentit.

Megjithate,një ish deputet I Kuvendit të Kosovës,i cili në zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitoj postin e deputetit,në disa intervista të dhëna mediave, ka akuzuar në radhë të parë Kryeministrin, se është ai që ka dëmtuar më së shumti Partinë Demokratike,por edhe ate përsonalisht,por gjithashtu, në prononcimet e tija publike,ky përson nuk ka hezituar, të deklaroj, se Hashim Thaci I ka “dal hakut”,duke I ofruar mundesi për ta sistemuar në Qeveri apo institucione tjera të Kosovës,por ai ka refuzuar një ofertë të tillë !

  Se Kryeministri ka pasur mundësi ta sistemoj, ku ka  dëshiruar dhe kend ka dashur Ai, kjo nuk ka dilemë dhe nuk mund të kontestohet, pasi që, ka arritur që edhe Zëvëndëskryministra edhe ministra, e zëvendesminsitra, por edhe zyrtarë e drejtorë agjensishë e departamentesh të fusi, shumë miq e jarana ,por edhe militantë të partisë, por,për këtë ish deputet ,shumë të zëshëm e të “rebeluar”,të them të drejtën kam “rezerva” se ka ba ndonjë efertë ,andaj disa miqë të afërt të Kryeministrit ,disa here më  kanë thënë se është mirë që Hashim Thaci, ta “rahatoj” edhe këtë njeri, sepse e gjithë kritika e deritashme drejtuar atij, nga ky përson ka këtë qëllim.

Se për kend është fjala ,nuk duhet koment dhe emër, pasi mbi të gjitha ai është një militant I PDK-së.Kryeministër bane edhe një “sevapë”,rahatoje edhe këtë njeri?
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)