26 Dhjetor 2024

Dikur liberal, sot radikal

Shkruar nga Mr. Fidan Mustafa

Ajo që filloj si një kërkesë për të protestuar kundër parregullsive dhe keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës me plotë të drejtë nga ana e studentëve, si një fenomen i cili rrënjët i ka në të kaluarën dhe të tashmen e këtij Universiteti, si një çështje e cila është politizuar dhe komprimentuar nga strukturat politike të brendshme dhe të jashtme.

Të protestosh, është një e drejtë demokratike e garantuar me aktin më të lartë shtetëror, atë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po ashtu edhe me të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

Të kërkosh të drejtën tënde që të takon, është e drejta më elementare e njeriut po ashtu edhe e një studenti në veçanti. Por edhe protesta i ka rregullat dhe parimet e saj se si duhet të zhvillohet. Parimisht, në mënyrën më demokratike e filluan protestën për të kërkuar të drejtat e tyre, mbasi që e drejta e tyre ishte shkelur, dhe aty ku shkelet një e drejtë, fillon e drejta e tjetrit për të kërkuar drejtësi.

Mirëpo, një gjë ne nuk guxojmë t’a ngatërrojmë këtu, sepse aty ku përfundon e drejta e tyre, fillon e drejta e tjetrit, aty ku fillon shkelja e mënyrës e së protestuarit, aty fillon rregulli i vënjës nën kontroll të protestës apo situatës e cila krijohet.

Ne duhet të vlerësojmë dhe të respektojmë institucionet tona, të cilat i kemi ndërtuar me shumë mund, ne duhet të respektojmë Policinë e Kosovës, mbasi që kjo polici është nga populli ynë, po këta polic, janë baballarët e shumë studentëve të cilët ju i përfaqësoni, apo në njëfarë mënyre jeni duke i përfaqësuar, dhe asesi nuk guxojmë të jemi dhunuesit e institucioneve tona duke tentuar për t’i shkatërruar ato.

Fakti i parë, ata të cilët e përkrahin dhunën ndaj institucioneve të vendit, ata janë të shërbimeve të huaja, ata janë të cilët nuk dëshirojnë të shohin këtë vend drejtë suksesit dhe stabilitetit shtetëror, mbasi që ne kemi mjaft mekanizma institucional për ti zgjedhur këto probleme”të revistave shkencore”, që absolutisht nuk qëndrojnë, por më shumë qëndron si shkak se sa si pasoj, mbasi që përfaktin se problemet e rektoratit dhe Universitetit të Prishtinës janë të akumuluara që nga viti 1999-të, që në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me rektoratin aktual, por që ky i fundit është viktimë e një puqi politikë.

Fakti i dytë i epilogut të protestave është se, në Kosovë sabotimet politike ndaj atyre individëve të cilët njëfarë forme nuk janë apo nuk dëshirojnë të janë servilë të politikanëve apo politikave të fëlliqta në Kosovë, apo thënë më ndryshe nuk dëshirojnë të shkojnë sipas parimeve të partive politike, por sipas parimit dhe rregullave të statusit të rektoratit, ky është një fakt se në Kosovë, ka mjaft mekanizma për terrorizuar çfarëdo institucioni që të kemi nëpërmjet pretendimeve dhe propagandave të ndryshme të shantazhit  dhe manipulimit publik institucional.

Sido që të jetë, protesta e studentëve është instrumentalizuar nga qarqet politike të disa nga figurave të cilët në një kohë u shfaqen në publik si të Liberal e demokratë, të cilët shfaqen ambicie të larta për të drejtuar popullin e Kosovës drejtë shtet ndërtimit të institucioneve, të cilat sot janë duke i rrënuar ato, të cilët u shfaqen në publik si njerëzit të cilët janë premtues për të ardhmen, por që ky popull din më së miri të vlerëson të mirën dhe të keqën, të cilën edhe e dëshmuan në zgjedhjet e përgjithshme, që partia FER nuk fitoj as 0.01% të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Po këta të cilët dikur ishin të “vetëshpallur” si të moderuar dhe demokratik, tani kanë kaluar në fazën e dytë të metodologjisë së radikalizmit politikë, mbasi që panë një fakt se Partia Vetëvendosje pati një sukses  në mënyrën e shfaqjes së ambicieve të tyre politike, që si të tillë, korren një rezultat mjaft të mirë në zgjedhjet e kaluara, dhe kjo për Ilir Deden, është një mësim me vlerë të cilin ka filluar t’a vendos në praktik.

Ne kemi vërejtur se kohëve të fundit, Ilir Deda me stafin e tij në prapavijë politike, apo thënë ndryshe me prapaskenat politike PRO-SLLAVE, u kyç mjaft mirë në disa nga mekanizmat më të rëndësishëm politik të vendit, (duke u shfaqur si një qengjë i cili dhëmbin e ka të ujkut) si në postin e Këshilltarit të presidentes Jahjaga, madje si drejtor i KIPRET-it, si një figurë politike të cilit është krijuar hapësirë mediave mjaft e madhe në Kosovë dhe Serbi etj. Të cilit i shërbenin si një parapërgaditje për t’u rishfaqur në skenën politike, si një person që gjoja i duhet të ardhmes së Kosovës.

Shfrytëzimi i protestave të studentëve të cilët protestonin në mënyrën më demokratike, duke i kthyer ato në të dhunshme ndaj institucioneve të cilat kemi derdhur mjaft mund, është një veprim qyqar të cilët vetëm njerëzit të cilët nuk ja duan të mirën këtij vendi mund të mendojnë  për një gjë të tillë.

Mbasi që shikuam se rrjedha e protestës ishte duke u zhvilluar normalisht, përderisa nuk u shfaqen në skenë njerëzit e politikës, njerëzit e prapaskenave, rrënjët e komunistëve të bashkim-vëllazënimit.

Janë po këta njerëz, të cilët qëndrojnë mbrapa këtyre puçeve politike, të cilët kanë pasur guximin të shkojnë në Beograd të përfaqësojnë popullin e Kosovës, duke bërë pazare me Serbinë, madje duke dhënë edhe rekomandime se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë si dy Gjermanitë, si një bashkim në Bashkimin Evropian, mendime të cilat i kultivojnë vetëm udbashat e Serbisë të cilët janë instaluar nëpër qarqe të ndryshme të institucioneve të Kosovës.

 Janë po këta njerëz, të cilët janë vetë deklaruar kundër kombit Shqiptar, të cilët edhe vet e kanë deklaruar publikisht në televizionet serbe (aty ku po i jepet hapësirë mediale) se ne jemi kundër bashkimit të popullit Shqiptar, ku do të shtrohej një pyetje e thjeshtë? Atëherë me kënd jeni dakort të bashkohet Kosova?

Me Serbinë?...,por të nderuar bashkombas të mirë, nuk duhet të habitemi me këto deklarime, mbasi që personat e tillë, vetëm po i favorizojnë dajallarët e tyre, por ne si popull nuk do të lejojmë kurrsesi të na shfaqet një elitëpolitike me ide sllavo-serbe.

Rrëzimi i institucioneve në Kosovë në këtë mënyrë, paraqet vetëm fillimin se si duhet përgatitur masën për të marrë shtetin nëpërmjet forcës dhe revolucionit, si metodë e shantazheve dhe manipulimeve të popullit në mënyrë konspirative. Këto veprime duhet t’i vënë institucionet e Kosovës në gjendje alarmi se në Kosovë është në fazën e strukturimit një elitë e fshehtë e marrjes së qeverisjes në mënyrë të padrejtë dhe mjaft tinëzare.

Ky popull mjaft ka vuajtur nga strukturat eUDB-sëtë Serbisë të cilët janë instaluar në Republikën e Kosovës, nuk duhet të lejojmë që kurrsesi të na përdorin të tjerët kundër institucioneve tona, kundër njëri-tjetrit kundër rendit demokratik në Kosovë.

Ky është shteti jonë, ky është kombi jonë, këto janë institucionet tona, ne duhet ti çmojmë ato, ti vlerësojmë ato, por edhe ti korrigjojmë ato atëherë kur krijohet nevoja për këto veprime, por asesi me anë të dhunës, me anë të sabotimeve, me anë të prapaskenave politike, por me mjete demokratike dhe paqësore, se ne dimë të çmojmë atë.

Populli i Kosovës gjithmonë ka qenë i përgatitur për të vlerësuar dhe për të qenë i përkushtuar ndaj institucioneve të arsimit, ky Popull e ka dëshmuar më së miri gjatë viteve të 90-ta, të cilit ju morën institucionet e arsimit nga Serbia me ndihmën e komunistëve.

Populli i Kosovës i ka hapur institucionet e tij nëpër shtëpitë e tyre, mbasi që ne jemi një popull i cili dimë të vlerësojmë institucionin e arsimit, dimë të çmojmë dhe do të dimë ta ruajmë atë nga ata të cilët nuk i duan të mirën popullit të Kosovës.

Autori është Studiues i shkencave politike dhe diplomaci
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)