Dikush po na i prish punët natën
Shkruar nga Blerim Muriqi
Në këto vitet e pasluftës u morën shumë vendime në emër të ketij popullit tonë dhe në emër të Kuvendit të tij. Por, asnjëherë nuk u dëgjua zëri i asnjërit, as popullit e as kuvendit, edhe pse, dorën në zemër kuvendarët e ardhur për të heshtur bënë maqinën votuese.
Sa shpërfytyrueshëm u sollën masa e madhe e tyre!?! Më vie turp që ndonjërin syresh njoha përgjatë jetës sime! Kisha kujtuar se ishin njerëz?!
Me pranimin e Enklavave serbe nga z. Rugova, pa haberin më të vogël brenda kombëtar dhe institucional, dhe me aplikimin e këtij vendimi në teren, pa asnjë rezistencë debati apo veprimi të shoqërisë civile dhe kundërshtive popullore (vequar ndonjë zë të mekur), nisi e keqja, e cila në vazhdimësi na ka futur thellë e më thellë.
Ja ku jemi sot, me falje territoresh e sakatosje kushtetuese, me Asociacionin serb, segregacion tamam me frymë Millosheviqiane, shovenizëm serb. Këto mjerisht i bëjnë krenarë Pushtetarët tanë!
Ata performojnë të tillë nga kreu i shtetit, që në fakt do duhej të ishin të urryerit e vendit. Kryeministri Mustafa e ka në zakonin e tij historik shërbesen proserbe, ky është formimi i tij, kjo është praktika e tij, po tjerë drejtues të lagjeve politike si qëndrojnë?!
Në udhëheqjen e Edita Tahirit e nën diktatin e mendësisë; tu pëlqejmë të huajve për të fituar terenin e brenshëm ndaj konkurentëve politik, bisedimet në Bruksel nuk kishin si të përfundonin ndryshe, veq se me legalizimin e Serbisë brenda Kosovës së re.
Ne kundërshtojmë dhe ofendojmë me të drejtë Murat Mehen përmes tij dhe gjithë tjerët për demarkacionin, po Edita Tahiri cila është?
Kjo është Ushujza në duart e sekujt. Ndaj ne, duhet të kthejmë fokusin kundërshtues qytetar kundër tërë procesit! Kjo klasë politike e mendësive të tilla duhet të shkoj, sepse është e rrezikshme dhe si e tillë po na krijon të ardhmen e dështuar.
Nuk ka një të vetmen çështje, për të cilën Kosova ka dhënë pëlqimin e vet qoftë ndërkombëtar a të brendshëm, për të cilën të jetë zhvilluar debat. Vendimet si ekskluzivitet i dilitantëve në majat e pushtetit, arsyetuan në vazhdimësi qelsin klientelist të listave zgjedhore dhe grupimin kriminal në kapjen e organeve publike.
Dikush po kujdeset të rrëzoj gjithçka në paranisjen e saj? Më vie krejt freskët protesta Kundër Jabllanoviqit. Irritimi që ai u kishte bërë nënave shqiptare, viktimave shqiptare të shovenizmit serb nga petku i pushtetarit të Kosovës dhe në rahatin e Kumarit të kryeministrit. Ai kishte irrituar një popull të tërë.
Ata vërshuan ta rrëzonin të keqen, dhe lepuri flinte në kolben Isa Mustafa. Por, kur u pa se vlimi kishte marrë zenitin dhe bashkimi popullor në irritim po merrrte rrugën e përmbysjes së pushtetit dikush u kujdes ta fyente atë bashkim dhe ta zhbënte me një shkëndij drite.
Dardani i Molliqve u quajt susta që preku dora e padukshme, ai revolten tashmë të formëzuar kundër politikave qeverisësë dhe bartësve të tyre e cyti kundër shtetit. Ajo nuk mund të bëhej nga një masë me vetëdije.
Masa ishte e gatshme të rrëzonte pushtetin, por jo të zhbënte shtetin. Para një të keqeje të përgjithshme të cilën e thërriste Dardan Molliqaj nga Bina e drejtimit protestat u zhbënë si fluskë sapuni. E keqja vazhdoi të ngulfasë vendin nga Drejtiimi i tij.
Dora kurdisëse bëri punën më së miri. Të qosh një revoltë në vetshuarje është art dhe këtë e orkestrojnë mekanizma të specializuara.
Marrëveshjet e këqia si është bërë zakon të thuhet, për të mos emërtuar termat real në kujdes të shoqërisë dhe shpresës në përmirësime, elektrizuan skenën e gatshme për tu ngritur sa herë të ketë zhvillime të këqia.
Dora kujdestare ishte kujdesur të zbrazte Kosovën nga potencialet e paparashikueshme, me emigrimin masiv të mbi 200 000 njerëzve, kryesisht të rinj, që në parandodhje të këtyre proceseve që po kalojmë.
Megjithatë, u protestua fuqishëm dhe opozita arriti edhe pse në mbetje krejt fragmentare të performonte bashkimin për kauzën e marrëveshjeve. Duke u bashkuar për kauzën ata hapën perspektivat për bashkim edhe për rrëzimin e pushtetit. Prap një dorë mbetur që nga netët e rënda të Rozafës e bëri të paqenë mundësinë.
Ajo rrënoj frymën dhe i dha oksigjen qeverisjes, ta konsolidonte veten dhe të mbante gjallë shpresen e saj për tu dalë në fjalë fqinjëve të pangopur në dhënjen e territorit dhe hapsirës kushtetuese.
Të jetë vallë i njëjti njeri-sustë dhe e njëjta dorë. Këtë dinë të na thonë nga kreu i opozitës, por ata nuk hapin gojë edhe pse shushurimat qojnë atje ku ishim dhe për herat dilitante para kësaj.
Ndrrimet në lidershipin e PDK-së, të cilat do duhej të rezultonin më kalimin e Hashimit në Presidencë, sikur kishin filluar të zinin vend para se ato të quheshin pune e kryer.
Kadriu me Isen shërbëtor të Hashimit kishte një komoditet prezentues të figurës së tij. Gjërat u rrokullisen shpejt me marrëveshjet e gushtit të vjetëm dhe ai provoj të sfidoj në llogari të figurëbërjes.
Hilet e pushtetit u panë të mos ishin në zanatin e tij, edhe pse kalkulimet e tij nga prapaskena përgjatë viteve, sigurisht se kanë qenë vendimtare për mbajtjen në lidership të Hashimit e një grupimi njerëzish siç ai e dëshmoj figurativisht me karramelat e hargjuar për Bajram Rexhepin, një tullumbace politike e cila që në therjen e parë u zhduk nga sytë e publikut.
Deklarata e tij se askush nuk do i prekte deputetët dhe se deri sa ai të ishte kryetar në atë dhomë të nderuar nuk do futej sigurimi u bë vet fataliteti i tij. Fjala është si pushka, qon habere e bënë sherre.
Ajo dekalaratë shkoj shpejt në veshin e dorës kujdestare. U desh pak ditë të kuptonte se kuvendi funksiononte jashtë tij.
Kur sigurimi u fut në kuvend ai mbeti jashtë rrjedhës. Të paktën kuptoj se edhe për të karramelat mund të ishin hargjuar.
Shpejt u klimatizu me frymën e re prej ku performoj prezencen në skenë me disa ndrrime e plotësime kuadrosh dhe në ndjekje të saj na dha lajthitjen e radhës prej ku e ka të vështirë të nxirret.
Atij sot i kanë mbetur dy rrugë. Të shtrijë qafen dhe të mbush xhepin karramela deris anuk i hargjon të gëzoj pushtet ose të provoj të bëjë vërtetë të parin e organizimit qoftë në parti qoftë në koalicion apo qoftë në Kuvend. Kjo e dyta ka në xhepin rezervë bileten për në Biel Biene.
Deklarata e paradoditëshme e tij se nuk do kishte bisedime me serbinë derisa nuk lëshohet ura mbi Ibër na shkëlqej si ajo shkëndija e munguar e diellit nga nata e skëterrshme.
Dhe ajo dora, e cila nuk vonon kurrë të bëjë punën e zezë, në ngutje kësaj radhe dha sihariqin dhe qoj Edita Tahirin në Bruksel për bisedimet e radhës. Vrau reja për së kthjellti siç thotë populli. Kadriu u la i pa vlerë në sytë e popullit.
Atij i doli boja akoma pa u ngjyrosur. Uroj kjo ta ketë kthjellur për të shtrirë qafën, për të kundërshtuar apo për të prerë bileten për paqen e pleqërisë së hershme.
Nesër presim debatin për demarkacionin dhe pushteti është kujdesur ta mbys argumentin me zhurmësinë e përmasës.
Ai ka thirrur siç thotë populli Kucën e Balucën dhe ka caktuar moderator debati hiq më pak se dorën e ish kreut të shërbimit inteligjent serb Stanishiqit, Baton Haxhiun.
Ata mund ta mbysin debatin në një sallë ku rregullat e lojës i caktojnë vetë, por nuk mund ta mbysin të vërteten mbjellur në popull.
Dora e hileqare që vie nëpër histori si mbamendje nga Rozafa mund të rrëzoj çdo natë, por ditët e Kosovës e të shqiptarëve do bëhen gjithnjë e më të gjata.
Ne do e zhdukim errësirën, dhe me të, do e mundim edhe dorën e zezë ashtu siq e mundëm tek Rozafa, shifeni ajo jeton edhe sot.
Ne do e mundim sikur tek Ura e Shenjtë, kujtojeni sa herë të kaloni mbi të edhe pse po paguajmë e do paguajmë me të dashurit tonë, me dhimbjen tonë.
Nesër fillon shpërfytyrimi real i kësaj qeverisjeje nga ku do filloj të vjerret pesha morale në qafën e bartësve.